Kryemadhi reagon pas zgjedhjeve: Dështoi ngritja e shtetit monist, tani fillon beteja jonë

Kryemadhi reagon pas zgjedhjeve: Dështoi ngritja e shtetit monist, tani fillon beteja jonë

Dalin fituesit për bashkitë e para, reagon opozita

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
A do të rikthehen protestat? Mesila Doda zbulon çfarë diskutoi me Bashën

Pas takimit me Lulzim Bashën, Mesila Doda pas akuzave kundër Ramës paralajmëroi se protestat do të vijojnë. "Besoj që do të ketë një deklaratë nga Basha, janë konstatimet normale që opozita mban edhe në dritën e zhvillimeve të fundit. Zgjedhjet vërtetuan qëndrimin tonë, që Edi Rama është recitivist në vjedhjen e zgjedhjeve. Do nisni protestat? Besoj se kjo është një nga vendimet që do të merret në vijim, protestat nuk kanë pushuar kurrë" tha ajo.  

Ora 18:25
Skenari i opozitës/ Kryemadhi flet pas takimit me Bashën: Hap pas hapi...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në përfundim të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha nuk pranoi që të zbulonte skenarin e opozitës se cfarë do të ndodhë më tej, por shtoi se cdo gjë do të ndodhë hap pas hapi. Ajo ripërsëriti edhe njëherë se Rama ka rënë, pasi shqiptarët sipas saj, i thanë në shumicë jo. "Të gjitha do të vijnë hap pas hapi, e rëndësishme është që 85% e shqiptarëve i thanë jo Edi Ramës. Cdo gjë ka rënë, cdo gjë është ilegjitime" tha Kryemadhi.

Ora 18:17
A do të kërkojë opozita hapjen e kutive pas kontradiktave me shifrat? Ja si përgjigjet aleati i Bashës

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleati Fatmir Mediu ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me procesin e 30 Qershorit. Mediu u shpreh se qytetarët treguan vlerat me anë të refuzimit të kësaj qeverie të korruptuar, ndërsa shtoi se OSBE/ODIHR tregoi se zgjedhjet nuk plotësuan asnjë lloj standardi.

Qytetarët shqiptarë treguan dhe një herë në maksimum vlerat e tyre duke refuzuar tashmë një qeverisje të korruptuar, por edhe një proces farsë elektoral, që vërtetohet më së miri dhe me qëndrimin e OSBE/ODIHR sot me raportin, ku thuhet se nuk është plotësuar asnjë lloj standardi. Kjo është e papranueshme pas 30 vjetësh demokraci në një vend anëtar të NATO”, deklaroi Mediu.

Lidhur me kontradiktat e shifrave që ka dhënë KQZ-ja, i pyetur nga gazetarët nëse opozita do të kërkojë hapjen e kutive, edhe pse nuk ishte në garë, Mediu u shpreh se çdo gjë që i shërben procesit dhe bën transparencë.

"Nuk më ka shkuar mendja tek hapja e kutive. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se kjo është detyra e opozitës dhe forcave të opozitës për të parë realisht se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ne të garantojmë elementë për zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha ai.

Ora 17:52
Vangjel Dule: Rama u braktis nga shqiptarët, por vazhdon të ndihet 'triumfator'

1561996380_1560774219dulerama.jpg
Edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar pas zgjedhjeve të ditës së djeshme dhe shifrave për pjesëmarrjen. Ai akuzon kryeministrin Rama se edhe pse i braktisur vijon që të ndihet 'triumfator'.

"Diagnoza e Timonierit të Madh sot u bë e njohur botërisht: Kleptomani psikotike dhe seriale elektorale. Edhe pse i braktisur, si asnjë nga ish kryeministrat në largim të 30 viteve të fundit, nga 85% e popullit, ai vazhdon të ndihet “triumfator”! 

