Politikë
-
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë në ‘Vilën e Kuqe’ në Sauk. Sipas informacioneve takimi do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në fokus do të jetë dokumenti ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’.
9 Shtator, 11:37 -
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore takim me të dërguarin e Trump: Bashkëpunim i mëtejshëm për luftën kundër krimit dhe drogës
9 Shtator, 10:35Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe kontributi dhe ekspertiza e partnerëve amerikanë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.
-
Rezultatet e 'PISA' 2025, Rama: Kemi marrë një dëftesë të jashtëzakonshme! Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar (VIDEO)
9 Shtator, 08:25Përmirësim i Shqipërisë në PISA 2025 është vlerësuar nga Kryeministri Edi Rama i cili e cilëson rezultatin si “dëftesë të jashtëzakonshme” duke u renditur të parët në rajon. Shqipëria kryeson në matematikë dhe ndan vendin me Malin e Zi në shkencë.
-
'Sharje dhe ofendime', protestuesit përplasen me njëri-tjetrin për bllokimin e rrugës në kryeqytet (VIDEO)
9 Shtator, 07:42Pas përplasjeve me policinë gjatë tubimit të sotëm, në mbrëmje tensionet kanë vijuar edhe mes vetë protestuesve. Në një video nga protesta, dy prej pjesëmarrësve shihen duke debatuar ashpër për vendimin nëse duhej apo jo të bllokohej një rrugë pranë qendrës së qytetit.
-
-
‘Territorialja’/ Mazniku në Report Tv: Reformë për qytetarët, jo për ofiqarët! Ka nevojë për fazën e 2-të! Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet, në zgjedhje hyjmë me hartën e re
8 Shtator, 21:39Arbjan Mazniku theksoi se Reforma e re Territoriale nuk i largon shërbimet nga qytetarët dhe as zyrat e marrjes së shërbimeve. E vetmja gjë që lëviz sipas tij, janë zyrat e planifikimit të bashkive. Bashkëkryetari socialist i Komisionit tha gjithashtu se vullneti i PS ishte që në zgjedhjet lokale të 2027-ës të hyej me hartën e re territoriale.
-
-
Kandidat për Tiranën në vendoret e 2027-ës? Alimehmeti: Do të ndjek procedurën, vendimin e merr spektri opozitar! Prioritet qyteti, shërbimet s’kanë politikë (VIDEO)
8 Shtator, 21:25Për Erion Braçen si kandidat të mundshëm të socialistëve, Alimehmeti tha se nuk ndërhyn në vendimet e një force tjetër politike. Ai theksoi se prioriteti i kryebashkiakut duhet të jetë qyteti dhe shërbimet për qytetarët, ndërsa ndryshimi politik duhet të vijë përmes zgjedhjeve të drejta dhe një force të konsoliduar elektorale.
-
-
Shqipëria dënon nderimet e Mlladiç në Beograd, Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane
8 Shtator, 20:13Shqipëria ka dënuar varrimin me nderime të lartë shtetërore të Ratko Mlladiç në Serbi, ku përmes ministrit Hoxha ka theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat europiane.
-
-
-
Ahmetaj nxjerr audiopërgjimin dhe akuzon për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet
8 Shtator, 18:40Arben Ahmetaj publikoi disa audiopërgjime të shkurtra, për të cilat pretendon se zbulojnë një plan për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë. Në qendër të audiopërgjimeve, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei.
-
-
Protestuesit sulmojnë me vezë e domate makinë e Ilva Gjuzit, bllokojnë edhe rrugët! Shoqërohet Shpend Gashi dhe 6 të tjerë, tensione mes Lapajt dhe efektivëve (VIDEO)
8 Shtator, 18:34Pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati 60 minuta, protestuesit janë përfshirë në episode dhune dhe tensionesh me Policinë e Shtetit e cila po siguronte daljen në mënyrë të sigurt të deputetëve nga seanca. Adriatik Lapaj ndërhyri për të penguar shoqërimin e Shpend Gashit.
-
-
-
-
-