Politikë
-
18 Prill 2025, 16:41
-
Videomanual/ Si votohet në këto zgjedhje? Vetëm një parti, ose vetëm një kandidat! Mënyra 2: Votoni edhe partinë edhe një kandidat të këtij subjekti
18 Prill 2025, 16:24Për diasporën që ka filluar të votojë dhe për ata që do të votojë më 11 maj, duhet të kenë kujdes të mos prodhojnë fletë të pavlefshme. Duhet të zgjedhin vetëm një kandidat nga lista e një partie, dhe nuk mund të votojnë një parti A dhe një kandidat nga kolona e një partie tjetër, B.
-
Gjiknuri takim me banorë të Shushicës në Vlorë: Votë masive për PS, vijojmë punët e nisura
18 Prill 2025, 16:29Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u kërkoi banorëve të Njësisë Administrative Shushicë në Bashkinë e Vlorës gjatë një takimi që zhvilloi sot me ta, votën për PS në zgjedhjet e 12 majit, pasi në këtë mënyrë sipas tij ata votojnë për rritjen e pensionitm për rritjen e rrogës dhe pagës mesatare.
zhvilloi pasditen e të enjtes një takim me banorë të Njësisë Administrative Shushicë në Bashkinë e Vlorës.
-
'Pronat e shqiptarëve s'do shkojnë më tek shokët e Ramës', Basha me pronarët tek 'Pazari i Ri': Ku është e lirë i kthehet pronarit, kompensim me vlerë tregu
18 Prill 2025, 16:21Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik, paratë dhe pronat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e shokëve të Ramës, por do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme, siç janë kthimi i menjëhershëm i pronës kur prona është e lirë, kompensimi me vlerë tregu kur prona është zënë.
-
Emigranti i vë “X-in” PD-së dhe e vërteton me video! Në Dibër vota e parë nga PS? KQZ e ODIHR: Ndaloni, është vepër penale
18 Prill 2025, 16:08Një deklaratë e Bledi Klosit se vota e parë nga diaspora ishte për PS dhe një video ku një votues i PD filmon veten duke votuar, janë kritikuar nga KQZ dhe nga ODIHR. Ilirjan Celibashi u bën thirrje votuesve të mos kryejnë vepra penale ndërsa partitë të përmbahen nga deklaratat për rezultatin.
-
Lapaj nga Malësia e Madhe: Mos rrini me ata që çuan Shqipërinë në këtë gjendje, bëhuni me ne që duam ta ndryshojmë, jemi vendi me pagat më të ulëta në rajon
18 Prill 2025, 16:17Adriatik Lapaj i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, gjatë një takimi në Malësi të Madhe, ka kërkuar votën e qytetarëve duke thënë se do ta ndryshojnë vendin. Sipas Lapajt, Shqipëria është vendi me pensionet dhe pagat më të ulëta në rajon.
-
Rama nga Lezha: 11 maji takimi me historinë! Burrat u mërzitën se u thashë çyryk, të deklarohen me BE e jo kënetën dhe certifikohen si ‘normal’
18 Prill 2025, 16:07Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë. Ai theksoi për të disatën herë se 11 maji, më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, është moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve: Anëtarësimin në BE.
-
Rama prezanton planin e “Paqes Fiskale” për biznesin: Lehtësi për sipërmarrësit, pa kontroll tatimor! Trashëguam turizëm të prapambetur, prioritet cilësia
18 Prill 2025, 14:51Kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga strukturat e partisë në qendër dhe asaj vendore, si dhe kandidatët për deputetë, bëri takim në Tale të Lezhës dhe me përfaqësues të bizneseve. Premton investime në infrastrukturën rrugore të bregdetit, zhvillim të turizmit, ndryshimin e gjendjes në Shëngjin, një guidë për kuzhinën e Lezhës. Paralajmëron edhe rritjen e vlerave të pronës pas hyrjes në BE: Do dyfishohen, investoni!
