Politikë
-
Rama ka denoncuar një ndërtim pa leje në Theth. Kryeministri kritikon prokuroren që nuk nisi hetimet për çështjen, duke shtuar se ka lejuar një krim mjedisor. Ai thotë se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë dhe KLP që të veprojnë. Në një reagim të prokurorisë së Shkodrës, thuhet se vendim është bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera.
7 Korrik 2025, 13:41 -
-
-
REPLIKAT/ ‘Flet me gjuhën e Dumanit’, Meta-Kryemadhit: U bërë ‘Zeqine’ e SPAK! Deputetja: Ti je fans i Zegjinesë, Blushi i gardërobës sime...
7 Korrik 2025, 13:22Kryemadhi dhe Meta nuk e kursejnë më njëri tjetrin. Ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë thotë se Ilir Meta flet me gjuhën e Dumanit, i keq informuar nga Tedi Blushi, kur e akuzon për shpenzimet me kartat e kreditit në qytetet luksoze të botës. Vetë kreu i PL e quan ish bashkëshorten ‘Zegjineja’ e SPAK-ut.
-
Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit
7 Korrik 2025, 13:18Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, mbajti një protestë sot para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin.
-
Berisha nuk heq dorë nga 'farsa elektorale' e 11 majit, shfaq të tjera filmime: Dora e klanit Çela, qytetarët votuan nën terrorin e patronazhistëve!
7 Korrik 2025, 12:47Sali Berisha pretendoi përsëri sot manipulimin dhe farsën zgjedhore të 11 majit, duke shfaqur disa pamje të reja nga dita e votimit, nga qendra në qarkun e Elbasanit. Akuzon përsëri "SKAPIN e partisë dhe Altin Troplinin (Dumanin)"
-
Një vit nga zbatimi i rolit të Koordinatorit të Cilësisë, Manastirliu: Vlerësim për çdo mësues, bazuar në performancë
7 Korrik 2025, 12:41Në kuadër të strategjisë “Shkolla 2030”, Ministria e Arsimit dhe Sportit zhvilloi aktivitetin kombëtar për vlerësimin e rolit të Mësuesit Koordinator të Sigurimit të Cilësisë, një vit pas përfshirjes së këtij roli si në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm.
-
240 mijë $ shpenzime në Las Vegas, Kryemadhi: Jo të gjitha të miat, të gjobitem nëse s'i kam deklaruar! Isha me Shatkun e Bebe Rexhën për 10-vjetorin e vajzës
7 Korrik 2025, 12:18Monika Kryemadhi thotë se SPAK nuk thotë të vërtetën kur e akuzon se ka shpenzuar 240 mijë dollarë me një kartë krediti në qytetet më shtrenjta të globit. Kryemadhi tregon një udhëtim në disa vende luksoze amerikane në të cilat thotë se së bashku me kushëririn Shatku dhe familjarë të tjera janë shpenzuar ato para. Faktin që s’i ka deklaruar Kryemadhi thotë se mjafton ta dënojnë me një gjobë. Kryemadhi: Meta flet me fjalët e Dumanit.
-
-
-
Beleri nga Korça mbështet tezën e aleatit Berisha: Zgjedhjet u manipuluan! Çështja e Detit? Dy shtetet t’i përmbahen marrëveshjes së 2009-ës!
7 Korrik 2025, 12:06Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë, ku bëri edhe komente politike. Thotë se zgjedhjet nuk ishin të standardit të një vendi që aspiron BE-në dhe raporti OSBE-ODIHR e konstatoi. Kërkon që t'i qëndrohet marrëveshjes së detit të vitit 2009, që Kushtetuesja e rëzoi
-
-
VIDEOLAJM/ Berisha bëhet lëmsh para SPAK: Farsa elektorale e 2 mijë e 11 majit ...
7 Korrik 2025, 11:35Ndërsa po sulmonte Altin Dumanin para SPAK, Berisha u bë lëmsh me datën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
-
-
Problematikat e pushtetit vendor dhe ato të sezonit, Rama mbledh kryetarët e bashkive këtë javë
7 Korrik 2025, 10:30Rama do të mbledhë në takim kryetarët e Bashkive. Takimi mbahet këtë javë, me fokus tek problemet e pushtetit vendor.
-
-
‘Ça ke që bërtet...’, Rama takon të moshuarën që po ‘protestonte’ në Vlorë (VIDEO)
7 Korrik 2025, 09:58Pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qytetin bregdetar. Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin.
-
Përfundojnë punimet në zonën e ‘7 Krojeve’ në Gjirokastër, Rama: Një shteg i ri drejt bukurive të qytetit të gurit
7 Korrik 2025, 08:17Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bëre me dije përfundimin e punimeve në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër.
-
S’ka farsë! Pas rinumërimit, KAS ‘vulos’ rezultatin e 11 majit në Tiranë, Fier, Durrës e Elbasan! Rrëzohen ankimet e PD
7 Korrik 2025, 07:51KAS thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e 11 majit dhe certifikon rezultatin në Tiranë, Fier, Elbasan e Durrës, duke rrëzuar kështu pretendimet e PD për farsë elektorale. PD pritet të ankimojë në Kolegj Zgjedhor. KAS rrëzoi gjatë ditës Aulon Kalanë që kërkoi rinumërim të plotë në Durrës dhe PD-në për hapjen e 300 kutive të materialeve zgjedhore në Tiranë
-
Rama ‘zbarkon’ sërish në Vlorë, inspekton lirimin e hapësirave publike: Drejtorët, e papërshtatshëm! Keqmenaxhim me ujin, reformojmë sektorin (VIDEO)
7 Korrik 2025, 07:02Aksionit të nisur për të liruar hapësirat publike nga zaptimet e bareve dhe restoranteve në Vlorë, Rama po i qëndron vetë mbi krye. Në vizitën e tij të dytë në Vlorë, kreu i qeverisë kërkoi bashkëpunim nga bizneset ndërsa bëri thirrje për plotësimin e vendeve vakante pas dorëheqjes së drejtorëve të bashkisë.