Politikë
-
Qeveria refuzon kërkesat e opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili i hapi rrugë edhe një ndërtimi në Zvërnec, që më pas nxiti një valë protestash në Shqipëri. Ekzekutivi argumenton se nuk ka baza të mjaftueshme ligjore dhe shkencore për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024, pavarësisht rekomandimeve të Parlamentit Europian.
17 Nëntor, 16:47 -
Me simbole komunizmi në ceremoninë e Çlirimit të Tiranës, PD: Të ndalohet nderimi publik i Enver Hoxhës
17 Nëntor, 16:28Këshilltarja e PD, Ilda Zhulali përmend bilancin e viktimave të diktaturës komuniste, duke përmendur 6.027 të ekzekutuar, 34.135 të burgosur politikë, mbi 59 mijë të internuar, 7.022 të vdekur në internim, 984 të vdekur në burgje dhe rreth 6 mijë persona të zhdukur, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
-
Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon bashkëpunim me SPAK, Prokurorinë dhe Policinë për të luftuar krimet zgjedhore
17 Nëntor, 15:38Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke kërkuar bashkëpunim të drejtpërdrejtë me institucionet ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
-
Pandeli Majko sqaron debatin në Asamblenë e PS: Të largohen ata që kanë lidhje me krimin, përmenda video të sekuestruara nga SPAK, por jo ‘video erotike’
17 Nëntor, 15:26Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko ka sqaruar lajmet që qarkulluan në media mbi fjalën e tij gjatë debateve në Asamblenë e PS, ku u njoftua edhe shkarkimi i Erion Veliajt nga kreu i PS Tiranë, si edhe përjashtimi i Elisa Spiropalit nga çdo funksion në parti.
-
Begaj pret në takim përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi: Bashkëpunimi mes 2 vendeve po forcohet
17 Nëntor, 15:29Duke iu referuar Forumit Ballkanik të Biznesit të mbajtur muajin e kaluar në Tiranë, Kreu i Shetit, Bajram Begaj, u shpreh se falë nismave të tilla Shqipëria po promovohet si qendër rajonale për takime e aktivitete biznesi.
-
'Sofra e dialogut' e Ramës kthehet në atraksion për turistët, ndalen për fotografi para Kryeministrisë
17 Nëntor, 15:17Sofra e gurtë e vendosur nga Edi Rama përpara Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e një grupi turistësh, të cilët janë ndalur për të bërë fotografi pranë saj.
-
-
‘Ndarje e shtetit nga partia’-Bylykbashi prezanton në Komision paketën e PD-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Gjiknuri: Listë dëshirash, drafti do të kalojë nga ekspertët
17 Nëntor, 13:47Pasi Oerd Bylykbashi prezantoi në Komision paketën e PD-së për reformën zgjedhore, në thelb të të cilës është 'ndarja e shtetit nga partia', socialisti Damian Gjiknuri i cilësoi propozimet e PD-së si një listë kërkesash.
-
Tenderët e ministrive do kalojnë te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, Rama: Me ‘Diellën’ dhe ‘Gjonin’, revolucion në prokurime, synojmë transparencë maksimale (VIDEO)
17 Nëntor, 13:43Shqipëria do t’i centralizojë tenderat e ministrive në një institucion të vetëm. Në aktivitetin për prezantimin e modelit të ri Rama tha se do të jetë inteligjenca artificiale ajo që do ta bëjë analizën e riskut, hartimin e dokumentacionit dhe jetësimin e procedurës, por në fund ndërsa vendimmarrja do të mbetet njerëzore.
-
-
Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më pak burokraci, më shumë transparencë! Merr duartrokitje për fjalimin (VIDEO)
17 Nëntor, 13:14Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, një reformë që synon rritjen e transparencës, sigurisë dhe efikasitetit, si dhe reduktimin e barrës ekonomike dhe burokracive për institucionet publike dhe sipërmarrjen.
