Politikë
-
Kryesocialisti Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Dibër ditën e sotme me një slogan elektoral të krijuar nga gratë dhe vajzat socialiste gjatë fushatës elektorale në qark për zgjedhjet e 11 majit.
17 Prill 2025, 17:43 -
Bardhi: Kallëzova në SPAK Belinda Ballukun për korrupsion zgjedhor, vota për PS në këmbim të vendeve të punës në administratë
17 Prill 2025, 17:34Nga ana tjetër, Bardhi i bën thirrje SPAK-ut të dëshmojë luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke thënë se nuk ka parë një angazhim konkret nga prokuroria. Ky rast, sipas Bardhit, provon se Balluku është duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e shqiptarëve.
-
-
-
-
Marta Kos: Shqipëria në pararojë të integrimit, procesi i zgjerimit do të vazhdojë
17 Prill 2025, 16:50Kos tha se Shqipëria ka hapuar na kaq pak kohë aq grupkapituj sa janë hapur 5 vitet e fundit. Po ashtu komisionerja tha se bashkëpunimi rajonal do të ndihmojë shtetet e rajonit të ecin më shpejt me reformat.
-
'4 me 1', Rama nga Dibra: Nëse komandën s'e merrnin gratë, PS s'fitonte kurrë këtu! Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë se shpatën e ndëshkimit ia dhamë ne
17 Prill 2025, 16:45"4 me 1 s'ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi". Ky është objektivi i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 majit, që u bërtit fort këtë të enjte nga kryesocialisti Edi Rama, në një takim masiv me gra dhe vajza të qarkut.
-
Çoçoli: Programi i PD për 100 ditët e para e fut buxhetin në kolaps dhe qorrsokak, mision i pamundur! Muço: PS kopjoi programin e PD, takson më shumë profesionistët
17 Prill 2025, 16:36Përballja e programeve elektorale PS dhe PD me shifra dhe ekspertizë ekonomike ishte edhe tema e sotme në ‘Studio Live’ të Report Tv. Eksperti i PD, Klodian Muço dhe Fatos Çoçoli përballen me analizë ekonomike e shifra për premtimet elektorale të dy partive të mëdha. pse është i parealizueshëm i PD për rritjen e pensioneve në 200 euro në 3 muajt e parë? Ku do gjenden paratë?
-
Rama nga Burreli inspekton godinën e ish-oficerëve të kthyer në banesë sociale dhe parkun e ri ‘Ahmet Zogu’: Do zhvillojmë turizmin dhe do shtojmë mbështetjen sociale
17 Prill 2025, 16:27Kryeministri është shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, i cili kandidon për deputet në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEOLAJM/ ‘Programi i Shqipërisë Madhështore’ nis me një… shfryrje hundësh dhe një gllënjkë ujë! Berisha bëhet meme
17 Prill 2025, 16:30Në konferencën e hapur me ngazëllim nga Florjana Garo, Berisha i pakompleksuar nga fakti që po transmetohej drejtpërdrejt në televizione dhe rrjete sociale, nisi 'fjalën' mbi programin elektoral me një shfryrje hundësh.
-
Zgjedhjet parlamentare/ Tabaku takim me profesionistë të lirë në Tiranë: Duhet të keni të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël
17 Prill 2025, 15:42Tabaku tha me bindje se në fokus të "PD-ASHM" dhe objektivave politike personale, është mbështetja ndaj profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.
-
SHËNIM/ Sa paguhet LaCivita nga Sali Berisha? Si paguhet? Me çfarë parash paguhet? Dhe si shpjegohet që as SPAK, as KQZ dhe as Task Forca nuk hetojnë?
17 Prill 2025, 15:34Konsulenti i Presidentit të vendit më të fortë dhe më të pasur në botë, vjen dhe i bën fushatën një lideri ballkanas të vendit më të varfër në Europë. Sa është fatura? Kush e paguan? Si e paguajnë? A do të hetojnë institucionet shqiptare?
