Politikë
-
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri gjatë Asamblesë Kombëtare së kësaj force politike ndonëse thekson se ky vendim i takon kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Report Tv, deputeti Bushati flet edhe për një mënyrë të re të të bërit fushatë, duke respektuar distancën për të shmangur covid-19.
7 Korrik 2020, 16:59 -
Pampuri: Qarkullimi i elitave në PD domosdoshmëri! Basha me lista të parapërgatitura? Zëra që vijnë nga e majta
7 Korrik 2020, 16:38Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike për rikthimin e të ashtuquajturës 'Gardë e Vjetër'. Ish deputetja Orjola Pampuri në një intervistë për Report Tv e mirëpret këtë lëvizje, por konsideroi domosdoshmëri edhe mirëpritjen e emrave të rinj të kësaj force politike. Pas 8 viteve në opozitë, sipas saj selia blu duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.
-
OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve
7 Korrik 2020, 16:24OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave.
-
'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!
7 Korrik 2020, 14:541 orë e 20 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit mes opozitës së re dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, nuk ka prodhuar asnjë rezultat përtej pritshmërive. Opozita e re nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që janë hapja e listave, vendosja e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore. Të gjendur përballë kësaj rezistence të opozitës së re dhe mungesës së votave për ta votuar marrëveshjen të vetëm në Kuvend, Rama tha se është i gatshëm për një tryezë tri palëshe, mazhorancë, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare për të diskutuar për listat e hapura, por "topin" ia la dy opozitave.
-
Pas Zingraf Basha pret në PD Idrizin dhe Kryemadhin, ja për çfarë u diskutua
7 Korrik 2020, 13:56 -
Basha: Situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit, 3 muaj izolim shkuan dëm, qeveria asnjë masë
7 Korrik 2020, 13:37Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit.
-
Panariti: Bujqësia drejt falimentit, i vetmi sektor që mbeti pa mbështetje gjatë pandemisë (VIDEO)
7 Korrik 2020, 13:18Në një deklaratë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti drejton gishtin nga qeveria, që sipas tij ka braktisur bujqësinë.
-
Baçi për protestën e puntorëve të Albpetrol: Drejtuesit tallen më puntorët për pagat, dërgojnë mesazhe kërcënuese
7 Korrik 2020, 11:19Sipas Baçit drejtuesit e Albpetrol përveç shkeljeve të shumta bëjnë edhe presione me mesazhe.
-
Denoncimi i PD: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID-19! Pse Prokuroria nuk vepron?
7 Korrik 2020, 11:15Partia Demokratike ka denoncuar se zyra vendore e arsimit në Tiranë është vatër e mundshme e përhapjes së koronavirusit.
-
Basha takim 'kokë me kokë' me ambasadorin gjerman! Më pas thërret në seli Kryemadhin dhe Idrizin
7 Korrik 2020, 10:21Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf i ka shkuar në zyrë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku reforma zgjedhore ishte në fokus të takimit. Më pas Basha thirri në seli kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
-
-
-
-
Kryemadhi sulmon opozitën e re: U mashtrua nga Rama me mbyllje dosjesh korruptive
6 Korrik 2020, 21:25 -
-
Kryemadhi në Report Tv akuza të forta Ramës: Mos është nxitësi i aktakuzave të Hagës ndaj Thaçit e Veselit? Konsensusi për 'Zgjedhoren' u arrit falë Yuri Kim
6 Korrik 2020, 21:08Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se konsensusi për zgjedhoren u arrit falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje. Ajo hodhi akuza të forta për vizitën e Ramës në Kosovës duke ngritur pyetjen se mos ai është nxitësi i aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata e Hagës?
-
Ekipi i fushatës, Lulzim Basha zgjedh ish-ministrat dhe drejtorët e Berishës (Emrat)
6 Korrik 2020, 19:44Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë procesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha.
-
Përmeti në Report Tv: Gati të bashkëpunoj me Bashën nëse kërkon hapjen e listave, me ndryshimin e sistemit Rama-Basha e Kryemadhi s'e kanë vendin e sigurt
6 Korrik 2020, 19:00Për Andi Përmetin nëse hapen listat Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk e kanë vendin e sigurt në parlament.
-
Do të kandidojë për deputet, Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së Kamzë
6 Korrik 2020, 18:23Sipas udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen.
-
Hyseni në Report Tv: Na duhen votat! Marrëveshja e 'Zgjedhores' dhe propozimet e opozitës parlamentare në një draft të vetëm
6 Korrik 2020, 17:01Partia Socialiste është e vendosur të kalojë draftin e miratuar me Partinë Demokratike për zgjedhoren së bashku me propozimet e opozitës parlamentare. Deputeti Alket Hyseni në një intervistë për Report Tv tha se mazhoranca e sheh si detyrim të realizojë pjesërisht ndryshimet kushtetuese ndonëse demokratët e kundërshtojnë.