Politikë
-
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha deklaroi se Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës
17 Nëntor, 10:25 -
E nxorën në rrjete duke ‘luajtur’ me eurot, deputetja Evis Kushi bën kallëzim penal: S’jam unë! (FOTO)
17 Nëntor, 09:44Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi ka theksuar se është e papranueshme që përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë të tentohet tjetërsimi i identitetit të një personi dhe të cenohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.
-
Gazetari i 'Russia Today' u sanksionua nga BE si propagandist rus, Balla: Media, jo mbulesë për manipulimin të informacionit
17 Nëntor, 09:34Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Chay Bowes, të cilin e cilëson si bashkëpunëtor të Russia Today.
-
Paketa fiskale 2027/ Xhixho: Heqja e taksës së qarkullimit nga karburantet, propagandë! Qytetarët paguajnë më shumë
17 Nëntor, 09:08Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho theksoi se heqja e taksës së qarkullimit nga nafta nuk është reformë fiskale, por sipas saj, një tjetër skemë për të mashtruar qytetarët dhe për të mbushur arkën e shtetit në kurriz të tyre.
-
Nga 1 janari ulen tarifat e për pasaportë dhe kartë ID për persona nën 16 vjeç, mbi 65 vjeç e personat me aftësi të kufizuar (VIDEO)
17 Nëntor, 08:39Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh, masë e cila hyn në fuqi më 1 janar 2027.
-
Sot mblidhet komisioni për ‘Zgjedhoren’/ Financimi i partive politike drejt ‘Venecias’, kërkohet opinion urgjent
17 Nëntor, 07:57Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të marrë vendim sot për t’i dërguar Komisionit të Venecias draftin e rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim marrjen e një opinioni urgjent.
-
-
-
-
Spahiu: Elisa Spiropali s’do të krijojë parti të re dhe nuk do të votojë kundër PS në Kuvend kur të kenë nevojë
16 Nëntor, 22:08Në një analizë për “Repolitix” në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të krijojë një fraksion apo parti të re. Sipas tij, vota e saj në Kuvend ‘nuk do ta tradhtojë’ familjen socialiste.
-
Asambleja e PS ‘dëboi’ Spiropalin? Erion Malaj: Çështje të brendshme të familjes! Vota e deputetes për buxhetin 2027, zv.kryetari i grupit: Jemi të gjithë socialistë
16 Nëntor, 21:50Çështja e Elisa Spiropalit mbetet e paqartë pas mbledhjes së Asamblesë së PS, ku nuk u mor një vendim për përjashtimin e saj. Zv.kryetari i grupit parlamentar, Erion Malaj, e cilësoi situatën si çështje të brendshme të socialistëve. Ai u shpreh se pret që socialistët të votojnë së bashku për buxhetin 2027.
-
BE-ja zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, afro 50 banka të tjera përfshihen në listën e zezë! Bllokohen asetet dhe kufizohet financimi nga qytetarët dhe kompanitë evropiane
16 Nëntor, 21:27Sipas BE-së, këto masa synojnë të vështirësojnë financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke goditur institucionet dhe subjektet që mbështesin financiarisht dhe ekonomikisht përpjekjet e saj ushtarake.
-
U sanksionua nga BE si propagandist rus, Rama reagon për gazetarin e 'Russia Today': Klloun i paguar, merret me Shqipërinë se e teproi me ngjitjen e saj lart
16 Nëntor, 21:07Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, duke e cilësuar si “klloun të propagandës ruse” pas postimeve të tij mbi protestat në Tiranë. Bowes është sanksionuar sot nga Bashkimi Europian për përhapjen e propagandës pro-ruse dhe ndërhyrjen përmes manipulimit të informacionit.
-
Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka! Mesazhi prekës i Pjerin Ndreut: Fjalët janë të pakta përballë dhimbjes
16 Nëntor, 20:03Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke bërë të ditur se lajmi për ndarjen nga jeta të Gëzim Ndokës ishte një nga dy lajmet e trishta që kishte marrë gjatë ditës.
-
Dëmet gjatë protestave në Tiranë, 3.59 milionë euro të deklaruara nga bizneset përmes platformës 'Dëmi Im'
16 Nëntor, 19:12Bizneset e prekura nga dëmet në njësitë e tyre tregtare vijojnë raportimin përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se aplikimet kryhen në portalin e-Albania dhe në faqen zyrtare të Tatimeve
-
-
'Shkelje të të drejtave dhe dhunë ndaj protestuesve', Tabaku në takim me OKB-në: Mbi 1000 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre 250 të mitur
16 Nëntor, 18:46Tabaku ka sjellë në vëmendje problematikat e konstatuara gjatë vizitave në komisariatet e policisë dhe në Bllokun e Sigurisë, ku ajo dhe kolegë të tjerë të PD-së kanë takuar protestues të arrestuar gjatë protestave studentore.
-
Spiropali jashtë forumeve të PS-së, Idajet Beqiri: Rama kërkoi përjashtimin, por nuk pati votim në Asamble! PS synon 46 bashkitë, përfiton nga dobësimi i opozitës (VIDEO)
16 Nëntor, 18:29Avokati Idajet Beqiri komentoi propozimin e Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, duke theksuar se çështja nuk u hodh në votim në Asamblenë Kombëtare.
-
Shtyhet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte: Do mblidhemi kur ta kemi të nevojshme
16 Nëntor, 18:13NATO po redukton takimet e nivelit të lartë dhe nuk do ta mbajë samitin e udhëheqësve në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, mes tensioneve brenda aleancës për shpenzimet e mbrojtjes, Iranin dhe luftën në Ukrainë. Kryeministri Edi Rama tha të enjten se “ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti”.
-
Ngërçi për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Zbatoni në kohë rekomandimet e ODIHR-it! Nesër mblidhet komisioni
16 Nëntor, 17:49Në një kohë kur PS dhe PD nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore dhe mandati i komisionit parlamentar përfundon më 30 nëntor, OSBE kërkon që palët të përshpejtojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje për ndryshimet që duhen bërë përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.