Politikë

  • EKSKLUZIVE - Report TV siguron raportet financiare të dy prej partive kryesore, PS dhe LSI për financimin gjatë vitit 2017. PS ka deklaruar kontrata konsulence dhe sposorizime fushate, por jo emrat e atyre që i kanë dhuruar para. LSI ka deklaruar 57 sponsor por në raport nuk ka të dhëna të qarta për kontrata lobimi apo shërbime konsulence. Me interes pritet raporti i Partisë Demokratike i cili përfshin shpenzimet për lobim përmes kompanive ruse.  VIDEO
  • Pampuri: Kompani bërthamore
    ruse për aeroportin e Vlorës

    Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat sulmoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit kishte pranuar publikisht që ishte takuar me kompani ruse që rezultojnë në listën e zezë të SHBA.

  • Qytetari ankohet për legalizimin,
    Rama e surprizon: Ma solli drejtori

    Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë sot në qarkun e Elbasanit, ku ndodhet së bahsku me të gjithë kabinetin qeveritar, ka diskutuar me qytetarët lidhur me ankesat e tyre për çështje të ndryshme. VIDEO

  • Edi Rama: Lobimi i PD në SHBA,
    do dalin materiale të tjera

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren Eni Vasili deklaroi se do të mësohen të dhëna të reja se përse i është dashur financimi “rus” PD-së dhe qëllimi lobimit në Ushington. “Na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini” theksoi kryeministri.  VIDEO

  • Ngjela: Lu i kërkoi Bashës
    dorëheqjen, PD anti-amerikane

    Në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, ishte i ftuar avkokati Spartak Ngjela I cili foli për shkrimin e gazetës “Mother Jones”, për procesin e Vetting-ut dhe për politikat që po ndjek Amerika këtu në Shqipëri dhe cila është e ardhmja e vendit.  VIDEO

  • Gjirokastër/1 tjetër këshilltar i LSI
    i bashkohet PS,1 anëtar ndan forcat

    Pasi një këshilltar i LSi dhe një PDIU-së kishin deklaruar së i ishin bashkuar Partisë Socialiste në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës më 2 mars, duket se tashmë edhe një tjetër këshilltar i LSI-së ka ndjekur veprimin e tyre. Në fakt Adrian Hyskës nga LSI dhe Selaudin Moshos nga PDIU, i është bashkuar edhe Arben Rexhaj po nga radhët e LSI.

  • Xhafaj: Informova ambasadorët e
    BE për progresin aktual të vendit

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

  • Spiropali-Bashës:Nëse je trim dil,
    s'mund t'i shmangesh drejtësisë 

    Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, të japë llogari para drejtësisë për skandalin e lobimeve ruso-amerikane. Spiropali tha se s’ka më asnjë dyshim që Basha gënjen dhe për këtë duhet të përgjigjet para ligjit, si për gjysmë milionë dollarët e paguara për lobim, ashtu dhe për lobimet ruse.  VIDEO

  • Elbasan, restoranti 'provokon' 
    qeverinë, i kthen në 'peshq'/Foto

    Qeveria është akomoduar në një kompleks turistik në periferi të Elbasanit, për të zhvilluar mbledhjen dy ditore, një praktikë kjo e përmuajshme. 

  • Meta:Këtë sezon veror fluturime të
    drejtpërdrejta ajrore Oslo-Tiranë

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen teknike dhe asistencën financiare që Norvegjia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

  • Rama:Brenda vitit hapet rruga
    Elbasan-Tiranë,fund gangrenësFOTO/Ministrat kthehen në 'peshq'

    Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar të gjithë qytetarëve të Elbasanit se brenda këtij viti do të hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë. Në fund të mbledhjes së qeverisë, në Elbasan, Rama tha se disa nga vendimet kryesore ishin pikërisht për infrastrukturën, ku do të investohet në shumë rrugë, për të lidhur kështu zonat e pashfrytëzuara deri më tani. VIDEO

  • Çizmja,Kryemadhi:Nipërit do thonë
    ‘t'u thaftë dora që nuk i re Ramës’

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ironizuar me çizmet që hodhi në seancën plenare të 18 dhjetorit 2017, kur u zgjodh Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Në një dalje për media, Kryemadhi tha se nipërit e saj do ta kritikojnë që çizmja nuk i ra në kokë kryeministrit Edi Rama, që ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka e mirë. VIDEO

  • Lidhja me rusët, Nishani merr në
    mbrojtje Bashën: Do rezistojmë!

    Ish-presidenti Bujar Nishani ka vendosur t’i dalë në mbrojtje Lulzim Bashës pas investigimit të mediave amerikane për lidhjet e PD me rusët. Nishani i lexon akuzat si një përpjekje të pushtetit për të asgjësuar opozitën. “Orkestrimi më i fundit nga ana e pushtetit ndaj opozitës dhe forcës kryesore të saj, në fakt duhet ta verë në lëvizje të fortë këtë të fundit. Kjo është një platformë e qartë e pushtetit për asgjësimin e opozitës".

  • Lëvizjet në PD,47 figurat që ikin
    dhe vijnë në forumet e larta

    Ndëshkohet grupi rebel që kërkoi rrëzimin e Bashës, mbledhja e Kuvendit Kombëtar zyrtarizon largimet dhe prurjet në kupolën e PD, Klevis Balliu në vend të Bodes, Pampuri në vend Bregut, Ulqinaku në vend të Topallit.

  • Ndjesia e prindit përlot Ramën 'live'
    shkak akuzat e Berishës për të birin

    Si asnjëherë më parë ndoshta, kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur sot në emisionin “Studio e Hapur” kur ka prekur një temë delikate që ishin akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.

  • Basha: Teatri i ri barbari,
    bllok kriminal betoni i Ramës

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka sulmuar sot projektin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në vendin ku aktualisht ndodhet teatri i vjetër. Rama tha se teatri i ri do të ketë trefishin e përmasës së atij aktual, por sipas Bashës, ky projekt është një “talibanizëm kulturor” me para’, burimi i të cilave nuk dihet, sipas kryetarit të PD-së.

  • Tiranë/Ambasadorja franceze: Jeni 
    larg BE-së, ndëshkoni kriminelët  

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, në një intervistë për “Albania Daily Neës”, ka deklaruar se Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE. 

  • Vasili: Vetting koncesioneve,
    po pastrohen paratë e drogës

    Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ka bërë sot thirrje Prokurorisë që të nisë hetimin për koncesionet e qeverisë, nëpërmjet së cilave, sipas tij, po pastrohen paratë e drogës. Vasili mori shkas nga sugjerimi i FMN-së, që i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që t’i ndërpresë të gjitha koncesione, për shkak se sipas saj nuk janë të realizueshme.

  • Ahmetaj:Nevojitet integrim në punë
    Ndihma sociale,thjesht mbështetje

    Ministri Ahmetaj në aktivitetin “Misioni ynë, punësimi juaj”, për riaktivizimin në tregun e punës të punëkërkuesve të papunë dhe përfituesve të skemave të ndihmës ekonomike, foli mbi nevojën për reforma në punësim, gj që do ta kthejë Shërbimin Kombëtar të Punës në një mision. 

  • Lobimi, Basha: Rama të presë
    hetimin e prokurorisë e FBI-së

    Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus. Rama i kërkoi Bashës dje që të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime për lobimin dhe rusët. Nga selia e PD, Basha i kërkoi sot kryeministrit që të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv