Përfundon numërimi/ Si ndahen anëtarët e Këshillave bashkiak në gjithë Shqipërinë

Përfundon numërimi/ Si ndahen anëtarët e Këshillave bashkiak në gjithë Shqipërinë

Tirana është e vetmja Bashki në të cilën nuk është mbyllur ende numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Në të gjitha Bashki e tjera, ky proces është mbyllur, ku PS-ja dominon duke marrë më shumë se 20% në 60 bashki të vendit, përveç asaj të Finiqit, ku fitimtar është shpallur kandidati i partisë MEGA (aleat me PS) Kristo Kiço. Kjo parti ka marrë rreth 41% të votave.

Ndërkohë, në disa Bashki të tjera si Delvinë apo Konispol, PS-ja ka marrë 100% Këshillin Bashkiak. Më poshtë, do të gjeni të gjitha rezultatet për çdo Këshill Bashkiak, të dhëna që janë marrë nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Vijon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë, ja sa % ka marrë PS

Tirana është e vetmja Bashki në të cilin nuk është mbyllur votimi për Këshillin Bashkiak. Deri më tani janë numëruar 912 nga 919 kuti votimi. PS-ja dominon me 82.79% të votave, e ndërsa ndiqet nga FRD-ja.

Ora 22:07
PS-ja e vetme në Këshillin Bashkiak të Konispolit

PS-ja e vetme në Këshillin Bashkiak të Konispolit. Ajo ka marrë 100% të votave të Këshillit Bashkiak.

Ora 21:55
PS-ja fiton bindshëm dhe Këshillin Bashkiak të Korçës

PS ashtu si bashkinë fiton bindshëm dhe Këshillin Bashkiak të Korçës me 76.94%% ose treçerekun e votave totale. Ndërsa Bindja Demokratike paraqitet dobët me  3.83%. Partitë e tjera vijojnë BLD 1.9%, PDS 2.46%, P.GJ 3.97%, PSM 2.95% dhe FRD 3.93%.

 

Ora 21:50
Votat për Këshillin Bashkiak të Krujës, PS dominon

PS dominon edhe Këshillin Bashkiak të Krujës me një përqindje të konsiderueshme prej 69.37% të votave totale. Sa i përket partive të tjera: BD 2.77%, PKSH 1.99%, PDS 3.22%, P.GJ 7.13%, ADK 5.41%, PASH 5.4%, PUK 2.12%.

Ora 21:46
PS-ja e Klosit nuk merr më shumë se 30% të anëtarëve të Këshillit Bashkiak

PS-ja e Klosit nuk merr më shumë se 30% të anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Ora 21:46
PS-ja në Kukës rrëmben edhe Këshillin Bashkiak me pakicë votash

PS fiton edhe Këshillin Bashkiak në Kukës edhe pse me një përqindje të ulët të votave, 24.36%. Sa i garës janë disa parti të cilat kanë marrë vota në këtë Bashki si P.K 1.93%, P.GJ 4.36%, ADK 3.66%, PSP 8.43%, ADS 2.28%, PMDE 2.27%, AD 1.83%, PSM 5.13%, PASH 2.31%, PSD 15.09%, P.D.M 3.54%, PS 24.36%, BD 5.59%, P.O.SH 6.74%, AAK 2.06%.

Ora 21:46
PS-ja merr më shumë se gjysmën e Këshillit Bashkiak të Kolonjës

PS-ja merr më shumë se gjysma në Këshillin Bashkiak të Kolonjës. Ajo ndiqet nga PSD dhe AAK, përkatësisht me 15.6% dhe 6.21%.

Ora 21:44
Votat në Këshillin Bashkiak të Kurbinit

Partia Socialiste merr 54% të votave në Këshillin Bashkiak të Kurbinit ndërsa partitë e tjera vijojnë me: P.O.SH 7.44%BD 3.98%PDS 8.65%PKD 2.34%P.GJ 6.96%G99 4.96%ADS 4.5%PSD 5.47%

Ora 21:41
PS dominon Këshillin Bashkiak në Kuçovë, ndiqen nga socialistët e moderuar

Partia Socialiste dominon Këshillin Bashkiak të Këlcyrës me 82.28%  ndërsa partitë e tjera:PDS 6.06%AD 3.13%PSM 7.27%.

