Politikë
-
Nga Korça ku takoi strukturat e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi theksoi se kjo forcë politike nuk e sheh të besueshme tryezën e mbledhur për diskutimet për ndryshimet për reformën zgjedhore. Për Patozin fajtorë të krizës politike janë PD dhe PS dhe duket se të dyja këto forca nuk duan ndryshim të sistemit aktual.
19 Janar 2020, 11:49 -
Bardhi: Po verifikojmë 15 kryebashkiakë! Sistemi, jo pengesë që PD-ja të fitojë, por të vendoset me referendum (VIDEO)
18 Janar 2020, 22:27Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nga Korça pas një takimi që ka patur me forumin e grave, i pyetur nese PD do te ketë emra të tjerë kryebashkiakësh me probleme me drejtësinë që do të denoncojë u shpreh se në proces verifikimi janë të paktën 15 emra.
-
Pushimi i akuzës! Braçe: Gjykata e shpalli Bashën, të papërdorshëm! Si u katandis gjyqtari në llum
18 Janar 2020, 20:48Braçe thotë se pavarësisht se Basha e pranoi vetë duke deklaruar se Nik Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD në Amerikë, Gjykata e shpalli të papërdorshëm.
-
'The Times' bën 'shembull' Bashën! Zbërthen skemën financimit nga kompani fantazmë
18 Janar 2020, 19:51“The Times” duke zbërthyer skemën e madhe të mashtrimit shkruan se “Në vitin 2018 regjistrimet publike treguan se kishte paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të Z.Basha. Z. Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo akuzë u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj të shpërbëhej vitin e kaluar pa identifikuar kurrë një pronar të vërtetë përfitues.”
-
Arrestimi i vëllait të shefit të Rrugores së Dibrës për drogë, PD: Provë e qartë për SPAK-un si u vodhën votat
18 Janar 2020, 17:41Enkelejd Alibeaj akuzoi se i arrestuari është recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Edi Rama.
-
Çamët përkujtojnë 29-vjetorin e shoqatës, Idrizi: Të zbatohet rezoluta! Kemi shumë plagë të hapura me Greqinë (VIDEO)
18 Janar 2020, 16:42Shpëtim Idrizi e vuri theksin tek përpjekja që sipas tij çështja çame të njihej nga Greqia dhe si qeveria shqiptare është përpjekur të mos i japë rëndësi, genocidit ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.
-
PD vijon akuzat kundër OSHEE-së: Biznesi humbet 180 mln euro për shkak të shkëputjes së energjisë
18 Janar 2020, 16:22Eno Bozdo përmes një deklarate nga selia blu akuzoi se problematika e rëndë e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe që paguajnë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, në formën e tarifave të larta të blerjes së energjisë elektrike, por edhe në formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qartë nga Raporti i Bankës Botërore.
-
Vangjel Dule këmbëngul: S'ka integrim në BE pa respektuar minoritetin grek
18 Janar 2020, 15:53Vangjel Dule vijon akuzat kundër qeverisë dhe bën thirrje për respektimin e minoritetit grek
-
‘Me Berishën ishim gati të vriteshim’, Majko thirrje të fortë nga Prishtina: 'Vllau' nuk falenderohet! Çfarë tha për Ramën dhe Metën
18 Janar 2020, 14:59Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka mbajtur sot një fjalim të ndjerë përballë liderëve kosovarë dhe presidentit Ilir Meta, gjatë ceremonisë së organizuar në Prishtinë për të falenderuar shqiptarët për përkrahjen gjatë periudhës së luftës. Majko tha se nuk është koha për falenderime pasi vëllezërit duhet të jenë pranë njëri tjetrit në ditë të vështira.
-
Kulluri: Vetëm 1 në 6 demokratë mbështesin Bashën! PD fushatë anti-LSI në 2017, sot e ka ulur në prehër (VIDEO)
18 Janar 2020, 13:56Për Kullurin, është e pafalshme që PD është në aleancë me LSI-në, kur e gjithë fushata e 2017-ës ishte fokusuar si një goditje për LSI-në. Ai kërkon që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD për një program elektoral në zgjedhjet 2021. Kulluri në Report Tv: Humbja e 2017-ës ja pamundëson fitoren Lulzim Bashës në 2021-shin, është humbje e rëndë, dhe sjellje e papërgjegjshme pas asaj humbje, sa rrënimi i Bashës është i parikuperueshëm.
-
PD i kërkon Prokurorisë së Dibrës informacion për dosjen 184: Çështja të transferohet në SPAK (VIDEO)
18 Janar 2020, 13:40Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se sipas saj, atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër nga ana e qeverisë Rama.
-
Kryemadhi: Këshilli politik, detyroi Edi Ramën të pranojë që parlamenti është ilegjitim, të bëhemi gati për zgjedhje
18 Janar 2020, 12:58Kryemadhi i doli në krah ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh u padit për shpifje në Gjykatën e Prishtinës, nga kreu i qeverisë shqiptare, Rama. Në të njëjtëjn linjë të akuzave të Haradinajt, edhe Kryemadhi thotë se Rama ka tentuar të copëtojë Kosovën për llogari të Serbisë së Madhe.
-
'Humba' 30-vjetorin! Meta kujton eksodin gjatë luftës së Kosovës: Vinim nga ndarja pas '97-ës, u bëmë si një trup i vetëm
18 Janar 2020, 12:10Teksa mori pjesë sot në një ceremoni të organizuar në Prishtinë në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin e ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga regjimi serb, Meta kujtoi eksodin masiv dhe solidaritetin e shqiptarëve duke e quajtur vitin 1999, një vit të jashtëzakonshëm për historinë e Ballkanit dhe vendit tonë.
-
Murrizi: Do vendosim në provë Metën për ndryshimin e sistemit me referendum! Gjikondi: Ja pse deri në 31 mars reforma s'mund të miratohet
17 Janar 2020, 23:01Për Myslim Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një 'çorbë e prishur'. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura. Edhe nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj e pranoi se listat e hapura janë në interesin e partive të vogla. Palët kanë deklaruar se para 15 marsit do të miratohet reforma zgjedhore, por aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se vendi deri në 31 mars ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe bazuar në ligj nuk duhet të ketë asnjë ndryshim thelbësor të ligjeve që kanë të bëjë me zgjedhjet dhe me shumë gjera të tjera.
-
Bardhi i bën thirrje SPAK-ut nga Durrësi: Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave
17 Janar 2020, 22:15Gazmend Bardhi pasditen e sotme zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Durrës ku kërkoi nga SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.
-
'Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK me Bashën...' Balla akuza ndaj gjyqtarit që pushoi dy çështje brenda javës në favor të kryedemokratit
17 Janar 2020, 20:13Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarit që pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për "lobimin rus", Lazër Sallaku, i njëjti gjyqtar që sot vendosi lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”.
-
'Humbët 64 mln euro për 2019'!/ OSHEE i përgjigjet PD-së: Ishte vit thatësire, po paguajmë borxhet dhe vendimet e gjyqeve
17 Janar 2020, 17:49Sipas OSHEE-së, humbjet në rrjet për vitin 2019 zbritën përtej parashikimeve, ndërsa arkëtimet janë rritur me 2% përtej planit. Por megjithatë, OSHEE-së thotë se institucioni bilancin e vitit 2019 pritet ta mbyllë me një bilanc negativ prej 7.4 miliard lekësh.
-
Gjosha: Dëshira e LSI-së s'ka peshë të madhe, për sistemin vendosin PS dhe PD-ja
17 Janar 2020, 16:18Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, drejtuar nga Denis Minga shprehet se ndryshimi i sistemit nuk është cështje dëshire e LSI-së, pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin.
-
Marrëveshja/ Ish-kreu i KQZ: Politika nuk do ndryshim sistemi! 15 marsi, tregues i parapërgatitjeve për zgjedhje
17 Janar 2020, 15:38Ish-kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, në një intervistë për Report tv shprehet se politika shqiptare nuk e do ndryshimin e sistemit. Edhe pse e quan një moment pozitiv marrëveshjen mes palëve, Celibashi thotë se sistemi aktual shqiptar kënaq interesat e tyre politike.
-
Reforma Zgjedhore/ Gjoni depoziton në Kuvend propozimet e nismës 'Thurje' për ndryshimin e sistemit
17 Janar 2020, 14:52Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i cili ka firmosur ditën e sotme këtë relacion thotë se ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Bashkëngjitur relacionit, Gjoni shkruan se beteja që opozita parlamentare ka bërë ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze kombëtare.