Politikë
-
Rreth 10.7 milionë euro do të kushtojë rikthimi i Liceut Francez i Korçës, i orientuar në shkencë dhe inovacion. Institucioni do të ofrojë mësim në tri gjuhë dhe diploma do të njihet në Francë dhe gjithë hapësirën europiane. Për nxënësit shqiptarë frekuentimi është falas, ndërsa për të huajt do të ketë tarifë.
16 Nëntor, 17:50 -
Çfarë e pret Belinda Ballukun pas mbylljes së hetimeve nga SPAK? Avokati për Report TV: Procesi mund të zgjasë deri në 6 muaj, rrezikon 15 vite burg (VIDEO)
16 Nëntor, 17:37Avokati kritikoi edhe qëndrimin e Kuvendit, i cili nuk dha autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, duke e cilësuar trajtimin e kësaj çështjeje si të pazakontë. Sipas Cakranit, akuzat ndaj Ballukut janë të rënda dhe, nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 15 vite burg.
-
SPAK dërgoi për gjykim dosjen Balluku, reagon Bardhi: Dorëzim i drejtësisë te korrupsioni, Rama vendos se kush arrestohet e kush jo
16 Nëntor, 17:10Sipas kreut të grupit të PD, Prokuroria e Posaçme ka kaluar standardin e dyfishtë dhe barazisë para ligjit. Bardhi kërkon sqarime për standardet hetimore që janë përdorur ndaj të pandehurve, një përgjigje se ku janë gjetur paratë në vilën e pushimit të Ballukut, si dhe a është kontrolluar kërkesa e saj.
-
-
-
Asambleja e PS e përjashtoi, i paqartë fati i Elisa Spiropalit! Pikëpyetje nëse do të mbetet pjesë e grupit të Partisë Socialiste
16 Nëntor, 15:50Propozimi i Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS ka prodhuar paqartësi për statusin e saj në parti dhe grupin parlamentar. Vendimi nuk u hodh në votim në Asamble, ndërsa një përjashtim i mundshëm edhe nga grupi socialist do të kërkonte një votim të deputetëve të shumicës.
-
PD nuk shkon/ PS fut partinë e Shehajt dhe PSD në komisionin e Reformës Territoriale
16 Nëntor, 15:27Partia Socialiste propozon që Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale të ketë 18 anëtarë në fazën e dytë të punës. Sipas projektvendimit, 9 anëtarë do të jenë nga PS dhe 5 nga PD, e cila e ka bojkotuar komisionin që në nisje.
-
Pr.buxheti 2027 dhe paketa fiskale të mërkurën në Kuvend! Me 13 deputetë të përjashtuar, PD vendos nesër për aksionin
16 Nëntor, 15:17Të mërkurën e 18 nëntorit, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar në parim projekt/buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, të miratuara më herët në komisionet parlamentare.
-
-
-
-
Debate në komision për Asamblenë e PS, Zhupa: Reflektoni para se të përjashtoheni! Socialistet: Ju s’dini ku keni kryetarin, i keni lënë demokratët jetimë (VIDEO)
16 Nëntor, 14:32Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, ishte si pleniumet dikur. Ajo ftoi deputetët socialistë t’i bashkohen protestës, për t’i paraprirë përjashtimeve të mundshme nga partia.
-
Incidenti me muzikën serbe kundër Kosovës në forumin e BE, Rama nga Brukseli: Të mos lihet të kalojë në heshtje, është në të mirë të Serbisë të njohë Kosovën
16 Nëntor, 14:23Kryeministri Edi Rama i kërkon Bashkimit Evropian të mos kalojë në heshtje incidentin me këngën nacionaliste serbe. Nga Brukseli, ai apelon për një proces anëtarësimi gradual për vendet kandidate, duke paralajmëruar për rrezikun e ndikimit rus dhe kinez në rajon.
-
Qeveria ‘përshpejton’ procesin, Demo: 1.8 miliardë lekë për ndërtimin e banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës
16 Nëntor, 14:13Përshpejtimi i procesit të rindërtimit dhe zgjidhja e problematikave që kanë penguar ecurinë e punimeve në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji” ishin në fokus të mbledhjes së grupit të punës, të drejtuar sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.
-
Asambleja e PS/ Braçe: S’kam hequr dorë nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës, por nuk është ambicie personale! Kërkoj proces përzgjedhjeje përmes garës brenda partisë (VIDEO)
16 Nëntor, 13:43Deputeti socialist Braçe theksoi se ambicia për të kandiduar duhet të konsiderohet legjitime për çdo person, brenda apo jashtë PS-së, që ka një projekt politik për Tiranën dhe dëshiron të kontribuojë në qeverisjen e qytetit.
-
Blushi nxjerr SMS-në e vitit 2019: Ambasadorët u koordinuan me Ramën për Kushtetuesen, presion Metës për Arta Vorpsin
16 Nëntor, 13:12Përplasja e vitit 2019 për Gjykatën Kushtetuese rikthehet në akuzat e Partisë së Lirisë për mazhorancën, këtë herë përmes një SMS-je që Tedi Blushi pretendon se zbulon koordinimin e ambasadorëve të huaj me kryeministrin Edi Rama për emërimin e Arta Vorpsit, kundër vullnetit të Ilir Metës, në atë kohë President i Republikës.
-
-
-
-
Berisha nuk përjashton as Veliajn e Spiropalin nga ftesa për të larguar Ramën: Fytyrat në Asamblenë e PS-së akuzonin ‘Padrinon’ (VIDEO)
16 Nëntor, 10:41Nga SPAK Sali Berisha përsëriti ftesën për bashkimin e të gjithë faktorit opozitar në një front të vetëm kundër Edi Ramës. Thirrja e tij nuk përjashtoi as të ndëshkuarit e Asamblesë së të shtunës në Partinë Socialiste, Erion Veliajn e Elisa Spiropalin.