Ora 21:35
PS as çerekun e votave për Këshilltar në Këlcyrë por mbetet forcë e parë

Partia Socialiste ka 22.78% të votave në Këlcyrë për Këshillin Bashkiak por mbetet forcë e parë. E dyta vin Aleanca Demokratike me 13.31% ndërsa partitë e tjera kanë: P.E.SH 2.47%, ABDE 3.91%, AAK 2.94%, PDS 4.16%, P.R.D.SH 2.69%, ADK 12.88%, ADS 3.19%, FRD 11.76%, PASH 6.17%, PSD 5.24%, P.M.D.P.SH 6.56%. 

Ora 21:32
Në Lezhë PS fiton dhe Këshillin Bashkiak, surprizë forca e dytë

PS fiton Këshillin Bashkiak të Lezhës me PS 35.27% ndërsa forcë e dytë renditet Partia e Unitetit Kombëtar me 20.06%. Partitë e tjera kanë marrë: PSP 2.05%, PSM 5.45%, PSD 13.58%, P.B.K 2.64%, ABDE 2.61%, AAK 4.93%, PDS 4.2% dhe P.GJ 2.24%. 

Ora 21:28
Në Libohovë Këshillin Bashkiak e dominon PS, ndjek PDS

PS ka marrë dhe Këshillin Bashkiak të Libohovës me 73.63% të votave. PDS ndjek në vendin e dytë me 15.03% ndërsa dy partitë e tjera BD dhe PKD nga 7.48% dhe 2.65%.

Ora 21:25
Votat në Këshillin Bashkiak të Librazhdit, PS merr 54%

Partia Socialiste merr pak më shumë se gjysmën e Këshillit Bashkiak në Librazhd, ose 54% të votave. Partitë e tjera marrin P.B.K 6.99%, P.O.SH 4.52%, PDS 9.31%, P.GJ 8.99%, P.R.D.SH 2.56%, AD 2.95% dhe FRD 5.35%.

Ora 21:22
Votat në Këshillin Bashkiak të Lushnjes

PS merr shumicën bindëse edhe në Lushnje me 83.08% të votave. Forcë e dytë është AAK me 6.46% më pas PDS 3.73% dhe BD 2.52%. 

Ora 21:13
PS merr shumicën në Këshillin Bashkiak të Maliqit

PS merr shumicën e Këshillit Bashkiak në Maliq me 82.34% ndërsa partitë e tjera kanë: BD 2.46%, PDS 2.24%, P.GJ 2.31%, AD 4.1%, PUK 2.87%, PSD 3.68%.

Ora 21:11
Votat në Këshillin Bashkiak të Mallakastrës, dominon PS, ndiqet nga PDS

PS dominon në Këshillin Bashkiak të Mallakastrës me 64.74% të votave. Ndiqet nga PDS me 7.06% ndërsa partitë e tjera PMDE 6.13%AD 1.89%PSM 6.67%PUK 5.42%PSD 4.88% kurse Bindja Demokratike ka 3.22%.

 

Ora 21:00
Votat në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe

PS ka marrë 34.56% të votave për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe. Forcë e dytë është Partia e Unitetit Kombëtar me 12.93% ndërsa partitë e tjera FRD 6.49%, ADS 2.02%, PSM 4.17%, PASH 2.14%, PSD 4.92%, BD 6.21%, AAK 3.24%, PDS 2.72%, PKD 3.68%, P.GJ 2.16%, G99 1.72%, P.R.D.SH 3.89% ndërsa kandidatja e pavarur Majlinda Ndrecaj 3.87%. 

Ora 20:57
PS merr gjysmën e Këshillit Bashkiak në Mat

PS fiton gjysmën e Këshillit Bashkiak në Memaliaj ose 51.36% të votave ndërsa gjysma tjetër ndahet mes ABDE 10.35%, PDS 6.74%, P.GJ 7.73%, P.R.D.SH 7.09%, ADK 5.79%, PSM 5.01% dhe PSD 3.94%.