Ora 16:13
Pas raportit të OSBE/ODHIR, Kryemadhi dhe aleatët mbledhje me Bashën


Pas deklaratës së kryesueses së OSBE/ODHIR Audry Glover lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, mësohet se aleatët opozitarë janë mbledhur në një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Para pak minutash kanë mbërritur në seli kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, kreu i PAA Agron Duka dhe Kreu i PR Fatmir Mediu.

Takimi pritet të mbahet me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ora 14:57
Strazimiri akuzon Prokurorinë: Nuk kanë ardhur tek PD për të marrë videon ku një vajze i blihet vota në Tiranë


Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije nga selia blu, se KQZ ka bërë shumë shkelej  si dhe ka fshehur krimin elektoral. Sipas Strazimirit,, anëtarët e KQZ janë përfshirë edhe vetë në atë që ai e quan krimi elektoral i Edi Ramës.

Më pas Strazimiri ka hedhur akuza edhe ndaj Prokurorisë duke thënë se ata nuk kanë kryer punën  e tyre dhe kanë anashkaluar denoncimet e opozitës për një rast ku sipas tyre një vajzë e re është blerë për të votuar në Tiranë.

Deklarata e plotë:

  Komisioni Qëndror i Vjedhjeve nuk ka asnjë alibi për të fshehur krimin e manipulimit të pjesëmarrjes në votimet moniste, të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Kamikazët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve janë përfshirë me vetëdije në këtë krim masiv, të orkestruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga çdo herë të tjetër, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk i ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave, por nga telefonatat e një grupi informal në KQZ- drejtuar nga militant të Partisë Socialiste.

Kjo mënyrë, e zgjedhur për të mos lënë gjurmët e manipulimit në sistemin e të dhënave, zhbën alibinë e trashë të KQZ-së për të fshehur krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë palë zgjedhje, sado të kontestuara të kenë qenë ato, që të ketë mospërputhje të tilla masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti.

Ky është një proces i diskretituar. Është një proces nul, jashtë çdo standardi minimal demokratik.

Është për të ardhur keq, që edhe prokuroria, siç pritej, u bërë hapur pjesë e kësaj farse, duke mos hetuar as krimet e reja zgjedhore, të denoncuara nga opozita dhe nga media gjatë këtyre dy ditëve.

Është flagrante që prokuroria akoma nuk ka trokitur në derën e Partisë Demokratike për të kërkuar videon që e ka parë e gjithë bota, ku një grup i strukturuar kriminal nga Partia Socialiste bleu një vajzë të re për të votuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn tek Njësia 9 në Tiranë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga prokuroria për aktin kriminal të blerjes së votës, siç nuk ka patur këto tre vjet me dosjet e tjera të masakrave elektorale të organizuara nga Edi Rama.

Asnjë alibi, as nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve, as nga Prokuroria nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provuan përtej çdo dyshimi se, me Edi Ramën, Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ora 14:30
Zgjedhjet në Kamëz/ Mziu: Provat e manipulimeve do i çojmë deri në Strasburg

Kryebashkiaku i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka komentuar zgjedhjet e 30 qershorit në atë bashki, aty ku deri më tani rezulton fitues kandidati i PS, Rakip Suli.

Megjithatë, ai deklaron se Bashkia Kamëz ka pjesmarjen më të ulët të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në rang vendi.

“Bashkia Kamëz ka rezultatin më të shkëlqyer në shkallë vendi për të abondonuar votimet një partiake në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Rezultatet e monitoruar në terren tregojnë për një rezultat final se në Bashkinë Kamëz është votuar me 8731 votues.”-shkruan Mziu në rjetet sociale.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se partia e tij ka materiale ligjore provë, të cilat do ti dërgojnë në gjykatë, e pse jo deri në Strasburg. Sipas tij, kjo vetëm e vetëm që procesi zgjedhor të shpallet ’nul’.

“Kemi gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulime të shumta të kryera gjatë datës 30 qershor 2019 në Bashkinë Kamëz.
Do t’I drejtohem me të gjitha instrumentat ligjorë OSBE-së,gjykatave përkatëse për çështje zgjedhore,Institucioneve prestigjoze Ndërkombëtare në Shqipëri pse jo dhe deri në Strasburg për të bërë “Nul” një proces zgjedhor “Farsë” të realizuar në Kamëz dhe kudo në Shqipëri.”
-deklaron Mziu.

Deklarata e plotë:

Bashkia Kamëz me pjesmarjen më të ulët të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në rang vendi

Bashkia Kamëz ka rezultatin më të shkëlqyer në shkallë vendi për të abondonuar votimet një partiake në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Rezultatet e monitoruar në terren tregojnë për një rezultat final se në Bashkinë Kamëz është votuar me 8731 votues.
Ky rezultat është tërësisht I saktë për të deklaruar më tej se kutitë e votimit janë dorëzuar nga Qëndrat e Votimit (Q.V) në Komisionin Administrimit të Zgjedhjeve Zonale(KZAZ), me 3 orë vonesë.

Edhe pse ka konstatime të cilat do të deklarohen rast pas rasti për votime për më shumë se një herë I njëjti votues, apo eksport të votuesve nga një zonë votimi në një tjetër apo dhënie para në dorë në këmbim të votave si dhe shpërndarje të ushqimeve të shportave personave me nevojë vunerabël, përbëjnë që përqindja e votuesve të Partisë Socialiste varion nga 5-6% të 100.000 (njëqind mijë) votuesve që janë në listat e votimit.

Edhe pse jemi në pritje të shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja sipas të gjitha monitorimeve në terren, emër për emër të votuesve në Kamëz mbetet % më e ulët e pjesëmarjes nga ana e Socialistëve në kët votime “Monopartiake”.

Kemi gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulime të shumta të kryera gjatë datës 30 qershor 2019 në Bashkinë Kamëz.
Do t’I drejtohem me të gjitha instrumentat ligjorë OSBE-së,gjykatave përkatëse për çështje zgjedhore,Institucioneve prestigjoze Ndërkombëtare në Shqipëri pse jo dhe deri në Strasburg për të bërë “Nul” një proces zgjedhor “Farsë” të realizuar në Kamëz dhe kudo në Shqipëri.

Ora 13:44
Vasili: Ne do të demaskojmë procesin e numërimit të votave


Pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se ditën e djeshme rreth 85% e popullit nuk votuan, ka reaguar edhe nën kryetari i LSI, Petrti Vasili. Ashtu si edhe kryetarja e  partisë që ai përfaqëson, edhe Vasili pretendon se pjesëmarrja në votime ka qenë mjaftë e ulët.
Sipas tij në votimet e djeshme kanë ndodhur masakra që bëhen vetëm në kohën e monizmit. Vasili më pas në deklaratën e tij ka ngritur disa pretendime duke thënë se në Berat, Vorë e Gramsh janë mbushur kutitë në mënyrë që të arrihet një përqindje e lartë votash.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Jemi sigurisht në këtë komunikim së bashku për të vijuar në përmbushjen e premtimit tonë për të denoncuar deri në fund e deri në një masakrën që kanë ndodhur në votimet moniste në ditën e djeshme, votime që ishin të paligjshme, por që kriminalizimi i ka çuar deri në kufijtë e të bërit qesharak.

Po ju jap vetëm shembuj konkret të nderuar qytetarë dhe komentet e tjera po ua lë juve, për të kuptuar se çfarë mendje kriminale, por dhe çfarë mendje idiote e qeveris këtë vend dhe sesi shfrenimi i injorantëve i bashkuar me të babëziturit mund të prodhojë të tilla gjëra.

Në bashkinë e Beratit të nderuar qytetarë sipas të dhënave të KQZ-së të organizatës socialiste që drejton atje dhe që ka marrë për fyti procesin zgjedhor, në Berat kanë votuar sipas KQZ-së 14 000 votues, pra 14 000 qytetarë kanë hedhur votën në kuti. Po çfarë ka ndodhur të nderuar qytetarë, ende pa mbaruar numërimi, pra janë dhe 7 kuti për tu numëruar, anë gjetur 2000 vota më shumë në kutitë në votimit, pra kanë votuar 14 mijë dhe në kuti gjenden 16 mijë vota akoma pa mbaruar votimi, këtu besoj PS pret një rezultat tjetër 130, 140, 150%, pra luftohet për rekorde shumë të larta, gjithmonë mbi 100%, përtej ëndrrave të partisë së punës dhe të Enver Hoxhës në kohën e tij që deri tek 99% e arriti. Megjithatë të jemi gjithmonë më të përgjegjshmen dhe të kujdesshëm për çdo gjë dhe të vlerësojmë këtë situatë kriminale.

Kanë përfunduar zgjedhjet në bashkinë e Vorës, sërish kemi të njëjtën histori suksesi dhe fitoreje mbi 100%, nga 6120 votues, në kutitë e votimit gjenden 6208 vota. Kutitë e votimit sipas hajdutëve socialistë janë shndërruar në sera të cilat punojnë me rendimente të larta dhe prodhojnë gjithmonë rezultate mbi 100% të votave, pra janë realizuar objektiva madhore,  të marrin më shumë vota se sa qytetarë, mbi 100% dhe me këtë ritëm dhe më këto vota të marra me tepri mund të ngremë edhe nja 3 bashki deh të shkojmë në 64 bashki. Megjithatë vazhdojmë të jemi në denoncimin tonë, e njëjta gjë edhe në Memaliaj, përsëri mbi 100%, nga 4150 njerëz që kanë votuar, në këtu gjenden 4206 vota sërish kandidati fiton me 100 e ca % te votave.

Urime këtyre kandidatëve të cilët fitojnë me 100 e ca % të votave.

E njëjta gjë ndodh në Himarë, nga 4165 votues të raportuar nga KQZ, nga organizata socialiste në KQZ 4209 vota gjenden në kuti, mbi 100%, edhe këtu ecim me mbi 100%.

Kandidatët socialist që fitojnë, thjesht gara është që dikush ecën të 130%, dikush 140, 103, 104, këta me 102 dhe 103% sigurisht që do iu merren masa ndëshkimore se nuk kanë realizuar planin e tejkalimit.

E njëjta gjë ndodh dhe në Selenicë dhe ka më shumë vota në kuti se sa votues, 6200 votues thotë KQZ dhe në kutitë e votimit gjenden 6293 vota. E njëjta gjë ndodh në Gramsh nga 8947 vota sipas KQZ-së socialiste, në kutitë e votimit gjenden 9076 vota,pra afër 1000 vota më shumë.

Siç e shikoni ka një tejkalim mbi 100% të qytetarëve. Në konkluzionin tonë shqiptarët u përballën me një proces tërësisht të paligjshëm dhe antikushtetues, monist, të drejtuar nga KQZ-ja socialiste, organizata përkatëse socialiste në KQZ, në të gjitha KZAZ dhe KQV, të cilët janë evidentuar dhe mijëra dëshmi të tjera që do vazhdojmë të ua denoncojmë. U futën dhe mbyllën dritat duke mbushur kutitë. Duke qenë vulgarë dhe të trashë siç kanë dhe kryeministrin e tyre, harruan këta derdimenë dhe këta delenxhinj, e mbushën vota mbi 100%.

Ky turp, por edhe ky faj shumë i rëndë penal, rëndon që mbi katër anëtarët e KQZ-së,  tashmë një bandë socialistësh që shkatërron çdo ligjshmëri dhe deri te të gjithë ata banditë të tjerë që kanë mbushur kutitë, të cilat  po vetë u vetëdemaskuan. Procesi i demaskimit të këtyre delenxhinjve nuk do të ndalet, pavarësisht se ndonjëri duke dëgjuar këto shifra do të thonte që këta janë sa delenxhinj edhe idjotër.

Ora 13:41
Reagon PD në Korçë: Kur të vijmë ne në pushtet nuk do të jetë kështu

Me anë të një deklarate për mediat, kreu i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka denoncuar sipas pretendimeve që ai ngre se në qarkun e Korçës ka patur një pjesëamrrje mjaftë të ulët.

