Politikë
-
Partia Demokratike thotë se atentati i një nate më parë në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Bledar Muça ka ndodhur si pasojë e aleancës që shteti ka bërë me krimin.
24 Gusht 2021, 13:08 -
'Ballkani i hapur', Vuçiç: Ide fantastike që do forcojë rajonin! SHBA e mbështesin, europianët kanë rezerva pasi nuk janë pas timonit
24 Gusht 2021, 12:40Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisma "Ballkani i Hapur" është një ide fantastike që mbështete nga SHBA dhe do i shërbejë respektimit të fqinjëve dhe fuqizimit të Ballkanit. Ai shtoi se shpesh qesh me Ramën për komentet se pse shtet e tjera nuk i bashkohen kësaj nisme, ndërsa për rezervat e shfaqura nga europianët për Vuçiç lidhet me faktin se ata 'nuk qëndrojnë pas timonit'.
-
Komentuesit 'i sulen' Ramës për Bregoviç, kryeministri: Kinse patriotët vijojnë me histerinë fashiste! Shqiptarët nuk mund të jenë shëmbëlltyrë e urrejtjes
24 Gusht 2021, 11:41Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. Kreu i qeverisë e quan histeri fashiste gjithë valën e komenteve negative kundër këngëtarit duke i vlerësuar turp për shqiptarinë.
-
Disfata e 25 prillit, Kryemadhi gjithnjë e më larg LSI-së, mungoi edhe në aktivitetin e LRI në Jalë
24 Gusht 2021, 07:23Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka vijuar me traditën, duke mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie. Por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, ndërsa të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.
-
2 muaj më parë u emërua zv/ministre e Punëve të Jashtme, vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë! Kryebashkiaku Veliaj celebron çiftin më të ri në Tiranë
23 Gusht 2021, 19:58Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.
-
Debatet për koncertin e Bregoviç në Korçë, Rama: E bënë 'kriminel serb' përmes histerisë fashiste që iu faturua nga politika zjarrnxitëse e mendjefikur e Prishtinës e Tiranës
23 Gusht 2021, 18:52Kryeministri Edi Rama reagoi për debatet dhe incidentin që ndodhi në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç. Ai e cilësoi ngjarjen një histeri fashiste, e turpshme për qytetarinë europiane të shqiptarëve. Kryeministrit fajësoi për ngjarje politikën që thotë më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën.
-
Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike
23 Gusht 2021, 17:59Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që i kanë caktuar vetë me ligj dhe vendime. Shpenzime të çuditshme për fjetje në hotele brenda vendit me paratë publike. U rimbursuan edhe për tarifën e pajisjes me pasaportë diplomatike.
-
Strehimi i afganëve/ Rama për median italiane: Kodi i nderit na obligon të jemi mikpritës! BE s’e përballon presionin e sondazheve, jo gjithmonë në përputhje me parimet
23 Gusht 2021, 16:16Ndërsa jemi në pritje të afganëve që do të strehohen në vendin tonë, kryeministri Edi Rama në një tjetër intervistë për median italiane "Spray news" ka deklaruar se është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës.
-
-
Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, Basha: Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa
23 Gusht 2021, 12:30Në ditën Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur me anë të historisë të përçojë edhe një mesazh politik aktual.
-
Vonesa e ardhjes së afganëve, Rama për gazetën britanike: Situata në Kabul kaotike, evakuimi nuk po shkon siç ishte planifikuar
22 Gusht 2021, 14:14Strehimi refugjatëve afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë sërish një nga temat për të cilat ka folur kryeministri i vendit Edi Rama në mediat ndërkombëtare. Në një intervistë për ‘The Sunday Times’ kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
-
Kryemadhi pjesë e fushatës ruse të dezinformimit mbi COVID?! SHISH: Pas teorive konspirative fshihen vendet anti-Perëndim, manipuluan perceptimin mbi rrezikun e virusit
21 Gusht 2021, 16:38Shërbimit Informativ Shtetëror raport mbi përhapjen e lajmeve të rreme dhe teorive konspirative mbi covid-19 në Shqipëri. Sipas SHISH vendet anti-Perëndim u angazhuan në një fushatë dezinformimi mbi covid përmes mediave dhe aktorëve të ndryshëm, duke e konsideruar virusin si armë biologjike dhe shpikje të Perëndimit. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi politikania e vetme në Shqipëri që e shpalli covid si një virus i krijuar në kushte laboratorike
-
Frrok Çupi: Meta-Berisha po mbledhin paratë për t’u arratisur si presidenti afgan
21 Gusht 2021, 14:13Gazetari dhe analisti Frrok Çupi, ka zbërthyer heshtjen e presidentit Meta dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për situatën në Afganistan.
-
Pse është ngazëllyer rrethi i Berishës dhe Metës nga rikthimi i talebanëve? (Para vjeshtës së vështirë së përballjes me SHBA)
20 Gusht 2021, 19:47Rënia e Afganistanit në duart e talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane, ka prodhuar një ngazëllim në rrethin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët i pret një vjeshtë e vështirë përballje me amerikanët. Ndërsa vetë Berisha dhe Meta po tregohen të kujdesshëm me komentimin e krizës në Afganistan, deputetë dhe gazetarë pranë tyre, e kanë lexuar kontrollin e Afganistanit nga talebanët pas 21 vitesh, si një dështim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Takimi me urgjencë i ministrave të NATO-s, Xhaçka: E papranueshme që vendet anëtare mos t’ju ofrojnë strehim afganëve, jeta e të cilëve është në rrezik
20 Gusht 2021, 18:25Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan
-
Rama apel qytetarëve: Varianti i ri i COVID po shqetëson të gjitha vendet, mbroni shëndetin duke u vaksinuar
20 Gusht 2021, 08:01Me një apel për t'u vaksinuar e ka nisur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.
-
Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë dhe partneritetin e fortë me SHBA
20 Gusht 2021, 07:085 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan, kryeministri Edi Rama është telefonuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken
-
-
Strehimi i afganëve, Rama: Lidhja me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim i atyre që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në vend
19 Gusht 2021, 16:21Lidhja e strehimit paraprak të afganëve me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, sipas kryeministrit Edi Rama është fabrikim i atyre që sipas tij kanë vulosur ngjarjet më të zeza dhe shpifjet më të ulëta në vend.
-