Ora 20:53
PS dominon Këshillin Bashkiak në Memaliaj, ndiqet nga PSD

PS dominon edhe në bashkinë Memaliaj ku ka fituar Këshillin Bashkiak me 77.76% të votave. Ajo ndiqet nga PDS me 8.47% ndërsa dy partitë e tjera kanë ADS 6.77% dhe PKD 7%.

Ora 20:47
PS forcë e parë në Këshillin Bashkiak të Mirditës me çerekun e votave

PS ka marrë vetëm çerekun e votave totale për Këshillin Bashkiak të Mirditës ose 24.77%. Por ajo mbetet forcë e parë. Forcë e dytë është AAK me 16.36%, e treta PDS 13.58% ndërsa partitë e tjera kanë: PKD 2.97%, PSM 3.5%, PASH 15.95%, FRD 3.42%, PSD 12.01%, PUK 3.03%, PSD 12.01% dhe kandidati i pavarur Fran Jushi 2.9%.

Ora 20:45
G99 'shfaqet' në Kavajë, merr 2.52% të votave në Këshillin Bashkiak

94.36% të votave të Këshillit Bashkiak ka marrë PS-ja në Kavajë.Vota ka marrë dhe G99 2.52%. 

Ora 20:41
PS-ja e Kamzës merr 87.61% të Këshillit Bashkiak

PS-ja e Kamzës merr 87.61% të Këshillit Bashkiak. 

Ora 20:31
Ja me cilën parti e ndan Këshillin Bashkia e Himarës

Pas PS-së, ka marrë mandate në Këshillin Bashkiak të Himarës, Partia Socialpuntore e Shqipërisë, Partia Social-Demokrate dhe Partia Demokracia Sociale.

Ora 20:31
PS dominon Këshillin Bashkiak të Patosit

Partia Socialiste fiton me 89.82% Këshillin Bashkiak të Patosit. Partitë e tjera kanë marrë: PDS 3.42%, PSD 2.81% dhe BD 2.73%.

Ora 20:27
Votat për Këshillin Bashkiak të Peqinit

PS fiton edhe në Peqin me 84.85% të votave dhe ndiqet nga partitë e tjera me: BLD 2.62%, PDS 4.07% dhe P.R.D.SH 7.98%.

Ora 20:23
Votat për Këshillin Bashkiak të Hasit

Këshilli Bashkiak i Hasit do të ketë në përbërje të tij anëtarë të disa partive, me shumicë të PS-së.

Ora 20:22
PS dominon Këshillin Bashkiak të Pogradecit, ndiqet nga Aleanca Demokratike

PS fiton Këshillin Bashkiak të Pogradecit me 62.06% të votave dhe ndiqet nga Aleanca Demokratike me AD 9.25%. Partitë e tjerë kanë marrë FRD 3.84%, PMDE 2.52%, AD 9.25%, PSM 1.82%, PUK 1.73%, PSD 5.45%, PPAK 2.81%, PDS 2.26% dhe G99 3.53%.

Ora 20:12
Votat për Këshillin Bashkiak të Poliçanit

PS fiton Këshillin Bashkiak të Poliçanit me 87.07% të votave ndërsa partia tjetër e cila ka mundur të sigurojë vota është PUK me12.93%.

Ora 20:08
Votat për Këshillin Bashkiak të Prrenjasit

PS fiton Këshillin Bashkiak të Prrenjasit me 64.45% të votave. Paritë e tjera kanë BD 1.77%, PDS 7.22%, P.GJ 2.62%, G99 2.79%, ADK 4.45%, ADS 2.79%, AD 7.23%

Ora 20:08
Një fitore jo bindëse PS-ja e Gramshit, ndan Këshillin Bashkiak me tre parti të tjera

Një fitore jo bindëse PS-ja e Gramshit. Ajo ka marrë 42.74% të votave në Këshillin Bashkiak. Ajo ndiqet nga Partia e Gjelbër, nga Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Demokracisë Sociale. Ky këshill, ndryshe nga të tjerët ka në përbërje të saj një numër më të madh anëtarësh nga të ndryshme.

Ora 20:02
PS-ja e Gjirokastrës ndan Këshillin Bashkiak me PSD-në, ja sa vota kanë marrë partitë e tjera

PSD-ja ka marrë 11.89% të votave për Këshillin Bashkiak në Gjirokastër. Ajo është partia e dytë me më shumë përfaqësues në Këshill, pas PS, e cila ka marrë 63.09%.

