Politikë
-
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Kuvend kërkesës së opozitës për të diskutuar për protestën. Ai tha se protestat kundër qeverisë janë të natyrshme, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se protestuesit nuk e pranuan t’i afrohej protestës.
18 Nëntor, 10:50 -
Rama batuta me Berishën në Kuvend: Po të bien pantallonat po ik tani (VIDEO)
18 Nëntor, 10:44Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kreun e PD, Sali Berisha pas fjalës së tij në seancën e sotme pleanare.
-
‘10 miliardë vjedhje’, Berisha sulmon qeverinë për buxhetin: Keni humbur legjitimitetin, me paketën fiskale do t’i përzini prapë shqiptarët (VIDEO)
18 Nëntor, 10:37Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në Kuvend se mazhoranca ka humbur legjitimitetin për të diskutuar për buxhetin.
-
-
-
Sot Kuvend, Berisha mbërrin në Parlament me deputetët e tij (VIDEO)
18 Nëntor, 10:07 -
Publikohet projektligji për sponsorizimet, zbritje deri në 30% nga tatimi mbi fitimin! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro
18 Nëntor, 10:05Është publikuar projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Bizneset që sponsorizojnë veprimtari me interes publik në art, kulturë dhe sport do të mund ta zbresin shumën e dokumentuar të sponsorizimit nga tatimi mbi fitimin. Kufiri i zbritjes do të llogaritet mbi tatimin e vitit të mëparshëm fiskal, deri në 30% të tij.
-
-
-
Kuvend/ Rama: Buxhet historik, 10 mld euro! Ata që ulërasin, garën e statistikave e kanë humbur! Opozita braktis sallën, rikthehet pas fjalimit të kryeministrit
18 Nëntor, 07:18Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektbuxhetin prej 10 miliardë eurosh më të madhin në histori dhe tha se masat fiskale do të ulin koston e jetesës për familjet, do të lehtësojnë barrën tatimore për shtresën e mesme dhe do të rrisin mbështetjen për pensionistët. Deputetët e PD-së lanë sallën sapo Rama mori fjalën dhe u kthyen pas përfundimit të fjalimit.
-
Pësoi rënie në sondazhe, Rama ironizon Nigel Farage për deklaratat ndaj emigrantëve shqiptarë: Mallkim nga i cili duhet të kesh kujdes, ia kam thënë! S’e mbajti premtimin për të na vizituar
17 Nëntor, 21:49Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Nigel Farage duke u shprehur se rrezikon të bjerë pre e “mallkimit shqiptar” për shkak të etiketimit që u ka bërë qytetarëve shqiptarë duke i quajtur kriminelë. Vitin e kaluar, kreu i Reform UK tha se “një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg.”
-
Selia e NATO-s në Bruksel/ Nufi në takimin e 37-të për Mbrojtjen e Ukrainës: Shqipëria mbështet paqen e drejtë dhe sovranitetin e Kievit
17 Nëntor, 20:40Nufi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua angazhimi i vendeve pjesëmarrëse për të mbështetur Ukrainën, me synimin për t'i hapur rrugë përfundimit të luftës dhe arritjes së një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.
-
Berisha gati për aleancë me Qorin: Koha e bashkimit para rrezikut, nuk përjashtoj askënd! Nuk humbisni vota me PD, edhe nëse ndodh, pranojeni
17 Nëntor, 20:31Sali Berisha është i gatshëm për aleancë me Arlind Qorin, i cili e refuzon, por edhe me këdo tjetër që dëshiron të rrëzojë kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD tha se mesazhi më i madh që erdhi nga protesta ishte bashkimi i të gjithëve pa parti.
-
Ministri Nufi takohet me Ejup Maqedoncin në Bruksel: Kosova në NATO nevojë strategjike për stabilitetin rajonal, Shqipëria e mbështet me vendosmëri
17 Nëntor, 18:52Nufi ka ndarë mesazhin e fortë se Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, duke nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë për ta mbështetur këtë aspiratë.
-
Pas dyerve të mbyllura të Asamblesë së PS, deputetja Spaho: Spiropali dhe Ndreca shkelën statutin! Mesazhin e Veliajt s’e mora, nuk u diskutua
17 Nëntor, 18:06Deputetja socialiste Besa Spaho nuk komentoi mbi Spiropalin dhe Ndrecën duke u mjaftuar vetëm me "kanë shkelur statutin". Ajo u shpreh kundër deklaratave në mbledhjen e socialistëve, ndërsa shtoi se fokusi i Asamblesë u vendos kryesisht te zgjedhjet lokale 2027.
-
Negociatat e Shqipërisë me BE-në/ Ferit Hoxha takohet me komisioneren Marta Kos: T’i shndërrojmë angazhimet në reforma dhe reformat në anëtarësim
17 Nëntor, 17:46Gjatë takimit, palët diskutuan mbi progresin e vendit pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, ecurinë e udhërrëfyesit të negociatave dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
-
Rama takon sipërmarrësit japonezë në Kryeministri, fton Japoninë të investojë në hekurudhën Durrës–Prishtinë: Projekti me rëndësi strategjike edhe për NATO-n
17 Nëntor, 17:35Rama bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova do ta mirëprisnin angazhimin e Japonisë në këtë projekt, i cili parashikon lidhjen e Durrësit me Prishtinën, për të vijuar më pas drejt Nishit dhe Europës Qendrore.
-
Reforma zgjedhore, ndërkombëtarët kthejnë në tryezë PS e PD! Kërkojnë ndihmën e ekspertëve të ODIHR
17 Nëntor, 17:18Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord të rinisin punën për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e radhës, PS dhe PD miratuan të tria pikat e rendit të ditës, ndërsa dakordësuan përfshirjen e ekspertëve të ODIHR-it në proces. Komisioni ka afat deri më 30 nëntor për të përmbyllur punën.
-
-
Lufta Rama-Veliaj do prekë vendoret? Bido në Report TV: Telenovelë kafenesh! Demo dhe Koçiu do të ringrejnë strukturat e PS në Tiranë (VIDEO)
17 Nëntor, 17:01I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Bido pranoi se arrestimi i Veliajt ka krijuar amulli në strukturat e PS-së në kryeqytet por shprehu besim në aftësitë e Ervin Demos dhe Albana Koçiut në rigjallërimin e PS-së së Tiranës.