Politikë
-
Në urimin e tij, Ministri Konjufca theksoi se "Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta."
7 Mars, 20:53 -
Berisha do të zhbëjë Vettingun: Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
7 Mars, 19:13Me gjithë kritikat nga kundërshtari i tij, protestat e qëndrueshme Sali Berisha i sheh si zgjidhjen për përmbysjen e Edi Ramës. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kreu i PD zbuloi se nëse vjen në pushtet, do të zhbëjë atë që ndërkombëtarët në një zë kanë kërkuar të mos preket, reformën në drejtësi, duke rikthyer në sistem, magjistratët e shkarkuar.
-
Një tjetër zyrtare e PD kalon në qeverinë e PS, Rama tregon kush është drejtoresha e rëndësishme
7 Mars, 18:29Sara Bodo rezulton në faqen zyrtare të institucionit si drejtuese. Në vitin 2021 ajo u prezantua si kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Bodo, e cila në atë kohë mbështeste Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
-
-
‘Jashtëderdhje njerëzore në bulevard’, Rama ironizon PD: Me ato pocaqi protestash synojnë vetëm foto me zjarr e dhunë, t’i thonë botës mos ejani këtu
7 Mars, 15:03Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejojnë që Shqipëria të bëjë hapa pas, ndërsa protestat e opozitës i quajti jashtëderdhje njerëzore në bulevard.
-
Berisha nuk shqetësohet nga dorëheqja e Jola Hysës, injoron kritikat e saj: U dorëhoq për arsye personale
7 Mars, 14:54Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysa, nga Partia Demokratike.
-
-
Masakra e Gërdecit, ish-ministri Mediu: Akuza ndaj meje, sajesë politike
7 Mars, 14:39Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu e konsideron gjyqin për Gërdecin që po zhvillohet ndaj tij si një proces me akuza politike. Avokati mbrojtës tha se prania e Irana Gjokës si gjyqtare në proces është një shkelje e rëndë, duke qenë se ajo ka qenë dhe gjyqtare e seancës paraprake.
-
-
-
-
Ministri Hoxha takon Gonzaton: Të gjitha rrugët na çojnë në Bruksel
7 Mars, 13:49Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se kishin biseduar për integrimin dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë.
-
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Tollovia, perversitet i madh! Plagë që helmoi opinionin publik
7 Mars, 13:29Kryeministri Edi Rama inspektoi situatën në aksin Librazhd-Përrenjas, dhe përjashtoi çdo mundësi që shembja e saj të ketë ndodhur nga punimet e korridorit të VIII-së, por e gjitha sipas tij, ishte një fenomen natyror. Një koment, kreu i qeverisë e pati edhe për protestat e dhunshme të PD-së, që sipas tij synojnë t’i thonë botës të mos vijnë në Shqipëri.
-
Nënkryetari i Bashkisë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle në pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme, mos abuzoni me hapësirat publike
7 Mars, 11:37Në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të Tiranës dhe drejtues të Policisë Bashkiake, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u la porosi të shtojnë monitorimin në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme.
-
-
Alarmi i Ilir Demalisë: Kur arbitrariteti rrezikon të maskohet si drejtësi
7 Mars, 11:27Analisti Ilir Demalia ka ngritur një alarm mbi mënyrën se si po funksionon drejtësia e re në Shqipëri, duke paralajmëruar për rrezikun se, siç shkruan ai, “ se drejtësia e re mund të rrëshqasë drejt arbitraritetit”.
-
Delegacioni i Kuvendit takon zv/presidenten e Senatit italian, Spahiu: Vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe forcimit të partneritetit
7 Mars, 10:54Një delegacion me deputete të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë dyditore në Itali. Gjatë ditës së sotme delegacioni u prit në një takim nga zv/presidentja e Senatit të Italisë, Maria Domenica Castellone. I pranishëm në takim ishte gjithashtu edhe zv/sekretari i Përgjithshëm i Senatit, Alessandro Goracci.
-
Vengu ikën nga Mbrojtja: S’e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim
7 Mars, 10:09Me largimin e tij nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri, Pirro Vengu i ka kaluar stafetën Ermal Nufit. Në ceremoninë që u zhvillua në garnizonin Skënderbej, Vengu, tha se “nuk e përjeton si largim nga misioni i sigurisë kombëtare”. Ermal Nufi tha se e merr këtë detyrë me nder e përkushtim.
-
Deputetet socialiste do kërkojnë në Kuvend adaptimin e rezolutës së Grave të EPP: Mbështësim mesazhet e saj në mbrojtje të grave në politikë, por vetë Berisha e Bardhi e shkelin
6 Mars, 22:20Ligjvënësja Evis Kushi, e cila njoftoi nismën e deputeteve socialiste për të adoptuar në Kuvend rezolutën e organizatës së partive politike të djathta në Europë, thotë se Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, janë shkelësit më të mëdhenj të rezolutës.
-
Mori sot zyrtarisht detyrën e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Dosja e parë në tryezën time, përditësimi me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme
6 Mars, 21:28Ferit Hoxha, ka deklaruar se dosja e parë në tryezën e tij pas nisjes së detyrës së ministrit të Jashtëm është përditësimi me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.