Ora 20:02
Kristian Demokratët fitojnë Këshillin Bashkiak në Pukë, 2% më shumë se PS

Surpriza vjen nga gara për Këshillin Bashkiak të Pukës ku forcë e parë është Partia Kristian Demokrate me 29.32% të votave ndërsa PS ka 27.66%. Por të dyja partitë janë brenda koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Ndërsa partitë e tjera kanë PSD 16.57%, PDS 12.62%, AAK 4.19%, PSM 4.62%, PUK 2.58%, P.GJ 2.44%.

Ora 19:59
Votat për Këshillin Bashkiak të Pustecit, PS forcë e parë, ndiqet nga maqedonasit

PS fiton Këshillin Bashkiak të Pustecit me 43.04% të votave. Forcë e dytë është partia AMIE e cila ka fituar 29.03% të votave. PSD ka 17.72% ndërsa PDS 10.21%.

Ora 19:54
Votat për Këshillin Bashkiak të Përmetit, PS forcë e parë me 44.17%

PS edhe pse nuk ka shumicën e votave për Këshillin Bashkiak të Përmetit ngelet forcë e parë me 44.17% të votave. Pjesa tjetër ndahet nga 11 parti: P.D.M 7.58%, ADK 8.92%, ABDE 9.98%, PDS 5.39%, PKD 2.92%, P.GJ 3.1%, G99 3.92%, ADS 3.69%, PSD 2.42%.

Ora 19:51
Votat për Këshillin Bashkiak të Roskovecit

PS fiton bindshëm edhe Këshillin Bashkiak të Roskovecit me 92.06% të votave. Dy partitë e tjera PDS dhe ADS kanë nga 5% dhe 2.94%. 

Ora 19:48
Votat për Këshillin Bashkiak të Rrogozhinës

PS fiton Këshillin Bashkiak të Rrogozhinës bindshëm me 93.94% të votave totale. Bindja Demokratike ka 3.62% të votave ndërsa PDS 2.44%.

Ora 19:43
PS dominon Këshillin Bashkiak të Sarandës, ndiqet nga BD

PS fiton shumicën në Këshillin Bashkiak të Sarandës me 68.09% të votave. Forcë e dytë renditet Bindja Demokratike me 8.02% ndërsa partitë e tjera PDS 5.39%, MEGA 4.91%, AAK 4.08%, PDS 5.39%, P.O.SH 2.62% ndërsa kandidati i pavarur për këshilltar Mehmet Nelaj për 3.4% të votave.

Ora 19:37
Votat në Këshillin Bashkiak të Selenicës, dominon PS, ndiqet nga PSD

PS merr edhe Këshillin Bashkiak të Selenicës me 66.41% ndërsa ndiqet nga PSD e cila ka 10.86%. Partitë e tjera PGJ 7.67%, PDS 5.51%, BD 3.75%, PKSH 4.03%, AAK 1.76%.

Ora 19:33
Votat në Këshillin Bashkiak të Shijakut

PS merr 73.67% të votave për Këshillin Bashkiak të Shijakut. ADK merr 9.61%, BD 5.75%, PDS 5.4%, AD 2.47%, PSD 1.87%. 

Ora 19:28
PS merr Këshillin Bashkiak të Skraparit, BD dhe PDS në balotazh

PS fiton shumicën në Këshillin Bashkiak të Skraparit ku siguron 85.32% të votave. Forca të dyta vijnë BD dhe PDS të cilat kanë 7.5% dhe 7.16% të votave për këshilltar.

Ora 19:18
PS merr Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ndiqet nga PDS

PS fiton shumicën në Këshillin Bashkiak të Tepelenës duke siguruar 80.21% të votave. Ndërkohë forcë e dytë është PDS me 10.63% si dhe AAK 5,85%. Bindja Demokratike ka vetëm 3.31% të

Ora 19:12
Votat në Këshillin Bashkiak të Tropojës, PS merr 31.31%

PS merr 31.31% të votave për Këshillin Bashkiak të Tropojës. Gjithsesi PS mbetet forcë e parë pasi 68.69% tjetër nuk është fituar nga një por 12 parti të tjera, P.D.I.P 6.12%, P.R.D.SH 5.75%, G99 4.69%, P.GJ 6.79%, P.L.P.SH 8.03%, PKD 6.18%, ABDE 6.34%, AD 5.06%, PSM 2.52%, PASH 3.21%, PUK 5.62%, PSD 5.54%.

