Politikë
-
Taulant Balla ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi dhe një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell. Balla u shpreh se me Grenell diskutoi mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA.
13 Shkurt, 14:09 -
“Sheshi s’ka pronar”, Lapaj për Report TV: Nuk bashkohemi me tubimin e PD, më 28 shkurt thërrasim protestën tonë kombëtare
13 Shkurt, 14:10E vetmja rrugë është një protestë pa logo, tha Lapaj. Kreu i "Shqipëria Bëhet" thotë se sheshi s’ka pronar dhe revolta duhet të lërë rrjetet sociale për t’u zhvendosur aty.
-
Dash Sula u shfaq krah Ramës, Berisha e sulmon: Shprehja ‘Puthu me Milon’ u bë ‘Puthu me Dashin’
13 Shkurt, 13:43Në konferencën për media, Berisha thotë se Ramës i mbyllën dyert në Mynih në konferencën vjetore për sigurinë në botë dhe se “përfundoi duke u puthur me Milon”, pra me Dash Sulën.
-
Ambasadori gjerman Bergner takohet me Klodian Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
13 Shkurt, 13:36Në njoftimin zyrtar theksohet se angazhimi i Gjermanisë do të vijojë për të ruajtur progresin dhe mundësuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-
Takimi me inspektorët/ Rama ‘sfidë’ Dash Sulës: Të shohim tani si do bësh detyrën! Ish-deputeti i PD: Ju vlerësoj për vizionin, atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime
13 Shkurt, 12:31Kryeministri Edi Rama ndau problemet që has sot institucioni i Inspektorit të Përgjithshëm, duke kërkuar ngritjen e një sistemi efikast dhe të digjitalizuar deri tek hartimi i një plani pune dhe tek drejtimi i duhur.
-
-
-
Zgjedhorja/ PS-PD ulen bashkë për të kapur “trenin” e BE-së! Rinis puna për financimin e partive, Gjiknuri: Me konsensus! PD: Mos na e “dridhni” si në 2020-ën
13 Shkurt, 11:49PS dhe PD u rikthyen bashkë në tryezën për reformën zgjedhore, pas një mungese të gjatë. Ata dogjën afatin që u kishte dhënë BE për “ligjin për financimin e partive” dhe do ta rinisin punën pikërisht me këtë çështje. PS garanton konsensus, ndërsa PD ka frikë se marrëveshjet prishen në fund, siç ka ndodhur në të shkuarën.
-
-
Rama – Dash Sulës: Ke për detyrë të adresosh çfarë ke thënë në parlament! Na duhet një sistem i mirë dhe drejtues të aftë
13 Shkurt, 11:34Rama foli për nevojën e një sistemi të ri përsa i përket funskionimit të inspektoriateve dhe një drejtimi të duhur. Rama iu drejtua Sulës duke i kujtuar dhe të thënat në parlament kur ishte pjesë e PD-së, me qëllimin për t’i adresuar.
-
Rama vijon retreat, mbledh ministrat në Kryeministri! Diskutohet plani i punës për vitin 2026
13 Shkurt, 11:01Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.
-
Nisma për ‘Statusin e Minatorit’, Tabaku: Më në fund po diskutohet, synohen paga më të mira e ulja e moshës së daljes në pension (VIDEO)
13 Shkurt, 10:56Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës, organizimin përmes kontratave kolektive dhe mbi të gjitha rritjen e përfitimeve financiare për minatorët, si dhe uljen e moshës së daljes në pension.
-
Genc Gjokutaj sulmon grupin e PD: Pse nuk pipëtitë ndaj sulmeve që Mila e Çaushi drejtuan ndaj Berishës?
13 Shkurt, 10:33Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka sulmuar grupin parlamentar të Partisë Demokratike pas seancës së djeshme në Kuvend, ku kreu i PD u përplas me deputetët socialistë.
-
-
Prezantohet kreu i ri i IKMT-së/ Koçiu: Ngremë në një nivel tjetër punën e bërë! Qendro: Transparencë e plotë në ushtrimin e detyrës
13 Shkurt, 10:01Albana Koçiu thotë është detyrë e Afrim Qendros për ta ngritur në një nivel tjetër punën e mirë që IKMT ka kryer. Qendro deklaroi se do të ketë transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.
-
Braçe kërkesë në Kuvend për seancë pyetje-përgjigje me ministrin Salla: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman?
13 Shkurt, 09:17Deputeti Braçe kërkon shpjegime se përse është lejuar grabitja dhe tjetërsimiti i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë.
-
-
Plas grushti në studio, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn (VIDEO)
12 Shkurt, 22:31Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës.
-
-
Imuniteti i Ballukut/ Deputeti i PS: Jam i sigurt se Këshilli i Mandateve do të mblidhet brenda afateve të caktuara! Nesturi: Mazhoranca merr kosto nëse bëhet barrierë
12 Shkurt, 21:56Deputeti socialist Erion Malaj shprehu bindjen se Këshilli i Mandateve do të mblidhej brenda afateve të caktuara, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Nga ana tjetër, Kreshnik Spahiu deklaroi se dosja 'Balluku' është prova e fundit se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk e kontrollon drejtësinë. Ndërkohë Plator Nesturi deklaroi se Kuvendi duhet patjetër ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Sipas Nesturit, nëse mazhoranca do të bëhet barrierë për të mos lejuar drejtësinë të veprojë mbi Ballukun, atëherë do të marrë kosto politike.