Politikë
-
Evis Kushi u shpreh se pjesëmarrja e Erion Veliajt në Asamblenë e PS-së është një çështje që i takon SPAK-ut dhe drejtësisë, ndërsa theksoi se partia do të presë vendimmarrjen e tyre përpara se të përcaktojë hapat e mëtejshëm. Ajo bëri të ditur gjtihashtu se në mbledhje do të diskutohen përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit.
12 Nëntor, 22:05 -
-
-
-
Debat për SPAK-un në komision! Zhupa i kujton PS-së të pandehurit, Malaj: Deri dje e quanit organizatë kriminale, ne e mbështetëm ngritjen e tij
12 Nëntor, 19:26Debatet për drejtësinë u zhvendosën edhe në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të vitit 2027 për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Deputeti socialist Erion Malaj i kujtoi opozitës qëndrimet e mëparshme ndaj SPAK-ut.
-
Lufta me Ramën/ Ish-ministri Malaj: I shqetësuar për shëndetin e Veliajt, kryeministri të faktojë pretendimet për financimin e protestave nga kryebashkiaku (VIDEO)
12 Nëntor, 19:10Lidhur me kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për pretendimet e tij për kërcënime nga kryeministri Edi Rama, Malaj tha se praktikisht është e pamundur që të ndodhë.
-
Vizita në Hungari, Ferit Hoxha në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik: Diplomacia ekonomike, motor i zhvillimit të Shqipërisë dhe integrimit në BE
12 Nëntor, 17:30Sipas Ministrit Hoxha, anëtarësimi në BE nuk përfaqëson vetëm një ambicie gjeopolitike por edhe një proces të thellë transformimi ekonomik dhe institucional, që synon përgatitjen e Shqipërisë për të konkuruar me sukses në Tregun Unik Evropian.
-
Xhixho ngre akuza për tregun e ndërtimit: Tirana është kthyer në lavatriçe të parave të krimit
12 Nëntor, 17:11Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho thotë se gjatë 10 viteve të fundit çmimi i apartamenteve në kryeqytet është rritur nga 860 në 2 200 euro për metër katror, ndërsa një banesë që dikur kushtonte 86 mijë euro, sot shitet për rreth 195 mijë euro.
-
'Po nuk u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme', Spaho në Report TV: Është e destinuar të dështojë! Po vuan gabimet e 13 viteve (VIDEO)
12 Nëntor, 16:26Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka kritikuar qëndrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore dhe përpjekjet e saj për t'u bërë pjesë e protestave studentore. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Spaho paralajmëroi se PD rrezikon të humbasë monopolin e opozitës.
-
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro! Braçe kritik: Tavani i pamjaftueshëm
12 Nëntor, 16:09Një projektligji i miratuar nga qeveria për sponsorizimet në art, kulturë dhe sport parashikon zbritjen deri në 30 përqind nga tatimi i fitimit për bizneset që mbështesin këto sektorë. Por ai vendos një tavan maksimal prej afro 22 milionë eurosh në total përgjatë një viti. Një kufizim që për deputetin socialist Erion Braçe, mbështetës i kësaj nisme, konsiderohet i pamjaftueshëm
-
Romë/ Ervin Demo takon homologun italian Matteo Piantedosi: Polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët dhe më pak burokraci për shqiptarët në Itali
12 Nëntor, 15:30Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, u takua në Romë me homologun italian Matteo Piantedosi, ku diskutuan për modernizimin e Akademisë së Sigurisë sipas modelit italian, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për sigurinë dhe njohjen automatike në Itali të certifikatave të lindjes të lëshuara përmes e-Albania.
-
Forumi për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut, ministri Nufi në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri
12 Nëntor, 15:29Ministri Nufi ka theksuar se siguria e Europës nuk përfundon në Veriun e Largët, por sipas tij, Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Kosova duhet të mbeten në vëmendjen e Aleancës.
-
Budapest, Hoxha takim në Parlamentin hungarez: Bashkëpunim më i ngushtë parlamentar në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
12 Nëntor, 15:13Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, që nga ratifikimi i hershëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit deri në fazën aktuale, vendimtare, të negociatave për anëtarësim.
-
Takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama ndan foton familjare, momenti kur bisedon me Macron-in (VIDEO)
12 Nëntor, 14:53Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale gjatë momenteve të shkrepjes së fotos familjare në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian. Në një moment të fiksuar nga aparati, Rama shihet duke biseduar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
-
-
Vendoret e 9 majit, PD nuk pret 'bashkimin' për kandidat unifikues, udhëzim strukturave: Figura edhe në mesin e studentëve dhe pedagogëve që janë në protestë
12 Nëntor, 14:07Partia Demokratike i kërkon strukturave të identifikojnë kandidatë për zgjedhjet vendore në mesin e studentëve e pedagogëve. Forca më e madhe në opozitë ka hartuar një udhëzim përmes së cilit synon nisjen e zgjedhjes së kandidatëve, në një kohë kur ende nuk ka dakordësi me partitë e tjera opozitare për emra unifikues.
-
-
Reforma zgjedhore/ Pas takimit me Celibashin, BE apel partive: Koha është e kufizuar, rregullat të jenë të qarta para zgjedhjeve të 9 majit
12 Nëntor, 13:59Ambasadorja e Bashkimit Evropian Sofia Moreira de Sousa i kërkoi politikës të ecë para me Reformën Zgjedhore. Pas një takimi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashin, de Sousa tha se votuesit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
-
-
Ambasadori amerikan takon studentët në Tiranë, Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë
12 Nëntor, 13:33Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, u takua këtë të enjte me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë, ku dëgjoi idetë e tyre për zhvillimin e Shqipërisë.