Ora 19:07
Votat në Këshillin Bashkiak të Urës Vajgurore

 

PS merr 74.34% të votave për Këshillin Bashkiak të Urës Vajgurore. Ndërsa partitë e tjera të vogla paraqiten në përqindje të ulëta: PUK 9.89%, PDS 6.1%, PSD 3.29%, PGJ 3.32%, ADS 3.06%

Ora 19:04
PS dhe PSD ndajnë Këshillin Bashkiak në Vaun e Dejës

PS dhe PSD do të ndajnë Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës. Dy partitë i ndan një përqindje e vogël. Forca e parë në këto zgjedhje ka marrë 43.99% në Vaun e Dejës ndërsa PSD 37.95%. Po ashtu PDS ka 6.04% të votave, ADK 4.17%, PSM 7.89%.

Ora 19:01
PS-ja në Fushë Arrëz vetëm 32.27% të votave në Këshillin Bashkiak

PS-ja nuk ka arritur që të marrë më shumë se 32.27% të votave në Këshillin Bashkiak të Fushë Arrëzit.

Ora 18:58
PS-ja dominon Këshillin Bashkiak të Vlorës me 86.66% të votave

Partia Socialiste merr shumicën e Këshillit Bashkiak të Vlorës me 86.66% të votave. Bindja Demokratike merr 4,82% ndërsa PDS 2.89%.

Ora 18:54
Votat në Këshillin Bashkiak të Vorës, PS merr 82.43%

Në Vorë Partia Socialiste merr 82.43% të votave për këshilltarë bashkiakë. Nga ana tjetër Bindja Demokratike është forcë e dytë me 6.06% dhe ndiqet nga PGJ 4.96 dhe PASH 3.57%

Ora 18:52
Grekët marrin Këshillin Bashkiak të Finiqit

Finiqi është e vetmja Bashi në të cilën nuk ka fituar kandidati i PS-së dhe rrjedhimisht edhe përbërja e Këshillit Bashkiak dominohet nga partia fituese MEGA me 40.59%. PS në këtë Bashki ka marrë 34.49%.

Ora 18:44
Ja si ndahet Këshilli Bashkiak i Fierit

91.19% të votave ka marrë PS në Këshillin Bashkiak të Fierit, të drejtuar nga Armand Subashi.

Ora 18:30
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ndahet mes PS dhe PDS-së

PS-ja dhe PDS-ja kanë arritur që të marrë më shumë vota për Këshillin Bashkiak në qytetin e Elbasanit.

Ora 18:20
Lista e plotë sipas partive e anëtarëve në Këshillin Bashkiak në Durrës

PS ka marrë 87.13% votave. Gazetari i Report TV, Artur Korriku ka siguruar listën e plotë të anëtarëve sipas Partive, që kanë siguruar një vend në Këshillin Bashkiak.

Këshilli bashkiak Durrës

Partia Socialiste.