-
Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! 'Shtëpia e liderëve' do të ndërtohet në lulishten e sheshit 'Skënderbej'
17 Prill 2025, 15:22Tirana do të presë më 16 maj samitin e Komitetit Politik Europian që do të bëjë bashkë liderët e 47 vendeve europiane. Samiti do të organizohet në Sheshin Skënderbej në qendër të kryeqytetit, aty ku do të ngrihen struktura pritëse.
-
Ekskluzive/ Rrëfimi i shqiptarit që votoi nga Gjermania: Emocion i madh! Ja si të mos humbisni kohë për zarfin (VIDEO)
17 Prill 2025, 15:16Shqiptarët e diasporës po përjetojnë mundësinë të votojnë aty ky janë, por njëkohësisht të votojnë edhe para të tjerëve. Dorian Bajrami, një shqiptar që jeton në Gjermani, rrëfeu për Report TV, të gjithë procedurën nga momenti kur e kontaktoi korrieri deri në dorëzimin e fletës së votimit.
-
Programi i PD-së për turizmin, Zhupa: Do të paguajmë punonjësit jashtë sezonit
17 Prill 2025, 15:07Sipas saj, impiantet e ujërave të zeza në Sarandë, të ndërtuara me fondet e taksapaguesve, nuk funksionojnë, për shkak se bashkitë nuk paguajnë energjinë elektrike, duke detyruar sipërmarrësit të blejnë pajisje të përkohshme për trajtimin e ujërave të ndotura.
-
Zgjedhjet/ Ibraj e PL: Votoni për PD-në dhe Ilir Metaj, programi ynë ekonomik do ndryshojë Shqipërinë, do hapim Bankë Kombëtare Zhvillimi
17 Prill 2025, 15:08Në fokus programi ekonomik i PL-së pas zgjedhjeve që i premtohet shqiptarëve dhe vënia në dukje e rrënimit ekonomiko-social nën qeverisjen e mazhorancës, ku dukshëm bie në sy braktisja e vendit nga të rinjtë
-
Zgjedhjet/ Sekretarja e PL akuzon PS për mosmbajtje premtimesh dhe kërkon votën për kryetarin e burgosur: Më 11 maj votoni ADSH-në dhe Ilir Metaj!
17 Prill 2025, 14:54Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, apeloi sot gjatë një deklarate elektorale për mediat, në kuadër edhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, që të votohej për PL dhe për kryetarin Ilir metaj, i cili kandidon në listën e hapur të Tiranës dhe ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO për tre vepra penale
-
“Shqipëria nuk shkon në BE me model alla shqiptar që mbron të korruptuarit”, Basha: Vota për numrin 4 është votë për SPAK-un dhe për kthimin e pasurisë tek qytetarët
17 Prill 2025, 14:47Në qendër të bisedave ishte rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme dhe nevoja për një ndryshim të vërtetë në drejtimin e vendit.
-
Zgjedhjet/ Bozdo i PD akuzon kryebashkiakun e Beratit Demo dhe 3 zyrtaret: Po telefonojnë nga hoteli emigrantët që të votojnë PS-në! Kallëzim në SPAK, Prokuroria të veprojë
17 Prill 2025, 14:09Kreu politik i PD-së për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Eno Bozdo, ka denoncuar ditën e sotme orientimin e votës sëdiasporës për emigrantët nga qarku i Beratit dhe “asfaltin elektoral”. Jep emrat e 3 drejtoreshave të dyshuara: Hoteli nga përdoren si punonjës call-center, pranë Bashkisë
-
‘Bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë në BE’, Çuçi e Gjiknuri takim në Rajonin 2 të Vlorës: Pesë arsye përse duhet votuar PS
17 Prill 2025, 13:58Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me simpatizantë e banorë të Rajonit 2 në Vlorë bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Damian Gjiknuri e Mjaftesa Sulaj.
