Politikë

  • Duke shpërndarë njoftimin e plotë të takimit të KSA, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se ky këndvështrim vlen për të gjithë ata që thonë se nuk jemi në rrugën e duhur pse nuk do të shohin apo gabimisht e kanë menduar si të lehtë këtë rrugë. Sipas tij, të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të mëdha ta bësh.
  • Deputeti demokrat thirrje me
    gazetarin e shkarkuar nga Berlusconi

    Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, duket se është i shqetësuar nga hapësirat televizive që zënë ministrat e qeverisë në televizionet shqiptare.

  • Manjani sulmon Mogherinin:S'i
    intereson kanabizimi i Shqipërisë

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas përgjigjes që dha sot nga Brukseli zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, për akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. ​Manjani sulmon Mogherinin, e cila nuk pranoi të komentojë këtë rast, duke thënë se respekton punin e gjyqësorit. 

  • Drejtësia,Italia ofron mbështetje,
    Gjonaj: Dy grupe pune për ...

    Në takim u diskutua rritja e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Palët nënvizuan vullnetin për të vazhduar në rrugën e bashkëpunimit të ngushtë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe të prioriteteve në fushën e drejtësisë. Ministrat u dakordësuan për hartimin e një Memorandumi Bashkëpunimi të një kuadri të gjerë në fushën e drejtësisë. VIDEO

  • Rritja e çmimit të ujit, PD:Ogur i
    zi, UKT humbje marramendëse

    Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, vendim që u zyrtarizua një ditë më parë nga Enti Rregullator. Anëtari i djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e ka cilësuar këtë rritje një ogur të zi për qytetarët. VIDEO

  • Zbardhet takimi i KSA: Vettingu
    kyç për integrimin e Shqipërisë

    Këshilli i Stabilizim dhe Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017. KSA konstatoi Raportin e vitit 2016 të Komisionit për Shqipërinë, i cili njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qendrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit. 

  • Pasuria 5,5 mln €, kryebashkiaku
    i Pukës: Ja si i kam bërë!

    Gazeta Shqiptarja.com, në një shkrim të sajin dje, kishte marrë në vëzhgim deklaratat e pasurive të disa kryebashkliakëve të vendit, ku spikaste ajo e kryetarit socialist të Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, me mbi 5,5 milnionë euro, i cili rezulton një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri.

  • Sekretarja e PD sulmon Bashën
    e Ramën:S'janë të zotët për ...!

    Sekretarja e Organizatave Partnere në Partinë Demokratike, Valbona Mezini, ka sulmuar hapur kryedemokratin Lulzim Basha. E tronditur nga fotoja e një vogëlushi nga miniera e Bulqizës, e cila është kthyer në virale në rrjet, Mezini nuk kursen me sulme as Ramën dhe as Bashën. 

  • Task-Forca kundër krimit, Lu në
    zyrën e Ramës në Kryeministri

    Ambasadori amerikan, Donald Lu ka mbërritur në këto momente në Kryeministri, ku mësohet se po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. 

  • Evoluimi i nofkave të Ramës për
    Berishën, Nanon, Metën, etj

    Edi Rama iu rikthye edhe një herë etiketimeve dhe paisonit të tij të vjetër për vendosjen e nofkave gjatë një emisioni televiziv dje, për personazhet kryesorë të politikës.

  • Çështja 'Tahiri', Mogherini pyetet
    në Bruksel,por ja si përgjigjet

    Zyrtarja e Lartë e BE, Federica Mogherini, është pyetur për lajmin e bujshëm në Shqipëri e më gjerë, atë të akuzave për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Gjatë një konference për media nga Brukseli pas takimit me ministrin Bushati, Mogherini u pyet nga një gazetare në sallë për këtë çështje dhe nëse ka vullnet politik për të mbrojtur Tahirin, i akuzuar për përfshirjen në trafik droge. 

  • Mogherini:Viti 2018 unik për
    Shqipërinë,presim hapa konkretë

    Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, i ka bërë thirrje Shqipërisë të zbatojë Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, duke ofruar njëkohësisht dhe mbështetjen e BE për këto reforma të rëndësishme.  VIDEO

  • Integrimi i Shqipërisë, Bushati
    takon Mogherinin në Bruksel

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.  VIDEO

  • Familjarët e kryebashkiakëve në
    poste shtetërore nga BSH te Albpetrol

    Shqiptarja.com, zbulon emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore  VIDEO

  • Kryebashkiakët me fabrika
    pallate dhe makina luksoze

    Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme. Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit.Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, në pronësi edhe dy apartamente.  VIDEO

  • Xhaçka: Mjekët me uniformë,
    pranë komuniteteve në nevojë

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka deklaroi sot se mjeket dhe infermierët në uniformë prej dy ditësh po kryejnë vizita mjekësorë në fshatin Bicaj të Kukësit dhe do të vijojnë në të gjitha zonat e thella për t’ju ardhur në ndihmë qendrave shëndetësore për të qenë pranë femijeve dhe të moshuarve të zonës.

  • Vangjel Dule për Himarën: Po
    rrëmbehen pronat, Athina të reagojë 

    Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ u shpreh se duhet të ketë një dialog më intensiv mes Greqisë dhe Shqipërisë për një nivel shumë më të lartë marrëdhëniesh mes dy vendeve.

  • Kolonel Bardhyl Nuredinaj, shefi
    i ri i Shërbimit Sekret Ushtarak

    Kolonel Bardhyl Nuredinaj pas dy ditësh do të marrë detyrën e shefit të inteligjencës dhe të sigurisë së mbrojtjes AISM.

  • KQZ:Pse rrëzohen pretendimet e
    PS për shkarkimin e Zgurit/ Letra

    PS kërkoi shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri me arsyetimin se ka shkelur ligjin për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, pasi nuk ka njoftuar anëtarët e KQZ me kërkesën e Prokurorisë për Kapllanajn.

  • Çmimi i ujit, ish-nënkryetari i bashkisë:
    ERRU i bën fresk politikës

    Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi sot çmimet e reja të ujit të pijshëm për Bashkinë e Tiranëes. Pas kësaj ka reaguar nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo, sipas të cilit çmimi i ujit u rrit në mënyrë të çuditshme. Bozdo thekson se do të mjaftonte reduktimi i humbjeve në rrjet të UKT për të mos rritur çmimin, por madje, shton ai, mund të ulej.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv