22 prill dita ndërkombëtare e Tokës, mesazhi i fuqishëm që na jep planeti në këtë kohë pandemie

22 prill dita ndërkombëtare e Tokës, mesazhi i fuqishëm që na jep planeti në këtë kohë pandemie

TIRANË- Pesëdhjetë vjet më parë sot, Dita e Tokës u shënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si një thirrje paqësore për një reformë mjedisore, pas një derdhjeje masive të naftës në brigjet e Kalifornisë. Gjysmë shekulli më vonë, kjo ditë bashkon miliona njerëz në të gjithë globin, duke tërhequr vëmendjen ndaj sfidave të mëdha me të cilat përballet planeti ynë.

Tani më shumë se kurrë, kur po jetojmë në një kohë kur COVID-19 ka "gjunjëzuar" gjysmën e globit, Dita e Tokës ofron një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar mbi marrëdhëniet tona me planetin, mes mesazhit më të fuqishëm të mundshëm që natyra mund të na befasojë në çdo moment, me pasoja shkatërruese për pothuajse çdo individ. Është një kohë kur shëndeti i planetit dhe njerëzve nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm.

"Çdo gjë e keqe e ka një të mirë", është një shprehje popullore dhe ky koronavirusi, parë në një këndvështrim më optimist, (aq sa mund të shihet)  ka lejuar që natyra të marrë frymë lirisht. Ndalimi i qarkullimit të makinave, mbyllja e fabrikave ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e nivelit të ndotjes...vendimi i vështirë i njerëzimit kur COVID-19 të largohet është të zgjedhë mes rikthimit të jetës së mëparshme ku njeriu është shndërruar në një "armik për natyrën" apo të bëhet "mik" me të, për të mirën e të dy palëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:30
Meta: Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Për një të ardhme pa maska të mbrojmë natyrën

TIRANË- "Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën"! Kështu e nis reagimin e tij presidenti Ilir Meta mesazhin e tij në ditën ndërkombëtare të Tokës.

Ky mesazh është i lidhur ngushtë me situatën në të cilën jeton vendi, si pasojë e COVID-19.

"Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme! Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t'ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore! Gëzuar Ditën e Tokës", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Ora 09:12
Ambasada e BE: Kjo pandemi na kujton se çfarë është në rrezik për planetin

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, i cili vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi përballet me COVID-19, teksa flet për sfidën e njerëzimit në botën moderne.

"Njëra është pandemia COVID-19. Tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për klimën tonë.

Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t'i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t'u përgatitur - në çdo pjesë të botës - për krizën klimatike.

Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për planetin. Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne", shkruhet në postimin e ambasadës së BE-së.

Postimi i plotë i Ambasadës së Bashkimit Europian
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/04/2020 13:51

    U desh pandemia qe Toka jone e dashur te festoje festen e gezuar, pa ndotje. Keshtu si sillemi ne njerezit, eshte bere qe te urojme qe here pas here te vije ndonje pandemi qe Toka te rigjenerohet. Se ne me vullnetin tone nuk kemi per ta bere. Ne kontribuojme vetem ne ndotje dhe shkaterrim te mjedisit. Kur u dogj katedralja “Notre Damme”, te gjithe njerezit madje edhe shtete vershuan te japin kontribute financiare, nderkohe kur u dogj pylli ne Amazone, as nuk i plasi askujt. Dhe nese do i krahasojme cila veper eshte jetike per njerezimin, te gjithe e dine shume mire qe pyjet jane okaigjeni per cdo gjallese. Katedralen mund ta ndertojme prap, por ato pyje eshte e veshtire te rikuperohen, edhe kur te rikuperohen pas shume viteve, do jete shkaterruar oksigjeni ne Toke dhe si rrjedhoje edhe gjallesat perfishire edhe njeriun, do jene ne veshtiresi mbijetese..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit