Politikë
-
Romina Kuko është dorëhequr nga posti i zëvendësministres së Brendshme pas fitores si deputete në listën e sigurt të PS në qarkun e Korçës. Ajo i ka drejtuar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama, duke falënderuar për besimin dhe duke i hapur rrugë angazhimit të saj në Kuvend.
27 Maj 2025, 17:29 -
-
Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se iu vodhën votat nga kandidatët e tjerë të PD, kërkon pamjet filmike nga KQZ
27 Maj 2025, 17:19Kushëriri i ish kryebashkiakut Elvis Roshi, Elton Roshi, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave, përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor në Qarkun Tiranë, përjashtuar KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.
-
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
27 Maj 2025, 17:15Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
-
Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)
27 Maj 2025, 17:14Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dorëzon ankimim në KAS, për rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Adriatik Lapaj: Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ!
-
Sulmi i deputetëve të PD-së ndaj gazetarëve, reagon OSBE në Tiranë: Shqetësim për sulmet ndaj medias gjatë zgjedhjeve në Shqipëri
27 Maj 2025, 16:31OSBE ka shprehur shqetësim për incidentet ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit, duke i cilësuar këto si kërcënim për lirinë e medias. Organizata bën thirrje për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri.
-
-
Zgjedhjet/ PD kërkon përsëritjen për Kukësin, KAS i rrëzon 3 kërkesat, pranohen 2! ‘Provë’ lajmi i portalit të familjes Berisha! Mbledhja e radhës më 30 maj
27 Maj 2025, 16:24KQZ nisi të shqyrtojë kërkesat e PD për përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit. Një foto që media e familjes Berisha pretendon të jetë një presion i PS ndaj policëve për vota, është publikuar nga vetë Eduard Shalsi Ditën e Dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.
-
SHBA ‘certifikon’ 11 majin/ Ambasada: Urime për zgjedhjet, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë
27 Maj 2025, 16:01Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane, SHBA urojnë për mbajtjen e zgjedhjeve duke konfirmuar vijimin e partneritetit me Shqipërinë, e cila do të drejtohet dhe për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Përgjigja vjen pak orë pasi Berisha tha se SHBA heshti për zgjedhjet, por në fakt përgjigja është e qartë.
-
Lufta kundër Antisemitizmit/ Ministri Hasani vizitë dyditore në Izrael, takime me homologun dhe Kryetarin e Knesset: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve
27 Maj 2025, 15:53Vizitë dy-ditore pune në Izrael e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit. Hasani: Fluturimet 5 herë në javë Shqipëri-Izrael kanë dhënë impakt në turizëm
-
Jo më një “armatë” përkthyesish! Një modul nga Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Kaso: Mbi 95.5% saktësi
27 Maj 2025, 15:44Askush nuk do ta kishte menduar deri pak vite më parë, që inteligjenca artificiale do të bëhej pjesë e pandashme e jetëve tona, madje duke dhënë një kontribut të madh në një prej proceseve më të rëndësishme të vendit, siç është integrimi në Bashkimin Europian. Një modul i krijuar me inteligjencë Artificiale që përdoret aktualisht nga më shume se 1400 ekspertë te integrimit, po bën të mundur përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së
-
VIDEO/ Berisha bëhet përsëri ‘lëmsh’ gjatë konferencës, ngatërron datën e zgjedhjeve: Farsa e majit të vitit 2005...!
27 Maj 2025, 15:42Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe sot “demencës politike” teksa mbante konferencën e radhës para gazetarëve, në atë që ai ka nisur ta denoncojë si “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
-
SKEDA/ Meta, ish-presidenti i dytë i pandehur! SPAK: Fitoi 6.5 mln euro nga afera CEZ-DIA! S’deklaroi 400 mijë dollarë për lobimin! Vjehrra i pastroi paratë
27 Maj 2025, 15:14Cilat janë çështjet kryesore për të cilat Meta dhe Kryemadhi u vendosën nën hetim, dhe sot janë të pandehur? Skeda në vijim ju njeh me detajet e hetimeve për CEZ-DIA, lobimin dhe SHBA dhe atë pasuror, dhe gjetjet e SPAK që çuan ish Presidentin në qeli dhe Kryemadhin me masë sigurie.
-
-
-
Meta bisedë telefonike me gazetarët: Një maskara brenda partisë më tradhtoi, shiti listën me 12 mijë votues se donte të zinte vendin e Tedi Blushit
27 Maj 2025, 14:36Kreu i PL-së hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit.
-
-
Ankimimi i PD për disa qarqe, Andon Kume për Report TV: Mund të ketë hapje të kutive, jo përsëritje të zgjedhjeve
27 Maj 2025, 14:28Ai thotë se mundësia për t’u përsëritur zgjedhjet është e pakët, por mund të lejohet hapja e kutive dhe rinumërimi i votave.
-
Aleati Meta i pandehur, Berisha në pritje të gjykimit në themel për Aferën “Partizani”! Ende pa short për treshen e gjyqtarëve, Davidhi s’ka dorëzuar vendimin
27 Maj 2025, 14:08Teksa aleati i tij Ilir Meta merret sot zyrtarisht i pandehur, për Berishën në GJKKO ende nuk ka një datë shorti për caktimin e treshes gjykuese të dosjes së aferës Partizani. Në Sekretarinë e Gjykatës ende nuk është dorëzuar vendimi i zbardhur i gjyqtares Flojera Davidhi që më 19 maj vendosi kalimin në gjyq për të pandehurit Berisha, Malltezi dhe bashkëpunëtorët e tyre
-
Berisha ‘dredhon’ kur pyetet për Bashën: Nuk e zgjodha unë atë, por anëtarësia! Unë e mbështeta se ishte i ri!
27 Maj 2025, 12:54Sali Berisha i dredhoi pyetjes në lidhje me Lulzim Bashën, teksa u ngrit teza se kishte marrë një humbje edhe më të thellë se ai më 2021.
