Politikë
-
Basha tha se këto Universitete kishin licensa por nuk i përmbushnin kriteret.
17 Dhjetor 2018, 20:40 -
Ktheu buxhetin e 2019, Meta: Kuvendi të reflektojë, kërkesat e studentëve, legjimitime dhe të drejta
17 Dhjetor 2018, 18:33Meta tha sot se pasuria më e madhe e vendit është rinia dhe se duhen rritur investimet për të rinjtë.
-
Protesta/ Rama nisi dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: S'e çojmë dot buxhetin 5%
17 Dhjetor 2018, 17:58Takimi me pedagogët dhe studentët e Gjeologjikut u zhvillua me kërkesë të kryeministrit, ndërsa vjen pas atij me dekanët dhe rektorët të enjten e kaluar, me fokus protestën e studentëve dhe problematikat e universiteteve sot. Kreu i qeverisë shprehet në rrjetet sociale se ka pasur një bashkëbisedim dobiprurës me pedagogë dhe studentë. Ndërsa rreth mesnatës Rama transmetoi në Facebook videon e takimit me pedagogët dhe studentët. Kryeministri ka paralajmëruar takime të tjera me universitetet edhe ditën e martë.
-
Ja vendimet e rëndësishme që mori grupi i PS, nga rrëzimi i Metës tek vota për Boden
17 Dhjetor 2018, 15:50Të enjten, që do të jetë një seancë e gjatë dhe intensive, PS do të marrë disa vendime të rëndësishme. Më i rëndësishmi është rrëzimi dekretin e presidentit Meta për buxhetin. Ndërkohë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, është rrëzuar kandidatura e Edmond Spahos dhe në vend të tij shkon Luljeta Minxhozi.
-
'Pas Ramës, armiku ynë është paqartësia politike', Salianji i drejtohet demokratëve: Të djegim mandatet dhe t'i bashkohemi studentëve
17 Dhjetor 2018, 14:20Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që deputetët e kësaj force politike të djegin mandatet e tyre, për t'i demonstruar studentëve qartësinë e tyre politike, që sipas tij momentalisht mungon.
-
Bojkoti i opozitës/ Basha te '5 pyetjet nga Babaramo': Jemi gati të djegim mandatet
17 Dhjetor 2018, 14:17Lulzim Basha paralajmëron shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë duke deklaruar se ky ligj është përgjegjës për situatën e universiteteve sot dhe që ka ngritur studentët në protestë. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Basha iu referua edhe bojkotit të opozitës, duke deklaruar se është gati të djegë mandatet e deputetëve. Kreu i PD foli edhe për mbështetje ndaj protestës së studentëve dhe banorëve të Unazës së Re.
-
Balla: Nuk biem pre e skenareve të opozitës, studentët të pranojnë dialogun me qeverinë, bisedimet duhet të shkojnë përtej tetë pikave
17 Dhjetor 2018, 12:28Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së komenton protestën e studentëve. Thotë se qeveria nuk do të heqë dorë nga kërkesa për dialog, ndërsa reagimet e opozitës janë skenare. Ai ka komentuar edhe qëndrimin e forcës së tij politike ndaj ligjit të Arsimit të Lartë si dhe për kandidaturën dhe prezencën e gjyqtares Vitore Tusha në KLSH.
-
Protesta/ Basha: E mbështesim me të gjitha mënyrat, ja kur do vendosim për thyerjen e bojkotit
17 Dhjetor 2018, 12:20Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve.
-
Debate në grupin e PS, Rama-ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë
17 Dhjetor 2018, 11:40Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se, kryeministri Rama i ka dhënë të drejtë Ndreut për shqetësimin e tij, ndërsa ka ironizuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
-
Kuvendi mblidhet dy herë brenda javës/ Do të rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe Vettingu në Politikë
17 Dhjetor 2018, 11:30E para do të jetë ditën e enjte, ku parashikohet që të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin, i cili e riktheu për shqyrtim për të reflektuar kërkesat e studentëve, ndërsa të premten pritet që të rrëzohet edhe drafti i PD-së që u depozitua në Kuvend në datë 7 shtator për vettingun.
-
‘E ktheu qytetin në stallë kuajsh, Zot shpëto Shkodrën’/ Rama publikon foton dhe sulmon Voltana Ademin
16 Dhjetor 2018, 23:47Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga qyteti i Shkodrës mbrëmjen e sotme duke ironizuar dhe sulmuar kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.
-
Del lista/ Ja kush janë 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD (EMRAT)
16 Dhjetor 2018, 23:07Zbulohen 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas votimit të shtunën, mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet me emrat e fituesve. E ndërsa ‘garda e vjetër’ u la jashtë nga Lulzim Basha, kritikët më të fortë u tërhoqën nga gara, në listën e fituesve ashtu sikur pritej rezultojnë të besuarit dhe të rikthyerit.
-
Këshilli Kombëtar, Hajdarmataj në Report Tv: Ja pse hoqa dorë, dera e PD-së është e hapur për ata që duan të ikin
16 Dhjetor 2018, 19:16E ftuar në Report Tv, Hajdarmataj sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga gara. Ish-deputetja shprehet se Basha ka hapur partinë duke afruar të rinj, por duke bërë edhe rikthime si rasti i Oketës dhe Biberajt. Referuar kritikave dhe akuzave të ashpra të Jozefina Topallit ndaj Bashës, Hajdarmataj thotë se askush nuk duhet të jetë senator i përjetshëm.
-
Ironia e Ramës/ Shikoni goditjet që merr Basha nga Topalli e Patozi dhe roli i Berishës (VIDEO)
16 Dhjetor 2018, 18:06Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një tjetër videomontazh duke ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
-
Protesta e studentëve/ Kryebashkiaku Veliaj në një mendje me Noizy-n: Dialogoni me të parin e shtëpisë
16 Dhjetor 2018, 17:19Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e studentëve. Veliaj ka ripostuar reagimin e reperit Noizy, i cili u ka këshilluar studentëve të ulen dhe të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama.
-
Amnistia shtyhet për vitin tjetër, duhen edhe votat e opozitës
16 Dhjetor 2018, 15:01Të gjithë ata të dënuar apo të proceduar që kanë shpresuar të përfitonin nga amnistia e fundvitit përgatitur nga qeveria, do të duhet të presin edhe disa muaj. Qeveria nuk i kapi dot procedurat parlamentare për ta miratuar brenda dhjetorit, ndërsa miratimi i saj kërkon edhe vota nga opozita, pasi kalon me 84 kartonë jeshilë. Rrezikun e mosmiratimit e ka edhe reforma zgjedhore.
-
Dekreti për buxhetin, mazhoranca pritet të rrëzojë Metën të premten
16 Dhjetor 2018, 15:00Socialistët pritet të rrëzojnë dekretin e presidentit Meta që rikthehu pas ligjin për buxhetin me kërkesën që të reflektohen kërkesat e studentëve. Burime nga mazhoranca i thanë Report TV se buxheti është i balancuar dhe nuk ka gjasa të ndryshojë.
-
'5% e PBB të shkojë për arsimin', Luçiano Boçi nxjerr propozimin e opozitës në 2018
16 Dhjetor 2018, 14:19Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.
-
Kryemadhi në Korçë: Sot flitet a do ekzistojë më emri Shqipëri në hartë apo jo, bashkohuni me vëllezërit tuaj dhe protestoni
16 Dhjetor 2018, 13:50Kryemadhi tha se të gjithë duhet të ngrihen në këmbë për të rrëzuar regjimin "kriminal" të Ramës.
-
Këshilli Kombëtar i PD-së, Vasil Ndreka flet pas dorëheqjes: Nuk e dija se isha në garë, më njoftuan miqtë
16 Dhjetor 2018, 13:07Pas largimit nga lista e kandidaturave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, Vasil Ndreka ka dhënë një prononcim për media ku edhe ka sqaruar dorëheqjen e tij nga gara.