Rezultatet e 30 qershorit/ Reagon mazhoranca, Rama: Po nuk reflektoi, opozita do të humbasë prapë

Ndërsa një pjesë e mirë e bashkive kanë shpallur fituesit e tyre për kryetar bashkie, ende në disa bashki vijon numërimi i votove.

Ndërkaq, me daljen e rezultateve të para kanë ardhur edhe reagime nga mazhoranca e vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Rama i përgjigjet opozitës me shprehjen e gjyshes: Do vijoni të humbni po s'e kuptuat pse keni humbur


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe akuzat e opozitës. Duke kujtuar një shprehje të gjyshes, Rama godet opozitën teksa thotë se deri kur nuk do të kuptojë se përse ka humbur, do të vijojë që të humbasë.

"Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij" shkruan Rama.

Ora 16:25
Spiropali- Metës: Agresor ndaj Shqipërisë Evropiane, qesh kot

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se pas zgjedhjeve të 30 qershorit do duhet të shpikë dekoratën “Heroi i votave socialiste".

Përmes një reagimi në Facebook, Spiropali tha se Meta e ka kthyer figurën e Presidentit në një figurë agresore ndaj Shqipërisë Evropiane.

“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë.”- shkruan Spiropali.

Ora 16:08
Rama për Al Jazeera: Tangoja vallëzohet dyshe, shpresojmë që opozita të reflektojë


Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë se është i gatshëm që t'i shtrijë dorën opozitës në të mirë të vendit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për median prestigjoze Al Jazeera, kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm për dialog me opozitën dhe se politika e ka për detyrë që të bashkojë vendin.

Kujtojmë se edhe ditën  e djeshme në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i qeverisë theksoi se do të përpiqej të kuronte plagët e përçarjes.

Në intervistën e dhënë për Al Jazeera ndër të tjera Rama tha se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por e ardhmja sipas tij duhet parë me optimizëm.

Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për veten e tyre."

Ora 14:33
Zv.ministri i Brendshëm për Report Tv: Dje u dëshmua se populli nuk ka ndryshuar pavarësisht baltës së opozitës (VIDEO)



I ftuar në Report TV, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar procesin zgjedhor ku tha se ishin votime shembull pasi nuk u shënuan incidente. Më pas Lamallari ka deklaruar se pavarësisht tentativave të opozitës për të prishur këtë proces, qytetarët dolën në votime dhe madje dolën masivisht.

Për sa i përket procesit të votave, zv.ministri i Brendshëm ka deklaruar se edhe në këtë proces nuk ka patur incidente,  dhe se kjo ka ardhur nga angazhimi i madh i forcave të rendit në çdo KZAZ.

"Është shumë e rëndësishme se procesi ishte i pa cënuar pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ta baltosur. Ndryshe nga sa ishte thënë, ndodhi e kundërta dhe njerëzit morën pjesë në votime dhe votuan në mënyrë të qartë. Pati rregullsi procesi i votimit. Dje dëshmoi qartë se nuk ka lëvizur asgjë edhe pas përpjekjeve të opozitës. Si ata vijojnë të mbështesin partinë socialiste, dh epa partitë e tjera në koalicion. jo vetëm që kemi votat tona por kemi shumë më tepër" ka thënë ndër të tjera Lamallari.

Më pas Lamallari ka deklaruar se opozita duhet të reflektojë për hir të interesave kombëtare.

"Është përgjegjësi shumë e lartë. Interesat madhore janë ato të qytetarëve. Ndërkombëtarët kanë qenë të qartë. Kur thanë se nuk ka vend për dhunë. Është e njevojshme për hir të gjithë tranzicionit është e nevojshme që një herë e mirë të ulen dhe të diskutojnë për të ardhmen e këtij vendi. U pa e qartë se vetëm dialogu është rruga e vetme e demokracisë." ka thene Lamallari. 

Ora 12:54
Manastirliu: Pjesëmarrja në njësinë 9 ka superuar edhe zgjedhjet e 2015 (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur sot për Report tv nga njësia nr.9 lidhur me procesin e numërimit të votave duke vënë në dukje pjesëmarrjen e lartë që ka pasur në këto zgjedhje.

"Kam monitoruar njësinë nr. 9. kjo njësi ka filluar numërimin rreth orës 12 të mbrëmjes së djeshme. Janë fillimisht numërimet për kryetar bashkie dhe më pas edhe për këshilltarë bashkiakë. Këto zgjedhje kanë treguar një standard të lartë, kjo është treguar edhe nga vëzhgues të OSBE-ODHIR që kanë mbikëqyrur procesin. Pjesëmarrja në këto votime nga zgjedhjet e 2015 ka qenë e lartë, e ka superuar në fakt sepse nga të dhënat paraprak në këtë njësi kanë votuar më shumë në këto zgjedhje. kjo tregon se qytetarët kanë shkuar të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Standardi do të ndiqet", tha Manastirliu.

Ora 11:31
Spiropali: Ku ka si Kolonja! Vota për Erionin bombë

Ministrja për Marrëdhënien me Publikun, Elisa Spiropali ka reagur pas shpalljes së rezultateve për bashkinë e Kolonjës. Bashki kjo ku kandidati i PS, aktori i humorit Erion Isai fitoi me 4279 vota.

Sipas Spiropalit, socialistët në këtë bashki kanë marë më shumë vota se në vitin 2015, ndërsa theksoi se të majtët dhe të djathtët në zgjedhjet e 30 qershorit treguan mirëkuptim me njëri-tjetrin.

"Ku ka si Kolonja! Pjesëmarrja molotov, vota për Erionin bombë, vota për PS më shumë se në 2015-ën, gjithçka tjetër qetësi, qytetari dhe mirëkuptim nga Pepellashi në Çarshovë, të majtë e të djathtë njësoj. Forca Erion Isai, punë punë punë, për Kolonjën që duam"-shkruan Spiropali në rrjetin social Facebook.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 01/07/2019 16:59

    E moj Spiropali shum shpejt do te ngrij buzqeshja ne buze,su ka hy vetja ne qef si palidhje del e fol, po' ty te te rroje Skenderbeu yt, ku ke byth ti mu krujt me Presidentin po' luane zjarrin

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/07/2019 09:10

      Për cilin ”president” e keni fjalën...???

  • Para Laci: 01/07/2019 16:30

    Po' po pa merak do ti pervishen punes su turku sumes, ore ju a kuptoni se keto nuk jane zgjedhje a e degjua raportin e Odirit, po' ju jeni manjake te PS e te krimit

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 12:24

    Votat kerkuat dhe Votat moret. Tani pervishuni punes dhe te shikojme sa te afte jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë