Politikë
-
Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, shprehet e bindur se rijetëzimi i kullave të veriut nëpërmjet projekteve serioze dhe të mirëdetajuara, do të rrisë turizimin në Shqipëri në një nivel tjetër.
8 Prill, 16:12 -
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Rama i bindur: Brenda vitit 2030! Kalendar pune me Komisionin Europian për përfundimin e negociatave brenda 2027-ës
8 Prill, 16:13Kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027. I gjithë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sipas kryeministrit, mbyllet brenda vitit 2030. Rama nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës, duke pretenduar se ata përhapin informacione të pavërteta për baltosjen e punës së Qeverisë.
-
Armëpushimi SHBA–Iran ul çmimet e naftës, Vengu: Të garantojmë që askush të mos përfitojë nga kriza
8 Prill, 15:57Në një postim në rrjete sociale, ish ministri i mbrojtjes, tha se çmimi i ulur i naftës në tregjet ndërkombëtare duhet të reflektohet në tregun vendas dhe garantoi që qeveria nuk do të lejojë përfitime të padrejta nga kriza
-
Braçe për çmimin e naftës: Duhet të nxisim kursimin, puna nga shtëpia do ishte një zgjidhje
8 Prill, 15:41Në postimin e tij Braçe ngriti edhe shqetësimin për faktin që shoqëria shqiptare nuk e njeh kulturën e kursimit, sepse ndonëse çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm, sërish në qarkullim sheh një numër të shtuar automjetesh
-
Shqipëria përshëndet armëpushimin SHBA–Iran, Ministria e Jashtme: Hap drejt stabilitetit dhe dialogut, zgjidhja të jetë e qëndrueshme
8 Prill, 15:18Duke vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për uljen e tensioneve dhe dialogut kuptimplotë, Ministria nënvizon rëndësinë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për sigurinë dhe paqen për rajonin dhe më gjerë.
-
PD raport ambasadave e Kuvendit: Mazhoranca po zeron rolin e opozitës, na ka përjashtuar edhe nga procesi i integrimit
8 Prill, 14:32PD ankohet se në 6 muaj në Kuvend, asnjë kërkesë e saj nuk është marrë parasysh. Përmes një raporti të lexuar nga Gazment Bardhi në mbledhjen e deputetëve këtë të mërkurë, thuhet se ndaj opozitës është marrë një sulm i hapur përjashtimesh nga seancat, por edhe nga proceset e rëndësishme si ai i integrimit.
-
-
‘Territorialja’, PS e PD dakord për bashki të mëdha? Bylykbashi: Shkrirje e bashkive të vogla! Eksperti: Shkojmë në 6 qarqe ose 3 rajone
8 Prill, 14:04Varianti më i pranueshëm për ndarjen territoriale duket të jenë bashkitë e mëdha. Ky duket të jetë ‘pikëtakimi’ i mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Reformës Territoriale.
-
-
Protesta e 17 prillit dhe reforma zgjedhore e territoriale, Berisha takim me aleatët
8 Prill, 13:15Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me dy aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë protesta që pritet të mbajë opozita më 17 prill.
-
Ngushtimi i hyrjes së Portit të Durrësit, Cara: Vendim në dëm të qytetarëve, favorizon klientët e Ramës
8 Prill, 12:57Për deputetin demokrat, bllokimi i gjysmës së Hyrjes nr.4 është një akt i paprecedentë, që tregon më së miri prioritetet e kryeministrit Rama dhe miqve të tij.
-
Çmimi i naftës, PD-Peleshit: Ta kalojmë me urgjencë propozimin tonë, ulni taksën e qarkullimit
8 Prill, 12:47Me firmë të 36 deputetëve opozitarë, PD thotë se ky projektligj duhet të votohet në seancën plenare të 16 prillit për vetë urgjencën e çështjes dhe rëndesës ekonomike që ka mbi qytetarët.
-
'TVSH-ja po i mbyt' Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente në bujqësi, Panariti: Fermerët në prag kolapsi
8 Prill, 12:28Panariti propozon uljen e TVSH-së në 5% dhe rikthimin e naftës pa taksa për fermerët, si masa urgjente për të ndalur përkeqësimin e situatës.
-
‘Mjekët e urgjencës do të trajtohen si specialistë’, Rama nga Lezha: Problem menaxhimi, kyç ndërtimi i një spitali privat brenda atij publik
8 Prill, 11:15Mjekët e urgjencës do të përfshihen në kategorinë e mjekëve specialistë. Duke i kushtuar vëmendje menaxhimit, Rama u shpreh se ka rekomandime edhe për ndërtimin e një spitali privat brenda atij publik. Gjithashtu, shprehu nevojën e vendosjes së tarifave për turistët.
-
Historia takon teknologjinë! Nga Skënderbeu te Kadare, Inteligjenca Artificiale ‘rikthen’ figurat më të shquara për Samitin e Diasporës (VIDEO)
8 Prill, 08:11Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për Samitin e katërt të Diasporës që do të mbahet në datat 13, 14 dhe 15 prill në Tiranë. Videoja e mirëseardhjes është një përmbledhje e figurave më të rëndësishme shqiptare, të realizuara me Inteligjencë Artificiale që kanë marrë ‘jetë’ përmes teknologjisë.
-
-
‘Territorialja’/ PS e PD të ndarë për madhësinë e bashkive! Demo: Bashkitë e mëdha, efektive! Tabaku: Model i dështuar
7 Prill, 22:56Ndërsa afati i miratimit të reformës territoriale sa vjen dhe ngushtohet, palët politike në komisionin e posaçëm duket se janë larg të arriturit në një draft të përbashkët për një ndarje të re territoriale.
-
Procesi i integrimit në BE/ Alibeaj: Ka ngecur për shkak të çështjes ‘Balluku’! Muharremi: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit! Meçe: Gjithçka varet nga vullneti i shteteve anëtare
7 Prill, 22:38Për analistin Mentor Kikia është e dukshme rënia e entuziazmit fillestar politik në Shqipëri për procesin e integrimit në BE, që sipas tij dëshmonte mbështetjen e madhe të Brukselit disa muaj më parë për vendin tonë. Enkelejd Alibeaj ishte më i prerë në analizën e tij, duke vënë 'gishtin' te çështja 'Balluku' si pengesa kyçe për integrimin.
-
Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani
7 Prill, 21:34Spahiu deklaroi se nëse nacionalistët e djathtë marrin pushtetin në shtetet kryesore të Europës, si Francë dhe Gjermani, atëherë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të ndalej.
-