Politikë
-
19 Tetor, 08:17
-
-
Protestat/ Rama: PD përdor të miturit ‘mish për top’, ëndërron rikthimin e 21 Janarit! Prindërit do paguajnë faturat e akteve vandale! 2900 € shpërblim për policët, s’ka negociatë me dhunuesit
19 Tetor, 08:02'Asnjë hap prapa nuk do të bëjë qeveria përballë dhunës së pashembullt të protestuesve',theksoi sërish sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm dhe efektivët. Ai u premtoi këtyre të fundit shpërblim 2900 € dhe rritje rrogash nga 1 janari, ndërsa familjarët e vandalëve i paralajmëroi se nuk do të marrin më asnjë shërbim nga taksat e shtetit.
-
Protestat në Tiranë/ Brozi: Berisha, arkitekti i dhunës në Shqipëri! Financon molotovët! SPAK lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit
19 Tetor, 06:58Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve.
-
-
-
-
Protestuesit me maska përdorin zyrat e PD si strehim për të sulmuar policinë me molotovë, Berisha: Janë të mitur, ne do t'i mbrojmë! Policia: U futën për t’i shpëtuar kapjes! Rrezikohet edhe operatori i Report Tv (VIDEO)
18 Tetor, 21:57Një grup protestuesish, pjesë e dhunës dhe kaosit nëpër qytet, u fshehën në selinë e PD-së për t’i shpëtuar kapjes nga policia, dhe prej aty sulmuan me molotovë. Ata u strehuan në ambientet e brendshme të PD-së. Kreu i saj, Sali Berisha i mori në mbrojtje dhe foli për skenar të policisë që u mohua zyrtarisht nga forcat e rendit.
-
-
Protestat e dhunshme, Ali Ahmeti: Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog! E ardhmja e Shqipërisë, përgjegjësi e përbashkët
18 Tetor, 19:50Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka bërë një deklaratë për ngjarjet e dhunshme në Tiranë. Ahmeti ka theksuar se situata kërkon përgjegjësi të përbashkët, dialog dhe maturi, në mënyrë që të mos dëmtohet më tej besimi në institucione dhe funksionimi demokratik i shtetit.
-
-
-
Televizioni i familjes Berisha ‘taksi falas’ për protestuesit, i maskuari ‘shëtit’ mbi makinën e Syri Tv (VIDEO)
18 Tetor, 18:18Makina e televizionit të familjes Berisha, Syri TV është kthyer në një ‘taksi falas’ për protestuesit e maskuar gjatë protestës në Tiranë.
-
-
Protestat/ BE dënon ashpër dhunën: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit
18 Tetor, 18:08Komisioni europian dënoi këtë të dielë aktet e dhunës që kanë përfshirë këto ditë Tiranë duke theksuar se dhunë nuk ka vend në demokraci dhe se personat e përfshirë duhet të përgjigjen para ligjit. Sipas Komisionit dhe përgjigja ndaj këtyre akteve duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale.
-
-
Sulmet e dhunshme të protestuesve, Balla reagon sërish: Policia po mbron Shqipërinë nga kaosi! (VIDEO)
18 Tetor, 17:30Balla ka mbrojtur veprimet e forcave të rendit, duke deklaruar se policia po përpiqet të mbrojë vendin nga kaosi.
-
-
Protesta/ Rama anulon vizitën të hënën në Austri, kishte planifikuar të takohej me kancelarin Stocker
18 Tetor, 15:43Anulimi i vizitës vjen pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej 6 ditësh në Shqipëri, ku protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë institucionet, bankat, bizneset private dhe efektivët e Policisë.
-
Sulmi në PS, Balla: U organizua nga Berisha, Shehaj e Qorri! Koçiu: Vendi ka nevojë për dialog! Vengu: Të dëgjohen kërkesat
18 Tetor, 15:25Përfaqësues të Partisë Socialiste dënojnë aktet e dhunës nga protestues të maskuar të cilët prej 6 ditësh po shkatërrojë institucione shtetërore, biznese e hapësira publike në kryeqytet. Kreu i grupit parlamentar Talulant Balla akuzoi Berishën, Shehajn e Qorrin si organizatorë të sulmeve ndaj godinës së PS dhe protestës. Eksponentë të tjerë socialist bëjnë thirrje për qetësi dhe dialog mes palëve.