Politikë
-
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione për personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave. Prindërit do të paguajnë dëmet e shkaktuara nga fëmijët e mitur, ndërsa studentët që sulmojnë policinë rrezikojnë humbjen e bursave, arsimit falas dhe mbështetjes financiare. Mësuesit që nxisin nuk do të punojnë më në shtet.
19 Tetor, 18:03 -
-
-
Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?
19 Tetor, 16:43Për juristin Spahiu, nëse protestuesit nuk do të ulen në negociata me Qeverinë, atëherë sipas tij, edhe nëse kryeministri Rama do të japë dorëheqjen, nuk mund të votohet Qeveria teknike. Kjo pasi sipas tij, qeveria teknike duhet të marrë miratimin e Parlamentit dhe duhet një strategji e qartë për krijimin e saj përmes bisedimeve.
-
'Do jemi përditë këtu me studentë', Kuçana i drejtohet Ballës mes protestuesve! Përgjigjja ironike e socialistit (VIDEO)
19 Tetor, 16:19Taulant Balla ka publikuar një video të demokrates Ilirjana Kuçana mes një grupi protestuesisht të maskuar, duke e shoqëruar me një koment ironik ndaj opozitës dhe Sali Berishës.
-
-
Raporti i DASH: Shqipëria arriti të frenojë sulmet kibernetike iraniane! Ndihma amerikane dha rezultate, por duhet më shumë mbështetje
19 Tetor, 15:16Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Shqipëria ka forcuar aftësitë për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike, pas ndihmës amerikane prej 25 milionë dollarësh. Raporti veçon reagimin ndaj sulmeve që prekën një spital dhe Bashkinë e Tiranës, por thekson se vendi ka ende nevojë për mbështetje.
-
-
Pretendimet për avionë me pajisje policore nga Izraeli, Ministria e Jashtme përgënjeshtron lajmet: Një tjetër fabrikim që mori dhenë, kujdes nga manipulimi!
19 Tetor, 13:39Ministria paralajmëron se lajmet e rreme, kur përhapen qëllimisht për të nxitur pasiguri dhe tensione, mund të kthehen në mjete manipulimi. Hysi thekson se përfshirja e mundshme e aktorëve të huaj në raste të tilla përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.
-
'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore
19 Tetor, 13:06Reagimi vjen pasi 21 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse, të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi.
-
-
-
-
'Kërcënon protestuesit, por mbron Ballukun dhe Hysenin', Tabaku akuza Ramës: Duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën (VIDEO)
19 Tetor, 12:22Pas gjashtë ditësh përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë përgjegjësi për situatën në vend, duke e akuzuar se në vend që t'u përgjigjet kërkesave të qytetarëve, po i kërcënon dhe i intimidon ata.
-
-
Protestuesit: Gati të përballemi me pasojat! I riu me maskë: E lashë gjimnazin, për 3 vjet bëj lekë e hap biznes! Mirë ua bëjmë policëve që i qëllojmë me gurë (VIDEO)
19 Tetor, 12:05Protestuesit e maskuar justifikojnë sulmet me gurë ndaj policisë, duke pretenduar se efektivët i nisën të parët përplasjet. Një i ri thotë se e ka lënë gjimnazin në moshën 14-vjeçare, pasi e konsideron humbje kohe dhe preferon të punojë e të hapë biznes. Ndërkohë, gjimnazistët deklarojnë se janë gati të përballen me pasojat për pjesëmarrjen në protesta.
-
-
-
Institucionet e BE dënojnë dhunën në protestat e Tiranës! Pas KE, reagon edhe Parlamenti Evropian: Jo përshkallëzim! Të dëgjohen kërkesat e të rinjve
19 Tetor, 11:29Institucionet e Bashkimit Evropian vijojnë të apelojnë për ndaljen e protestave të dhunshme në vend. Pas deklaratës së ashpër të Komisionit Evropian dje, edhe Parlamenti në Strasburg dënon përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Kreu i delegacionit të PE dhe Raportuesi për Shqipërinë bëjnë thirrje për dialog.
-
Xhama të thyer dhe shkatërrim, çfarë la pas sulmi me molotovë i protestuesve në Komisariatin nr.3! Riparohen edhe dëmet në selinë e PS (VIDEO)
19 Tetor, 10:55Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit, kjo ishte panorama e mbrëmshme në Tiranë.