Politikë
-
Prej kohësh, partia e Ilir Metës ka mbetur vetëm në dorë të Tedi Blushit. Aq sa dhe kur del në konferenca për shtyp, në seli nuk ka asnjeri tjetër, veç atij.
18 Gusht 2025, 21:48 -
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Një tjetër 'mur kinez' ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 (VIDEO)
18 Gusht 2025, 16:48Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë, teksa ka postuar një video nga prishja e një lokali në Tiranë, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.
-
Vlora miraton në Këshill stadiumin e ri me 4 kulla, PD kundër: E mbushët qytetin me kulla! Dredha: Investimi i domosdoshëm
18 Gusht 2025, 15:47Këshilli Bashkiak i Vlorës i kaloi pronat shtetërore tek Korporata e Investimeve, e cila pritet të hapë garën për ndërtimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”. Demokratët kundërshtuan projektin pasi përpos stadiumit dhe Pallatit të Sportit do të ndërtohen 4 kulla. Ndërsa për kryebashkiakun investimi është i domosdoshëm pasi stadiumi ekzistues ka degraduar.
-
Blushi nga Partia e Lirisë: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg, dëshmi e kapjes totale të shtetit nga mafia!
18 Gusht 2025, 15:30Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Merr në mbrojtjen kryetarin e partisë, duke deklaruar se u rrëmbye dhe burgos si opozitar
-
Berisha: Zjarret, krim shtetëror! Shqipëria e çarmatosur nga mjetet, Rama përgjegjësi
18 Gusht 2025, 13:33Kreu i PD, Sali Berisha i quan zjarret me të cilat u përball vendi ynë si krim shtetëror. Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka njohur më parë zjarre kaq shkatërrimtaret, duke akuzuar se vendi u gjet i papërgatitur.
-
Veliaj kërkesë GJKKO-së: Hetimet të shpallen të pavlefshme, drejtësia s’mund të jetë selektive! Dado u emërua në mënyrë të paligjshme
18 Gusht 2025, 13:18Sipas kryebashkiakut, prokuroria nisi hetimet pa verifikuar kallëzuesin, tejkaloi afatet hetimore, hetimet u kryen nga Ols Dado që s’kishte ‘statusin ligjor të prokurorit’, sekuestroi mjetet elektronike pa vendim gjykate etj.
-
Pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Po i jepet jetë një vepre arkitektonike dhe ikone të artit e kulturës në zemër të kryeqytetit! (VIDEO)
18 Gusht 2025, 13:00Godina parashikohet që të jetë një vepër arkitektonike mbresëlënës në zemër të kryeqytetit dhe një ikonë e artit. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e tij në rrjetin social Facebook, ditën e sotme
-
Zjarret/ Zhupa kërkesë institucioneve për dëmshpërblimin e banorëve të Delvinës, Finiqit e Konispolit: Çdo vonesë pamundëson jetesën e tyre
18 Gusht 2025, 11:42Zhupa, përmes një shkrese drejtuar institucioneve kryesore, kërkon që të ngrihet një grup pune për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Delvinë, Finiq e Konispol dhe dëmshpërblimin e banorëve të prekur.
-
Partia e Lirisë: Diploma në Shqipëri nuk është derë për punësim, por biletë për largim! 22,9% e të rinjve me arsim të lartë janë të papunë
18 Gusht 2025, 11:47Duke iu referuar shifrave zyrtare, zëdhënësja e kryetarit të subjektit politik, Jasmira Memelli, tha se të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT janë tronditëse, ku 22.9% e të rinjve me arsim të lartë janë të papunë, krahasuar me një vit më parë kur për të njëjtën periudhë kjo shifër ishte 18.6%
-
Paradokset e Berishës, sulmon Dumanin nga SPAK, por mbron Gjelin e Balliun: Rama i sulmoi egërsisht, KLP e KLGJ heshtën (VIDEO)
18 Gusht 2025, 10:10Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani. Berisha sulmoi Dumanin, duke thënë se nuk ka ekzekutuar 250 urdhër-arreste dhe se krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Kreu i PD mbrojti prokuroren Elsa Gjeli e gjyqtarin Hazbi Balliu, të kritikuar nga Rama gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike.
-
Zjarret në vend, Partia e Lirisë këmbëngul: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare! S’janë fatkeqësi natyrore, por provë dështimi
17 Gusht 2025, 13:10Partia e Lirisë përsëriti sot thirrjen që qeveria të shpallë gjendjen e Emergjencës Kombëtare për situatën e zjarreve në Shqipëri. Anëtarja e Kryesisë, Anisa Ibraj, thotë se “kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por provë e dështimit të qeverisë”
-
Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, Konferenca e 6-të Ndërqeveritare pritet të mbahet në shtator
17 Gusht 2025, 12:39Në vjeshtë pritet të mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
-
'Ja një version më i fortë dhe më denoncues për postimin', Albana Vokshi i bie shkurt, përdor Chat GPT për politikë
16 Gusht 2025, 15:48Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me sa duket, nga pushimet, ka dashur të bëjë një denoncim lidhur me shëndetësinë, mirëpo, për ta bërë sa më të ‘besueshëm’ denoncimin e saj ka përdorur Chat GPT-në.
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari
16 Gusht 2025, 15:40Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Në një postim të radhës në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se aksioni do të vazhdojë pa ndalim.
-
‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’, Vokshi: Krim shtetëror, pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën
16 Gusht 2025, 14:59Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK atë që ajo e quan skandal në Onkologjik, ku pacientët që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme
-
Shkodër/ Kryebashkiaku Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit (VIDEO)
16 Gusht 2025, 13:19Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në çdo qytet të vendit. Ndër këto qytete është edhe Shkodra. Benet Beci informon se gjatë këtij aksioni janë vendosur edhe 121 gjoba.
-
PD denoncon një ndërtim pa leje te “5 maji”: Autoritetet kanë marrë ryshfet, kanë lejuar ndërtimin (VIDEO)
16 Gusht 2025, 12:19Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se qytetarët e kanë njoftuar policinë, por pronari i biznesit u ka dhënë ryshfet autoriteteve.
-
Inceneratori, PL: Dumani nuk heton Ramën, godet vetëm Metën
16 Gusht 2025, 11:26Partia e Lirisë i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani, të nisë hetime ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
-
Bardh Spahia do të shkojë me paterica në Kuvend? Deputeti i zgjedhur i Shkodrës publikon foton me këmbën e thyer
16 Gusht 2025, 07:57Incidenti ndodhi gjatë lojës së futbollit me djalin dhe nipërit e tij. Për t'u rikuperuar do të duhet të qëndrojë disa javë me këmbën në allçi.
-
OSBE reagon për situatën me News24: Mosmarrëveshjet e pronësisë nuk duhet të shkaktojnë ndërprerjen e transmetimit
15 Gusht 2025, 15:50Situata me News24 është krijuar për shkak se televizionit i ka skaduar prej 3 vitesh afati i qirasë për godinën shtetërore, që tashmë i ka kaluar në zotërim kompanisë shtetërore "KAYO".