Sipas Manos, qarku i Korçës është qarku që ka përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes pas Vlorës dhe Shkodrës.

Mano në deklaratën e tij duke u bazuar në monitorimet e Partisë Demokratike në Korçë pjesëmarrja nuk ka qenë më shumë se 14 %. Mano garanton se gjithçka do ndodhë në këtë periudhe dhe më pas nën qeverisjen e PD ,nuk do të jetë e ngjashme me klimën e asaj që ai quan 'terrorit të organizatës të socialistëve. Atë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet do të jetë liria në një klimë qytetare.

"Qarku i Korçës pas Vlorës dhe Shkodrës ka përqindjen më të ulët të pjesëmarrësve në farsën e votimeve të organizatës socialiste. Sipas monitorimeve te PD KORCE jo me shume se 14% e votuesve korçare kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Refuzimi masiv nga ana e qytetareve ishte fundi i një regjimi diktatorial të 6 viteve te Rilindjes." ka deklaruar ai.

Mano mirëkupton të gjithë ata që sipas tij nën presion janë detyruar te shkojnë në votimet e organizatës socialiste.Ai më pas falenderon të gjithë ata që kanë lënë mbi 2000 fletë votimi të pavlefshme,të gjithë qytetarët të citët treguan se fundi i këtij regjimi ka ardhur .

"Asgjë nuk do të ndalojë popullin e Korçës për të votuar ashtu si ai do. Së bashku do te shkojmë ne zgjedhjet e 13 tetorit . Garantoj se gjithçka do ndodhe në këtë periudhe dhe me pas nen qeverisjen e PD ,nuk do te jete e ngjashme me klimën e terrorit te organizatës te socialisteve. Atë qe do te beje PD kur te vije ne pushtet do te jete liria ne një klime qytetare. Atë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet do të jetë liria në një klimë qytetare." ka deklaruara Mano.

Ora 13:26
Ish-zv.kryeministrja e Kosovës: Ndëshkimi i Ramës, zgjedhjet e djeshme na kthyen 3o vite pas

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka komentuar zgjedhjet e djeshme lokale në Republikën e Shqipërisë.

Sipas saj këto zgjedhje ishin moniste dhe një kthim prapa i arritjeve 30 vjeçare të demokracisë.

Tahiri është e mendimit se kryeministri Rama u ndëshkua për lojërat me kufijtë, që sipas saj janë të rrezikshme.

Në përfundim, ajo është shprehur se pjesëmarrja e ulët në votime është një ndëshkim për kryeministrin e vendit.

Reagimi i plotë:

Edita Tahiri "Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë"
Me vemendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese, qytetaret dëshmuan se civilizimi jonë si komb shqiptar është i lashtë. E dëshpruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30 vjeqare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala "zgjedhje" don të thotë që qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj ky edhe është një parim themelor i demokracisë. Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 përqind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Rames për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës.

Ora 12:47
Reagon përsëri PD, Kaso: Manipulim masiv nën kontrollin e Ramës (VIDEO)

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Ivi Kaso, ka reaguar përsëri në lidhje me procesin e votimit. Këtë radhë, Kaso pretendon se kutitë janë mbushur me vota të paligjshme.

Sipas Ivi Kaso këto janë votime moniste dhe mbushja e kutive ka ardhur për shkak të mungesë dhe refuzimit të votuesve. Kaso  deklaruar ndër të tjera se qëllimi i kryeministrit, për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Reagimi i plotë i Ivi Kaso:
"Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi.  Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.  Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më  shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi.

Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota.

Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar

Bashkia Lushnjë me 843 vota.

Malësia e Madhe me 665.

Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë

Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.

Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme."

Ora 12:23
Alarmon Nishani: Ndizet fitili i destabilitetit në Shqipëri

“Sot më 1 korrik të vitit 2019, demokracia, modeli politik, dinjiteti i shtetit dhe qytetarit në Shqipëri janë gdhirë të goditur rëndë dhe poshtëruar djallëzisht.”- kështu ka deklaruar ish-Presidenti Bujar Nishani ditën e sotme pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas tij Republika është përdhosur dhe sistemi politik e shoqëror ka hyrë në fletët më të zeza të historisë.