1.Spartak Petrit Kovaçi

2.Jolanda Agim  Mustafaraj

3.Alfred Fazlli Mullaraj

4.Ana Vladimir Dhamo

5.Ani Luan Dyrmishi

6.Anita Enver Kapidani

7.Afrim Haxhi Bakaj

8.Zamira Taso Mustafaraj

9.Agim Ramazan Karaj

10.Adriana Dalip Hatellari

11.Jurgen Luan Zaza

12.Silva Vasil Aleksi

13.Agim Seit Çiraku

14.Violeta Perlat Myhedini

15.Jurgen Luan Dashi

16.Pamela Ilirjan Bardhaj

17.Klodian Shezair Kërtusha

18.Silvana Mustafa Kavaja

19.Indrit Osman Cerloj

20.Nurije Luan Gjoni

21.Ilir Qazim Subashi

22.Alneida Nexhmi Rroshi

23.Artion Zyhni Beqiraj

24.Periana Piro Kotri

25.Arben Bashkim Isaku

26.Etleva Namik Bodini

27.Mahmud Arif Mani

28.Denisa Ibrahim Luarasi

29.Ermand Enver Laçi

30.Valbona Hasan Begiçi

31.Orges Ylian Liperi

32.Juliana Kastriot Osmani

33.Adrian Qazim Peza

34.Floresha Ismail Qoshi

35.Tomir Tefik Agalliu

36.Ezmeralda Fatos Xheraj

37.Elio Leonard Jani

38.Lejla Milo Çollaku

39.Alban Mehdi Ramohito

40.Klementina Kadri Meçi

41.Kastriot Xhangolli

42.Eni Hamid Karaboja

43.Gerald Gjergj Dautaj

44.Romina Naim Uka

45.Petrit Flamur Ismailati

46.Roberta Kristaq Koti

47.Aleksandër Viktor Cangonja

48.Shqiponja Ilir Ibrahimi

Bindja Demokratike

1.Valbona Abdullah Sakollari

2.Skerdi Ruzhdi Cerloj

PDS
Nazmi Bodlli

Lista e plotë sipas partive e anëtarëve në Këshillin Bashkiak në Durrës  
Ora 18:14
MEGA krah PS-së në Këshillin Bashkiak të Dropullit

Partia MEGA ka marrë 16.04% të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Dropullit, e cila ndjek PS-së që ka marrë 76.99%.

Ora 18:08
Ja sa % të votave ka marrë PS për Këshillin Bashkiak në Divjakë

Në Divjakë PS ka marrë 81.95% të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Ora 18:06
Votat në Këshillin Bashkiak për Dibrën, PS merr 45.72%

Votat në Këshillin Bashkiak për Dibrën. PS ka marrë 45.72%.

Ora 17:42
Votat në Këshillin Bashkiak Devoll


Votat në Këshillin Bashkiak Devoll

Ora 17:38
PS-ja e vetme në Këshillin Bashkiak të Delvinës, merr 100% të votave

Në Këshillin Bashkiak të Delvinës, në karrige do të ulen 100% anëtarë të propozuar nga PS-ja. Procesi i numërimit ka përfunduar dhe në këtë Bashki, sa i përket Këshillit është votuar 100% për PS-në.

Ora 17:37
PS ndan Këshillin Bashkiak të Cërrikut me partinë e Paskal Milos

Në Cërrik, PS do të ndajë Këshillin Bashkiak të Cërrikut me Partinë Demokracia Sociale. Socialistët kanë marrë 88.13% të anëtarëve, për t'u ndjekur nga PDS-ja e Paskal Milos.

Ora 17:24
Kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet, por 'Uniteti Kombëtar' mund partitë e tjera për Këshillin Bashkiak në Bulqizë

Bulqiza duket se ka qenë më e 'shpërndarë' se Bashkitë e tjera, sa i përket anëtarëve për Këshillin Bashkiak. PS ka marrë 33.55% të anëtarëve, e ndërsa pasohet nga partia e Unitetit Kombëtar, e cila kërkoi që të çregjistrohej nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo ka marrë në Bulqizë 720 vota, ose 9.17% .

Ora 17:20
PS merr mbi 90% të Këshillit Bashkiak në Berat, surprizë partia e dytë

Në Këshillin Bashkiak të qytetit të Beratit janë tre parti kryesore Partia Socialiste 90.97%, për t'u ndjekur më pas nga Partia Social-Demokrate dhe Bindja Demokratike me 4.73%. Në përfundim të procesit të votimit më 30 qershor në krye të kësaj Bashkie u zgjodh kandidati i PS-së, Ervin Demo.

Ora 17:13
'Bindja' e papërfillshme, Ja si ndahet Këshilli Bashkiak i Belshit

Partia Socialiste ka marrë 80.14% të anëtarëve në Këshillin Bashkiak të Belshit. Partia e dytë që ka një përfaqësim më të madh është Partia e Gjelbër me 6.65%, për t'u ndjekur nga Partia Ora e Shqipërisë, Partia Social-Demokrate dhe në fund renditet Bindja Demokratike. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë