Politikë
-
Zv.ministrja Caka u ndal edhe te vlerësimi pozitiv që Shqipëria mori në Konferencën Ndërqeveritare të muajit maj, kur u përmbyll edhe raporti IBAR. Ajo shpjegoi se pas këtij vlerësimi, puna do të vijojë në të njëjtat fusha, por tashmë fokusi do të jetë te zbatimi konkret i angazhimeve të marra.
11 Nëntor, 20:20 -
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe! 220 prej tyre kanë marrë përgjigje
11 Nëntor, 19:51Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se në platformën “Fol me Kryeministrin” janë regjistruar mbi 1272 qytetarë, ndërsa më shumë se 220 prej tyre kanë marrë përgjigje.
-
-
Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi dhe mbështetja për integrimin në BE
11 Nëntor, 19:13Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, dhe Ministri i Drejtësisë i Italisë, Carlo Nordio, zhvilluan sot në Romë një takim në fokus të të cilit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e drejtësisë dhe mbështetja e Italisë, si partner strategjik i Shqipërisë, në rrugën drejt integrimit evropian.
-
Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Francës, Shqipëria solidarizohet me Parisin, Hoxha: Edhe ne u goditëm në vitin 2022, Europa të bashkohet e autorët të japin llogari
11 Nëntor, 19:04Shqipëria ka shprehur solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike që shkaktuan dëme në qindra supermarkete. Tirana kujton sulmet e vitit 2022 ndaj vendit tonë dhe kërkon që përgjegjësit për sulme të tilla të japin llogari.
-
Lufta me Ramën/ Veliaj kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, deputeti i PS: Kjo nuk është çështje partie, duhet të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve
11 Nëntor, 19:00Deputeti socialist Skënder Pashaj tha se deri në këto momente nuk kishte pasur ndonjë komunikim brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për të hetuar pretendimet e tij për kërcënime nga kryeministri Rama.
-
Gonxhja takim me të rinjtë, mesazh për dialogun: Nuk duhet të ketë mure mes institucioneve dhe qytetarëve
11 Nëntor, 18:57Ministri Blendi Gonxhja ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit dhe respektit ndaj mendimeve të ndryshme.
-
KQZ pranon firmat banorëve të Poliçanit për referendum! Banorët kundër shkrirjes së bashkisë së me Beratin
11 Nëntor, 18:29Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar firmat për mbajtjen e një referendumi në Poliçan, banorët e së cilit janë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre. Tanimë, grupi nismëtar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të vendos për mbajtjen ose jo të referendumit.
-
-
Ministri Hoxha vizitë në Hungari: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
11 Nëntor, 16:36Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Budapest, ku u prit fillimisht nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán.
-
Mezi pret të dalë në ring’/ Blushi tregon takimin me Metën dhe akuzon Ramën: Po ia zgjat izolimin se i trembet fuqisë së tij elektorale (VIDEO)
11 Nëntor, 16:32Paraburgimi i Ilir Metës, Blushi akuzon Ramën se po përdor izolimin për ta mbajtur larg politikës
-
‘Ekonomia’ miraton në parim pr.buxhetin me vlerë mbi 10 mld euro, opozita votë kundër! Diskutohet në Kuvend në seancën e 19 nëntorit
11 Nëntor, 16:30Me 8 vota pro të mazhorancës dhe 4 vota kundër të opozitës Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të 19 nëntorit.
-
-
Zgjedhjet vendore 2027, Blushi kërkon kandidat të përbashkët të opozitës për Tiranën: Të gjithë të bëjnë një hap pas! Nuk është koha për ego personale (VIDEO)
11 Nëntor, 16:14Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkon bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Blushi tha se opozita duhet të mbështesë kandidatë që bashkojnë të gjitha forcat politike, jo vetëm në Tiranë.
-
Bozdo debat me Karakaçin për TEC-et lundruese: Po shpenzoni miliona për ca rrangalla! Ministri: Kemi fituar 31.5 mln euro! Së shpejti në Kuvend masat për aeroportin e Vlorës (VIDEO)
11 Nëntor, 15:46Afro 75.45 miliardë lekë është buxheti i parashikuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi prezantoi në Komisionin e Ekonomisë projektet që do të financohen gjatë vitit të ardhshëm, nga korridori VIII, korridori blu apo edhe vijimi i projekteve hekurudhore.
-
Lufta me Ramën/ Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje, i gatshëm të ballafaqohem me Gogun
11 Nëntor, 15:30Erion Veliaj nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo luftë. Pak orë pas deklarimeve të Ballës, kryebashkiaku i Tiranës, i drejtoi atij një kërkesë zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kërcënimet që ai pretendon se i janë bërë nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë që e vizitoi në burg
-
'Shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të shpenzimeve shëndetësore', Xhixho kritikon buxhetin 2027: Shëndetësia publike s'mund të jetë luks për ata që kanë para
11 Nëntor, 15:16Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se buxheti për shëndetësinë mbetet nën 3% të PBB-së. Sipas saj, kujdesit parësor i përgjysmohen fondet, ndërsa katër qarqe nuk kanë asnjë projekt spitalor për vitin 2027.
-
-
2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për pagat e gardistëve
11 Nëntor, 14:43Buxheti i Gardës rritet me 2.6% krahasuar me vitin 2026. Deputeti Erald Kapri kërkoi trajtim më dinjitoz për gardistët, ndërsa drejtori Simon Zereci konfirmoi se 28 efektivë janë larguar nga puna gjatë këtij viti.
-
Sektori energjitik, PD: Buxheti 2027 të financojë reformat! Propozohen 5 amendamente, fokus te konkurrenca dhe mbrojtja e familjeve në nevojë (VIDEO)
11 Nëntor, 14:33Partia Demokratike kërkon që në projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin energjetik, të përfshihen edhe 5 amendamente, që sipas deputetit Kliti Hoti japin garanci për sigurinë e sektorit, modernizojnë rrjetin dhe mbrojnë familjet në nevojë.