Politikë
-
Deputetja thekson se çmimi i naftës ka arritur në 224 lekë për litër, ku sipas saj rreth 60% përbëhet nga taksat. Sipas Xhixhos, ulja e akcizës nuk ka sjellë ndikim real për qytetarët.
6 Prill, 10:06 -
'Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë', rrëfimi i Ramës për librin 'Në Sofrën e Hënës': Jam i krishterë, por shoh fetë e të tjerëve dhe kuptoj që reflektohet i njëjti Zot
6 Prill, 07:01Kryeministri tregon se botimi i këtij libri erdhi ndër të tjera edhe për shkak të dashurisë që ka ai për gjuhën e bukur shqipe. Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror ku në qendër është raporti i njeriut me besimin. Ai flet gjithashtu për bashkëjetesën fetare, Parkun e Besimit apo edhe kohën që kalon me librat.
-
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës (VIDEO)
5 Prill, 19:50“Nuk e kuptoj këtë histori që një udhëheqës shkon bën mbledhje në njësinë 5 pa deputetin”-shprehet Braçe në video.
-
'Mungesë uji dhe infrastrukture', Ina Zhupa me operatorët turistikë në Sarandë: 13 vite pa përmirësime serioze në port
5 Prill, 19:07Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, gjatë takimit me operatorët turistikë në Sarandë, ka evidentuar shqetësimet kryesore që u ngritën që dëmtojnë drejtpërdrejt turizmin.
-
'Gëzuar Pashkët nga shtëpia e familjes Kokalari', Eurodeputetja Arba Kokalari uron besimtarët nga Gjirokastra
5 Prill, 17:09Kokalari është politikane shqiptaro-suedeze dhe pjesë e partisë më të madhe opozitare në Suedi, Partia e Moderuar. Ajo është zgjedhur eurodeputete në vitin 2019 në Parlamenti Evropian, duke u bërë deputetja e parë me origjinë shqiptare në këtë institucion.
-
Ministri i Drejtësisë uron Pashkën nga burgu: E shkuara nuk është fundi, ka gjithmonë një fillim të ri
5 Prill, 12:46Gjatë pjesëmarrjes në meshën e Pashkës në burgun 302 Gogu u ndal te kuptimi i Ringjalljes si një moment që sjell një fillim të ri dhe hap një perspektivë tjetër për të ardhmen.
-
-
-
-
-
-
Rama: Negociatat janë në vijë, gënjeshtër se janë bllokuar! Së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për procesin e integrimit
5 Prill, 09:40Kryeministri Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Që lufta kundër korrupsionit po tregon rezultate, sipas kryeministrit ka një tregues të rëndësishëm, ai i rritjes së ekonomisë.
-
-
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)
5 Prill, 07:31Edhe krerët e politikës ndanë urime për të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës, duke vlerësuar mbi të gjitha, harmoninë fetare në vendin tonë. Kreu i shtetit nga Shëngjini, bëri thirrje për më shumë solidaritet e një shoqëri më të fortë.
-
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian: Shqipëria, përparim të paprecedentë në negociata! Shkuam nga zero, në hapjen e të gjithë kapitujve në pak më shumë se 1 vit
4 Prill, 20:05Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, thekson rëndësinë e madhe të luftës kundër korrupsionit që vendet kandidate duhet të kryejnë brenda vetes, me qëllim përparimin në negociata dhe finalizimin e tyre me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
-
Hoxha fton profesionistët t'i bashkohen Ministrisë së Jashtme: Koha për një shërbim të jashtëm modern, të hapur dhe efektiv
4 Prill, 19:46Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të hapë së shpejti një thirrje publike për të ndërtuar një rezervë të strukturuar profesionistësh që do të ftohen të kontribuojnë në politikën e jashtme.
-
Pasi denoncoi ndotjen e lumit Drin në Kuvend, Koçeku jep lajmin: Ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë firmosën memorandum për shpëtimin e tij (VIDEO)
4 Prill, 18:25Deputetja thotë se ministri i Mjedisit në Shqipëri, Sofjan Jaupaj, dhe ministrja e Mjedisit në Kosovë, kanë nënshkruar një memorandum për shpëtimin e Lumit Drin.
-
Erion Braçe përgënjeshtron lajmet për ndalimin në një aktivitet të PS: Nuk hyra vetë (VIDEO)
4 Prill, 15:20Braçe thekson se nuk ka qenë kurrë pjesë e një politike përplasjeje apo konflikti brenda partisë, duke shtuar se nuk i ka bërë asnjëherë “karshillëk” Partisë Socialiste.
-
Lufta në Iran, PD kërkon interpelancë me ministrin Karakaçi: Çfarë masash janë marrë për përballimin e një krize energjetike?
4 Prill, 14:48Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon interpelancë me Ministrin e Energjisë, Enea Karakaçi për të dhënë shpjegime mbi masat e marra për përballimin e një krize të mundshme energjetike dhe garantimin e furnizimit me karburant.
-
Përfundon rruga e re në Vorë, Balla: I shërben rreth 400 banorëve edhe një numri të madh biznesesh
4 Prill, 14:23Aktualisht, punimet ndodhen në fazën përmbyllëse, ku po vendoset sinjalistika dhe ndërhyrjet e fundit, duke e bërë rrugën plotësisht funksionale dhe më të sigurtë për qarkullimin.