Politikë
-
11 Mars 2025, 12:34
-
Propozimi i pazakontë në Kuvend i deputetit Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, 2 orë pushim i paguar besimtarëve myslimanë të premteve, që të falin Namazin
11 Mars 2025, 12:29Deputeti i PD-së njofton nëpërmjet një postimi në Facebook se i ka propozuar Parlamentit 2 ndryshime në Kodin e Punës. Një prej tyre dhe “krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët, që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike”
-
Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave/ Aleatët e Berishës në PD, edhe Topalli për Diasporën
11 Mars 2025, 12:13Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur dhe Jozefina Topalli, e cila do të konsultojë finalizmin e propozimeve të kandidatëve të Diasporës me Kreun e PD-së Sali Berisha. Procesi për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po hyn në një fazë vendimtare në Partinë Demokratike.
-
Zgjedhjet/ Nesër afati i fundit për kandidatët! Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e deputetëve
11 Mars 2025, 11:46Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë nën siglën e PS, do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë nesër në orën 19:00. Nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale!Ambasadorja franceze: Ju ndihmojmë në integrimin drejt BE
11 Mars 2025, 11:39Një pozicionim të ri strategjik në sektorin digjital, duke u kthyer në një qendër inovacioni në rajon, synon Shqipëria sipas Kryeministrit Rama i cili tha këtë të martë se falë mbështetjes së kompanive franceze, ky objektiv do të realizohet më shpejt. Puna ka nisur me një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Inteligjencës Artificiale, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, në prill 2024.
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars 2025, 11:36Mes kritikave dhe toneve të ngritura, deputeti Erion Brace u shpreh i zhgënjyer që me pengesë të Ministrisë së Financave, e cila kërkoi më shumë kohë, sot nuk iu hap rrugë në komision një nisme të tijën për të rregulluar rimbursimin e TVSH-së në bujqësi. Skema aktuale, produkt i Arben AHmetajt në 2018-ën, sipas Braçes, u miratua për inate personale.
-
Nxënësit bojkot Sali Berishës, nuk lënë mësimin pas apelit qesharak për të mbrojtur mbylljen e TikTok
11 Mars 2025, 11:38Nxënësit nuk i janë bashkuar thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha për të bojkotuar mësimin si shenjë revolte për mbylljen e TikTok. Report Tv u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, nga ku raportohet se nuk ka pasur bojkot të organizuar të mësimit në asnjë shkollë të vendit.
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars 2025, 11:09Pasi zhvilloi primaret, Berisha u tall me demokratët duke thënë se rezultati nuk është detyrimisht faktor që ndikon në futjen apo jo të kandidatëve në lista. ‘Prova’ është Floriana Garo, që me vetëm 32 vota në primare pritet në listën e mbyllur të Durrësit. Tabaku, ndër më të votuarat në Tiranë, në pikëpyetje nëse do futet në listën e mbyllur.
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars 2025, 11:23Balla e nisi prezantimin e tij duke njoftuar se Shqipëria ka gati projekt-ligjin për ratifikimin e 'Marrëveshjes me Dukatin e Luksenbugrut mbi mbrojtjen e ndërsjellte të informacionit të klasifikuar'. Kjo lloj marrëveshje ka rëndësi të veçantë sipas ministrit të Shtetit se mbron informacion e klasifikuar dhe krijon sistem kufizues për çdo kërcënim kibernetik që ndërlidhet dhe me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
-
Zgjedhjet/ Qeveria i jep KQZ-së 9,3 mln euro shtesë, i kërkoi për votën e diasporës
11 Mars 2025, 11:18Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte kërkuar fond shtesë pas numrit të lartë të emigrantëve të regjistruar, kryesisht pjesa e mbulimit të shpenzimeve të postës, pasi vota do dërgohet dhe kthehet me zarf
-
Meta kritikon Berishën dhe konfirmon kandidimin në listat e hapura të Tiranës: Nuk i doja listat e mbyllura që nga 2008! Pa sakrifica ekstreme s’ka fitore, fushatë nga qelia
11 Mars 2025, 11:10Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024, konfirmon se nuk do garojë në listat e mbyllura si kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, duke iu kundërvënë jo vetëm propozimit të Sali Berishës dhe PD-së, por edhe planit të partive të mëdha për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe listat e mbyllura (PS dhe PD me votimin në Parlament)
-
Emër për emër/ Cilët janë deputetët burra që Rama i ‘hodhi’ në listë të hapur, kryeministri në dilemë nëse do kandidojë vetë si ligjvënës! Drejtuesit vende të sigurta
11 Mars 2025, 10:40Shumica e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë në listën e hapur. Orë vendimtare janë në PS, ndërsa më 12 mars është afti i fundit për dorëzimin në KQZ.
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars 2025, 10:50Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Integrimin, ka denoncuar sot ligjet me porosi që kalojnë në mbylljen e sesionit parlamentar, të cilat, sipas saj, janë shembulli më i qartë i kapjes së shtetit nga interesat klienteliste
-
-
-
Zgjedhjet/ Petro Koçi tërhiqet: S’do jem në listën për deputet, s’kam në ngarkim asnjë zonë, por do punoj për PS! Kush ka probleme me SPAK të mos kandidojë
11 Mars 2025, 09:05Deputeti i PS Petro Koçi ka njoftuar se nuk do të garojë në lista për marrjen e një tjetër mandati si deputet në parlamentaret e 11 majit, pas paralajmërimit të Edi Ramës se deputetët me një mandat, do jenë në listë të hapur.
-
-
-
Rama: Unë rri pa ngrënë dhe mbi dy ditë, në restorant kam shkuar 30 herë në 12 vite! Darkën e ha në shtëpi me familjen
11 Mars 2025, 09:10Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se ai nuk punon për të jetuar, por jeton për të punuar.
-