-
Tabaku ndan historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm
18 Prill 2025, 14:49Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës – një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë.
-
‘Kompensim bizneseve për zhvlerësimin e euros!’ Berisha akuza nga Kruja: Ministret e kanë kthyer Parlamentin në pasarelë, me çanta luksi, ku i gjejnë paratë? (harron nusen e djalit)
18 Prill 2025, 14:38Prezanton programin e ADSHM nga një ambient fasonerie. berisha i bëri akuzat teksa kishte përballë si shoqërues në këtë takim elektoral, edhe ish-prokurorin e lakuar për lidhje me krimin, Arjan Ndoja dhe ‘deputetin me kobure’ Gent Strazimiri, të dy kandidatë për deputetë të PD-së në qarkun e Durrësit
-
Speciale/ Nga fushat e Divjakës në kaosin e Tiranës! Report Tv në një ditë fushate me Erion Braçen! Po raporti me kryeministrin? (VIDEO)
18 Prill 2025, 14:33Fushata ka filluar dhe gara po bëhet edhe më e nxehtë jo vetëm mes partive kundërshtare, por edhe mes kandidatëve të një force politike që duhet të luftojnë edhe brenda llojit për të siguruar një vend në parlament. Por si është dita e një kandidati? Report Tv ka ndjekur nga afër një ditë fushtate të Erion Braçes, deputetit socialist që kandidon në njësinë numër 5 në kryeqytet.
-
Berisha bën lëmsh vitet dhe pensionet në Berat, më 2013 do ta bëjë 200 euro… (VIDEO)
18 Prill 2025, 14:26Gjatë fjalës për pensionet, ai ngatërroi shifrat e pensionit mesatar, eurot me qindra-mijëra eurot, dhe realitetin me... diçka tjetër.
-
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Salianji mesazh votuesve për herë të parë: Padrejtësia që krijon qeverisja e keqe, të përket ty më shumë se kujtdo tjetër
18 Prill 2025, 14:04Nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në Facebook, Salianji shprehet se nëse të rinjtë duan që të ndryshojnë padrjetësitë në vend, atëherë vota në 11 maj u përket atyre që të bëjnë ndryshimin
-
Rama inspekton mjediset e reja të spitalit bashkiak në Mirditë: Qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri
18 Prill 2025, 13:58Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Rubik vizitoi mjediset e reja të Spitalit, urgjenca e të cilit pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e kombit.
-
Zgjedhjet/ Votat e para nga diaspora, zarfet erdhën nga Amerika, Norvegjia, Anguila dhe Turqia! KQZ po punon të dorëzojë edhe 50 mijë të fundit
18 Prill 2025, 13:51Deri më tani janë dërguar rret 190 mijë të tilla dhe janë duke u punuar 50 mijë të fundit, kryesisht të qarqeve Shkodër dhe Vlorë. Afro 45 mijë votues tashmë i kanë marrë zarfet, dhe mbi 700 vota të para kanë ardhur në Tiranë
-
‘Ndikoni te prindërit të zgjedhin PS-në’, Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar falas në vendet e BE-së
18 Prill 2025, 13:47Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në qytetin e Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Zamira Sinaj e Erjona Ismaili, Çuçi ndau me të rinjtë rëndësinë e votës së parë dhe pse duhet zgjedhur Partia Socialiste
-
Kryeministri Rama ironizon sërish Berishën me videon e bufit: Rromapërtoma kumlla ke dardha
18 Prill 2025, 13:42Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një tjetër video me buf ku ironizon kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
-
VIDEO/ Berisha flet për 'tavanin', reagimi epik i tregtarit krutan: Ça tavani...?!
18 Prill 2025, 13:27Ndërsa takoi biznesmenin lokal dhe po i shpjegonte programin ekonomik, Berisha i tha se “do ulej tavani”, kurse tregtari në formë ironike, sikur nuk kuptoi qëllimin, pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, duke e shoqëruar me një frazeologji habitore: “Ça tavani...?!”
-
