Politikë
-
Lulzim Basha, ka kujtuar 20 Shkurtin si një nga momentet kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë. Në një postim në facebook, Basha e cilëson kryengritjen popullore të asaj dite si një akt fisnikërie që rrëzoi simbolin e fundit komunist në Europë.
20 Shkurt 2025, 10:59 -
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje
20 Shkurt 2025, 10:51Berisha shkruajti se Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës dhe Tropojë në klanin e kryetarit të bashkisë Kukës, Albert Halili. Shalsi i kthehet ashpër duke e quajtur Berishën, rrangallë politike, i sfilitur jo nga mosha, por nga non grata. Më tej Shalsi, ia numëron Berishës që nga shantazhimi i drejtësisë më 21 janar dhe te viktimat e Gërdecit.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
20 Shkurt 2025, 10:04Nëse nuk do të ketë më shumë se 8 subjekte zgjedhore për 11 majin në Tiranë fleta e votimit pritet të ketë të paktën 350 emra në të. Report Tv siguroi modelet për të 12 qarqet, ndërsa ajo e kryeqytetit pritet në përmasa gjigande. Madhësia e modelit të fletës për qarkun e Tiranës është 59 cm me 42 cm.
-
I përfshirë në politikë? Safet Bajri pranon: Kam qenë komisioner i PD-së krah Bardh Spahisë në zgjedhjet e 2013
20 Shkurt 2025, 09:43Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër pranon se në zgjedhjet e 2013 ka qenë krah PD-së së Sali Berishës.
-
Rama me punonjësit e Bashkisë: Protesta për Veliajn para GJKKO ishte gabim, mos të përsëritet! Lejet e ndërtimit s’janë favore, por e drejtë zhvillimi! Bufi i kënetës kërkon t’i vërë kazmën SPAK-ut
20 Shkurt 2025, 09:48Në një takim të parë me gjithë punonjësit e Bashkisë e Tiranë, Rama vlerësoi mbështetjen e tyre për Erion Veliajn, por i kritikoi që të mos mblidhen më përpara SPAK. Rama tha se për kryetarin e bashkisë do të flasë drejtësia nëse është ose jo fajtor, por theksoi se ndaj tij duhet një gjyq dinjitoz. Ndërsa iu përgjigj edhe Berishës për antimitingun duke i kujtuar se politikani i fundit i burgosur në vend është Fatos Nano në ’97-ën.
-
-
-
-
-
-
Rama: Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria! Prokuroria e Posaçme ekziston falë PS, në llogoren tjetër ata që shantazhojnë Dumanin
20 Shkurt 2025, 09:13Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” duke iu përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale, ka folur sërish sot për çështjen e 21 Janarit dhe pritshmëritë që ka shoqëria për të vendosur drejtësi për katër të vrarët në bulevard.
-
-
SPAK e Prokuroria heton krimet zgjedhore, Rama: Po survejohen partitë, të ndalet menjëherë! S'mund të cënohen të drejtat e qeverisë, t'i bëhet trysni administratës! Uroj të jetë lajthitje e momentit
20 Shkurt 2025, 08:38Kryeministri Rama ngriti mëngjesin e sotëm shqetësimin se sipas tij po tejkalohen kompetencat kushtetuese që kanë organet e hetimit për krimin elektoral. Duke folur për SPAK, Rama tha se nga grupet e ngritura në terren për krimet zgjedhore po survejohen partitë politike në një proces elektoral, po paragjykohen vendime, po trysnonet administrata dhe bëri thirrje që kjo të ndalet menjëherë.
-
Meçe: Berisha kontrollon SPAK, prokurori i Veliajt politik! Elezi: Këta janë zhytur, s’ka Trump që i nxjerr nga bataku! Varaku: Kushdo që fiton, do e zhbëjë
19 Shkurt 2025, 22:54Debat për deklaratat e Jorida Tabakut dhe fatmir Xhafajt. A do e shkrijnë PS dhe PD Prokurorinë e Posaçme pas 11 Majit? Çfarë mendojnë të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv? Opinionet e Ibsen Elezit, Arben Meçes, Redi Varakut dhe Skerdilajd Dhulit mbi tematikën e nxehtë të aktualitetit
-
Berisha vijon sulmet për SPAK: S’e pranojmë një prokurori politike! Veliajn e 'dënoi' Rama që mos t’i marrë partinë
19 Shkurt 2025, 22:52Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me sulmet për reformën në drejtësi dhe deklaratave të tij se do ta shkrijë SPAK-un. I marrë i pandehur për aferën partizani, Berisha thotë se nuk do të pranojnë një prokurori politike.
-
-
‘Repolitix’/ Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka! Elezi: Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur, listat mbahen sekrete! Dhuli: PD i ndërron gjithmonë deputetët
19 Shkurt 2025, 21:48Çfarë po ndodh me Primaret në Partinë Demokratike? Kjo ishte një nga temat kryesore të trajtuara mbrëmjen e sotme në “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar ish-deputeti demokrat Arben Meçaj, ish-kryetari i PD Kukës, Ibsen Elezi, juristi Skerdi Dhuli dhe analist Redi Varaku
-
-
Primaret ndajnë grupin e PD! Disa deputetë kundër Berishës, pas Bushatit e Xhaferrajt nuk kandidojnë as Doda, Bano e Koliqi
19 Shkurt 2025, 20:19Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij procesi, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë. Report Tv ka mësuar se nga deputetët demokratë, pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferrajt kanë refuzuar primaret edhe Petrit Doda, Emilja Koliqi e Eralda Bano e Kasem Mahmutaj.
-
Arrestimi i Veliajt/ Deputeti Krashi: S’ka akuzë të qartë, duhej të ishte duke ushtruar detyrën! Sulmet ndaj SPAK? Hoxha: PS e PD janë bashkë
19 Shkurt 2025, 19:54Deputeti socialist, Lavdrim Krashi komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