“Sot, rendi politik, shoqëror dhe social i Shqipërisë ka hyrë në një destabilitet të rëndë, afati i të cilit nuk dihet se sa do të zgjasë dhe pasojat e të cilit janë sa të pa parashikueshme aq dhe fatale për këtë vend.”- shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Në përfundim ish-presidenti është i mendimit se ka filluar beteja mes qytetarëve dhe regjimit.

Reagimi i plotë:

Sot më 1 korrik të vitit 2019, demokracia, modeli politik, dinjiteti i shtetit dhe qytetarit në Shqipëri janë gdhirë të goditur rëndë dhe poshtëruar djallëzisht.

Kjo përdhosje e Republikës sonë dhe ky minim i rëndë, për pushtet personal, ndaj sistemit politik dhe shoqëror ka hyrë tashmë në fletët më të zeza të historisë së shqiptarëve e do të mbetet aty përjetë si një prej vandalizmave më të shfrenuar ndaj kores së ekzistencës së këtij vendi dhe do të përmendet gjithmonë si një turp barbarësh.

Sot, rendi politik, shoqëror dhe social i Shqipërisë ka hyrë në një destabilitet të rëndë, afati i të cilit nuk dihet se sa do të zgjasë dhe pasojat e të cilit janë sa të pa parashikueshme aq dhe fatale për këtë vend.

Projektuesi dhe prodhuesi i këtij destabiliteti, pushteti aktual në Shqipëri, ka deklaruar se këtë “status quo”, do ta mbrojë me forcën e dhunës së policisë dhe shtetit paralet të grupeve të krimit të organizuar e të financuara nga pushteti.

Ky është fitili tashmë i ndezur i këtij destabiliteti në Shqipëri, më i rëndi që prej vitit 1990.
Vjedhja e zgjedhjeve përmes grupeve të krimit të organizuar,

Procedura e përdorur për emërimin e Prokurorit të “përkohshëm” të Përgjithshëm,
Kapja politike me militantë ekstremistë partiak të organeve të krijuara të vetingut dhe emërimeve në sistemin e drejtësisë,
Bashkëjetesa e hapur e një qeverie me krimin e organizuar dhe ndarja e pushtetit me të,
Vjedhja me VKM dhe ligje nominale e buxhetit të qytetarëve më të varfër në Europë.

Grabitja pa maska e pronave publike e private dhe dhurimi i tyre financuesve të blerjes së zgjedhjeve dhe trafikantëve të drogës,
Lirimi nga burgjet e vrasësve seriale dhe përdorimi i tyre për të kërcënuar dhe shantazhuar oponentët politik të qeverisë,
Injorimi dhe përqeshja e përcaktimeve dhe kufizimeve kushtetuese dhe ligjeve mbi “checks e balances” midis pushteteve dhe institucioneve kushtetuese,

Ngritja në sistem e funksionimit të politikës, shtetit, shoqërise, pushteteve mbi kulturën e parave të pista përfituar nga trafiku i drogës dhe vjedhjes së buxhetit publik,

Bllokimi i hetimit dhe gjykimit penal të skandaleve dhe përfshirjeve kriminale të pushtetarëve,
Kthimi i kultivimit të kanabisit dhe rrugëve të transportit të kokaines e heroinës në politika qeveritare,
Ndalimi i dhunshëm i pjesmarrjes së opozitës në komisionet e votimit,
Kthimi i policisë së shtetit në një organizatë politike anti-opozitë dhe anti-komunitare,
Arrestimi i deputetëve dhe drejtuesve të lartë të opozitës, 
Shkarkimi i dhunshëm i kryebashkiakut të Vaut të Dejes, etj., etj., përbëjnë modelin dhe precedentin më skandaloz, të rrezikshëm dhe destabilizues të Republikës së Shqipërisë.