-
Seanca për buxhetin 2027 në parim, PD do votojë kundër! Berisha: Industria kokëposhtë, shtëpi blejnë vetëm ‘çunat’
17 Nëntor, 13:10Nesër në Kuvend do të kalojë në parim projekt-buxheti për vitin 2027. Partia Socialiste e ka konsideruar më të madhin në histori, por demokratët do ta votojnë kundër. Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se ky buxhet dhe paketa fiskale që e shoqëron dëmtojnë qytetarët, biznesin dhe investimet e huaja.
-
'Në bulevard janë vrarë njerëz me urdhër', Braçe përplaset me Carën për protestat: Dhunuesit të mbajnë përgjegjësi! Deputeti i PD: Jeni me 2 standarde! (VIDEO)
17 Nëntor, 12:57Kush duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara gjatë protestave në Tiranë? Kjo çështje përplasi në Komisionin e Ekonomisë Erion Braçen dhe Igli Carën. Socialisti kërkoi që autorët e dëmeve të mbajnë përgjegjësi, ndërsa demokrati e akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta, duke kërkuar dëmshpërblim edhe për protestuesit e lënduar.
-
Mbështetje e personalizuar me një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, çfarë parashikon buxheti i ri për arsimin
17 Nëntor, 12:28Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u takua me prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutuan vështirësitë që hasin në shkolla dhe nevoja për më shumë mbështetje individuale.
-
-
Fondi Kombëtar për Artin shqyrtohet në Kuvend, Zv.ministrja e Turizmit tregon si do të blihen veprat e artit me kursimet nga tenderët (VIDEO)
17 Nëntor, 12:04Projektligji për krijimin e Fondit Kombëtar për Artin u shqyrtua sot në Komisionin e Ekonomisë, ku zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, dha detaje mbi mënyrën e financimit dhe administrimit të tij. Sipas nismës, për blerjen e veprave të artit mund të përdoren deri në 10% e kursimeve të verifikuara nga tenderët publikë.
-
Protestat/ Tabaku kërkon shpjegime në Kuvend për veprimet e policisë: Demo dhe Hitaj refuzojnë dëgjesat! Akuza PS-së edhe për AMA-n (VIDEO)
17 Nëntor, 11:42Jorida Tabaku, kërkoi sot që Ervin Demo, dhe Skënder Hita, të japin shpjegime në Kuvend për veprimet e policisë gjatë protestave. Ajo tha se kërkesat për dëgjesë janë refuzuar, ndërsa akuzoi socialistët se kanë bllokuar edhe thirrjen e drejtueses së AMA-s për gjobat ndaj mediave.
-
‘Balluku’/ Bardhi akuza SPAK: Dorëzove drejtësinë te PS, hetimet gjysmake! S’u prek banesa e telefoni i ish-zv.kryeministres, Prokuroria nuk sqaroi ku është çanta e kuqe plot me euro
17 Nëntor, 11:35Për Partinë Demokratike hetimet e SPAK për Belinda Ballukun, ishin gjysmake. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi tha se ish-numrit 2 të qeverisë nuk iu kontrollua as telefoni dhe as banesa, duke hedhur akuza ndaj prokurorëve të çështjes se iu nënshtruan korrupsionit të Belinda Ballukut dhe Ramës.
-
Incidenti me këngën për Kosovën dhe samiti i NATO-s/ Shehu dhe Hanxhinasto kërkojnë sqarime në Komision: Ajo që ndodhi në Bruksel nuk ishte lapsus, mos ta kalojmë në heshtje! (VIDEO)
17 Nëntor, 11:20Tritan Shehu dhe Edmond Haxhinasto, kanë kërkuar sqarime për incidentin me këngën nacionaliste serbe për Kosovën në hapjen e Forumit II të Zgjerimit në Bruksel dhe për mbajtjen e Samitit të NATO-s në Shqipëri, për të cilin diskutohet që të mos mbahet në vitin 2027.
-
Rabinët europianë nderojnë Ramën me çmimin “CER Lord Jakobovits”: Kontribut në promovimin e dialogut ndërfetar
17 Nëntor, 10:49Kryeministri Rama shkruan se çmimi iu dha për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që sipas tij forcon profilin e Shqipërisë. Në themel të çmimit qëndrojnë tema si bashkëjetesa fetare, respekti për komunitetet hebraike dhe dialogu ndërmjet besimeve.