Politikë
-
Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ndodhet në Tiranë, ka thënë se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t'i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti, ndërkohë që është shprehur se do të bisedojë edhe me opozitën që të arrihet kjo. Ndër të tjera Varhelyi është shprehur se ka patur diskutime pozitive me Francën dhe me Holandën për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
16 Janar 2020, 11:04 -
Meta takon Ambasadorin Walker në Kosovë: E ftova me kënaqësi në Shqipëri
16 Janar 2020, 08:53Presidenti thotë se e ka ftuar me shumë kënaqësi ish-ambasadorin i OSBE-së, William Walker për të vizituar Shqipërinë.
-
-
E akuzoi për shkëmbime territoriale/ Rama e padit për shpifje, Haradinaj i përgjigjet: Po përpiqet t'i ikë përgjegjësisë
15 Janar 2020, 22:17Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për shpifje kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi për përfshirje në shkëmbime territoriale.
-
Komisioneri për Zgjerimin: Shkupi e Tirana duhet të fillojnë negociatat
15 Janar 2020, 20:25Oliver Varhelyi pritet që nesër të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të opozitës.
-
Mbyllen zgjedhjet brenda partisë/ Emiliano Muharremi rikonfirmohet në krye të PS-së Korçë me 3 vota diferencë
15 Janar 2020, 20:17Emiliano Muharremi është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste në Korçë. Me një distancë të ngushtë prej tre votash nga kandidatja e renditur në vendin e dytë Muharremi u shpall kreu i PS në këtë qark.
-
Gent Cakaj kujton masakrën e Reçakut: Ende kërkohet drejtësi
15 Janar 2020, 19:43Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, në përkujtim të masakrës së Reçakut, 21 vite më parë.
-
Nesër mblidhet Këshilli politik për Reformën Zgjedhore, caktohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare! PD dhe aleatët dërgojnë 5 emra
15 Janar 2020, 18:11Mazhoranca, opozita jashtëparlamentare dhe ajo parlamentare kanë caktuar 10 përfaqësuesit që do të ulen nesër në tryezën e Këshillit politik për diskutuar mbi Reformën Zgjedhore. Mbledhja e nesërme e Këshillit politik do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
-
Një jetë i majtë! Braçe mes Metës dhe Kryemadhit tregon si nisi rrugëtimin në PS: Fatos Nano hapi dyert! (FOTOT)
15 Janar 2020, 17:38Braçe tregon si e nisi rrugëtimin në PS-së në një kohë të vështirë.
-
Pakti PS-PD/ Gjermania: Inkurajojmë palët të përfundojnë me sukses reformën zgjedhore
15 Janar 2020, 17:15Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.
-
-
Shqipëria merr 50 mln $ hua nga BERZH për rrugët rajonale dhe rurale
15 Janar 2020, 16:36 -
Për 2020-ën 880 punonjës të rinj në administratë, miratohen kushtet për kredinë e butë për shtëpi për gjyqtarët
15 Janar 2020, 16:22Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime të rëndësishme nga rekrutimet në administratë, te kushtet për përfitimin e kredisë së butë për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, por edhe marrëveshje huaje me BERZH për rrugët rurale.
-
Pakti me PS-në/ Vasili: Ishte përgjegjësi e opozitës, 8 kushtet e tjera të Bundestagut detyrim i qeverisë
15 Janar 2020, 16:02Petrit Vasili tha se me pranimin për t'u ulur në këtë tryezë, opozita e ka plotësuar përgjegjësinë e saj.
-
Masakra e Reçakut, Kryemadhi: Apel për drejtësi, ndan patriotët nga pseudopatriotët
15 Janar 2020, 15:46Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson si dëshmi rrëqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve.
-
'Mos harro Reçakun', Meta në Kosovë: Krim kundër njerëzimit në mes të Europës
15 Janar 2020, 15:40 -
Gjiknuri mohon pretendimet e PD: S’pati presion, por reflektim, sigurojmë votat për kalimin e reformës (Nesër mblidhet Këshilli Politik)
15 Janar 2020, 15:26Mazhoranca mohon të ketë pasur ndërhyrje nga ndërkombëtarët për të ulur në tryezë PD dhe PS. Bashkëkryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri e quan një marrëveshje të mirëfilltë shqiptare teksa pranon se realizimi i kësaj reforme me dy opozita është i vështirë.
-
'Kundër MEK dhe bashkëpunëtorë të Soleimanit!' Pas ambasadorit, Shqipëria dëbon 2 diplomatë iranianë
15 Janar 2020, 15:14Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike". Një nga diplomatët ka dalë nga Shqipëria më 2 janar 2020 përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
-
50 shërbime të Ministrisë së Infrastrukturës online prej 1 janarit/ Rama: Sportelet po mbyllen, por do ju shumëfishohet puna
15 Janar 2020, 15:08Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikes, për të parë nga afër mënyrën dhe lehtësitë e bërjes së një aplikimi online, në vetëm tre minuta.
-
Basha: Mazhoranca firmosi 3 kushtet e opozitës pas presionit ndërkombëtar
15 Janar 2020, 14:36