Por, aq sa i rëndë është ky model po aq i kushtueshëm dhe fatal do të jetë si bumerang nesër mbi autorët e krijimit të tij.
Sot më 1 korrik 2019, Partia Mëmë rilindi bashkë me rregjimin e saj monist.
Tashmë një rregjim jo mbi bazën e ideologjisë bolshevike por mbi dhunën e krimit të organizuar dhe vjedhjes së pasurive marramendëse nga xhepi i shqiptarëve.

Asnjë instrument pushteti i prodhuar jo vetëm artificialisht por dhe në dhunim të vullnetit të popullit nuk do të mund të ekzistojë dhe funksionojë dot.

Kjo është ligjësi historike e njerëzimit që nuk e ndryshon dot asnjë qënie humane sado nën mutacionin e një monstre qoftë ai.
I gjithë ky model i përçudnuar dhe ngritur në sistem, siç u konfirmua më 30 qershor mbështetet dhe mbahet në këmbë nga pakica e shqiptarëve dhe nga një grusht bandash të krimit të organizuar. 

Në këtë rregjim, beteja e opozitës dhe shqiptarëve për shtetin normal dhe të së drejtës nuk mund të jetë vetëm për një proçes zgjedhjesh të lira dhe demokratike, por ajo nis me to. 

Ajo është një betejë që nuk përmbyllet brenda një nate dhe as me një përballje. 
Guximi, besimi, mënçuria dhe popullariteti ndaj kauzës janë po aq me vlerë dhe të rëndësishme sa kauza vetë.
Sot më 1 korrik 2019 vijon me më shumë motiv beteja qytetare me rregjimin.

Ora 12:18
Një ditë pas zgjedhjeve, Berisha takohet me Bashën

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në selinë blu vetëm pak më parë ka mbërritur Berisha, aty ku po mbahet edhe takimi.

Nuk dihen me siguri bisedat mes tyre, por me shumë gjasa kanë të bëjnë me zgjedhjet e djeshme dhe hapat që do ndërmarë opozita pas rezultateve.

Ora 12:11
Kryemadhi reagon pas zgjedhjeve: Dështoi ngritja e shtetit monist, tani fillon beteja jonë (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë zyrtare një ditë pas zgjedhjeve vendore që u mbajtën dje në vend. Kryemadhi hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama se zhvilloi zgjedhje moniste me një parti teksa e quajti fitore të opozitës pjesëmarrje në këtë proces. Ajo tha se tashmë është detyra e opozitës që të përfaqësojë 85% të shqiptarëve që dje refuzuan Edi Ramën.

"Nuk arritën dot të largojnë dot ankthin sikletin dhe djersën kryetarit të tyre. Dita e djeshme ishte një tentativë e dështuar e ngritjes së një shtetit monist. Sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i krimeve por shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë me mospjesëmarrjen e tyre. opozita duhet të marrë përsipër zgjedhjen e krizës ku Edi Rama dhe klika e tyre e kanë futur Shqipërinë. Shqiptarët sot presin një ekonomi që garanton të ardhmen. Kërkojnë t'i japin fund ankthit dhe vuajtjes. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuar regjimin monist të Edi Ramës por duhet të punojmë për të fituar besimin e tyre. Janë bërë dhe punë të mira po asnjëra prej tyre nuk lidhte me qeverisjen e Edi Ramës. Kemi vënë në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm të lidhur me krimin. vendosja e regjimit të vizave do thotë se me Edi Ramën po shkojmë drejt një regjimi. Lufta kundër krimit dhe grabitjes që qeveria i bën shqiptarëve me taksa të larta. Shqipëria është zbrazur në këto katër vite dhe ne duhet të bëjmë çdo sakrificë për të kthyer shpresën. ne duhet të kemi përgjegjësi tashmë për të ofruar zgjidhje afatgjata por për të vendosur njëherë e përgjithmonë për një drejtësi. Për LSI rezultatin i djeshëm është pikënisja e një përgjegjësie të madhe. Tani beteja jonë është për shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. tashmë fillon beteja përballë zhdukjes njëherë e përgjithmonë ndaj krimit të organizuar. Tashmë 85% janë aleatë me ne", tha Kryemadhi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BUBURECI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 01/07/2019 18:53

    Ore akoma del në qarkullim fatmir JEVGJIT mediu kriminel me duart plot gjak. Po kjo është e pa falshme ky evgjit të vazhdoi e të kakarrisi në një koh që ky çuni fatorinos duhet të ishte kalbur në burg.

    Përgjigju
  • Karabushi: 01/07/2019 18:31

    Te gjithe ju te deklaratave hani sa te ngopeni ama plot e perplot Kush ju tha te dezertonit ?????!!!! ata nxirni te flasin se ju thjeshte jeni TELLALLE qe tellallosni nja pese muaj me radhe e ju ka dale boja fare Ne kete situate qe jeni duhet te mbyteni me peshtymen tuaj me S b me President me shkarkim me luli me Mona me petrit e ME JARI K KANDARI

    Përgjigju
  • Vlora: 01/07/2019 16:58

    Hajde moj Shqipetarja.Com mi paskerke rradhit me foto ne te njejtin vend Surratet e deshtuara dhe te bojkotuara nga trute respektive. hahaha Hajde redaksi hajde me shume budallenj bashke vetem tek Cmendina Vlore gjen.

    Përgjigju
  • Mona: 01/07/2019 15:24

    Populli kesaj qe llapni ju i thote PORDHE me RIGON,asnje nuk ju degjon

    Përgjigju
  • Populli: 01/07/2019 15:01

    Te pakten sot heshtni,dje foli populli e ju dha derrmen e fundit,mbylleni bucen plehra se na neveritet vendin,prisni trenin e rdhes qe niset ne Qershor 2021,deri atehere tung dhe reflektoni.

    Përgjigju
  • Xxx: 01/07/2019 14:40

    Betejen e zhvillove ti o fallxhore qe deklarove me ze dhe figure qe do behet me keq se 97ta me njerez te paguar si mercenare, thuaj vehtes tende gjynahet qe i ke bere ketij populli me vjedhet qe jane te pa justifikuara

    Përgjigju
  • robi: 01/07/2019 13:33

    Me sharebajgat e leshelise Kejdi dhembcakallja dhe Nora ....përpara leshilikes per ne koshin e plehrave te historisë, Nafije baxhella ne,lajthitje totale, ka folur naten me zotin, ka mbetur me 190 antare ne gjithë Shqipërine

    Përgjigju
  • Emigrati: 01/07/2019 13:15

    Amerikant Ju futen 2 kemb ne njé kpuce P. D e L S I viva Stauniti d'America

    Përgjigju
  • xreport: 01/07/2019 13:11

    ke te drejt do filloje perballja me ligjin

    Përgjigju
  • TYT TOPI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 01/07/2019 13:00

    O monika ti e ke mar rugën e mutit me koh o familje qelbësir. Ti je një fshatare pa pik niveli me një nivel 0 o monika fallxhorja. Po filxhani të tradhtoj se likja do ta haj o monika shapllamaj.

    Përgjigju
  • toni: 01/07/2019 12:35

    duhet te shtysh me fort mona

    Përgjigju
  • Adi: 01/07/2019 12:31

    Ku u sh.....e ti dje se burri jot u sh.....e me nenpunsin e vete qe e mbane te lidhure me litare pas vetes si qene dhe kerkoje te shkoje the me futbollista me sa duket nuk ja varen bith q...t

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 12:25

    Po para 30 qershorit a nuk kishit aksion opozitar ?Je bo tamam si ato " Desperate Housewives "

    Përgjigju
  • Lsi shkolla e kuqe: 01/07/2019 12:24

    Zhdukuni te korruptuar ne burg e keni vendin...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 01/07/2019 11:22

    Cila opozite??! Ajo qe braktisi zgjedhesit dhe zgjedhjet??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja