Politikë
-
Ja si do të bëhet procesi që synon të aplikojë meritokracinë në vend të kompromiseve politike. Seleksionimi do të kalojë përmes Ministres së Administratës dhe pritet të fusë në sistemin e administratës shtetërore edhe individë nga shoqëria civile. Kjo lëvizje vjen ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, në kuader të procesit të Berlinit.
22 Tetor, 19:10 -
-
-
-
Cilësoi të paligjshme arrestimet e protestuesve, Balla për prokurorin Berexha: I lidhur me PD! ‘Vërejtje’ ILD: Shpresoj që kreu të jetë në detyrë
22 Tetor, 17:04Në deklaratën e tij para mediave, Taulant Balla pati një akuzë edhe për një prokuror, të cilit, pa i përmendur emrin, tha se ka liruar protestuesit që kanë shkaktuar trazira në ditët e fundit në Tiranë. Sipas Ballës, prokurori, është i lidhur me Partinë Demokratike.
-
-
-
Nga ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të ‘Territoriales’ te emërimi i Pirdenit si ministre e Administratës Publike, projektligjet dhe projektvendimet e miratuara sot në Kuvend
22 Tetor, 16:15Kuvendi miratoi sot mes kaosit dhe përplasjeve mazhorancë-opozitë disa projektligje dhe projektvendime të rëndësishme, mes të cilave edhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
-
Balluku e pandehur për 15 krime, Alibeaj: SPAK t’i kërkojë Kuvendit arrestimin e saj! Balla me shokë s'e votuan heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres, pavarësisht se BE e cilësoi test kritik (VIDEO)
22 Tetor, 15:57Ish-ministri Alibeaj tha se janë plotësuar të gjitha kushtet që SPAK të kërkojë sërish arrestimin e Ballukut, pasi sipas tij, veç akuzës për shkelje të barazisë në tendera, ish-zv.kryeministres i janë shtuar edhe akuzat për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’.
-
Bllokuan foltoren, sulmuan dhe goditën fizikisht, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendi të Nokës, Krekës e Këlliçit dhe 3 të tjerëve! 10 ditë për 14 deputetë të PD, 'Etika' vendos nesër
22 Tetor, 15:34Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 10:00 online për të shqyrtuar kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë për tensionet e krijuara në parlament gjatë seancës së ditës së sotme. Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin e 4 të tjerët, PS kërkon 2 muaj përjashtim nga Kuvendi ndërsa për 14 deputetë që bllokuan foltoren, kërkohet 10 ditë përjashtim.
-
'PD po shfrytëzon fëmijët”, ish kreu i SHISH për protestat: Skenar i përgatitur, Berisha nuk do zgjidhje! Policia po mbron shtetin, jo PS-në (VIDEO)
22 Tetor, 15:15Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, akuzon Partinë Demokratike se po shfrytëzon të rinjtë në protestat kundër qeverisë. Ai kritikon edhe pedagogët që mbështesin tubimet, ndërsa thotë se Sali Berisha po merr drejtimin e protestave. Për policinë, Klosi shprehet se ka bërë detyrën, megjithëse pranon se disa efektivë e kanë kapërcyer cakun.
-
Protestat e dhunshme/ Berisha: Të rinjtë e PD ndër iniciatorët! Balla akuza: Paguat dhunuesit, po strehoni 115 prej tyre! Reagon selia blu: Mashtrues!
22 Tetor, 14:45Debatet e replikat që nuk i zhvilluan dot në seancë, Sali Berisha dhe Taulant Balla i bënë nga oborri i parlamentit duke shfrytëzuar daljet për media. Berisha tha se PD jo vetëm mbështet protestën, por ka qenë ndër iniciatorët e saj, ndërsa Balla e akuzon se po strehon në selinë e tij të rinj që kërkohen nga policia për dhunë.
-
-
-
Protestat e dhunshme, Rama krahason shifrat: Në Shqipëri më shumë policë se protestues të lënduar! Së shpejti me fytyrë e fakte kush janë ata që heroizohen
22 Tetor, 12:42Kryeministri Rama akuzoi studiot televizive se po bëjnë dhune e terror psikologjik antishtet kur flasin për dhunim të studentëve në protesta. Ai nxori edhe një herë shifrat që tregojnë raportin e përmbysur të të plagosurve, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do dalin me fytyrë e fakte kush ishin në të vërtetë ata me maska.
-
-
Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Presidenti Begaj firmos dekretin
22 Tetor, 12:24Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dy dekrete për Adea Pirdenin, duke e shkarkuar nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe duke e emëruar ministre të Administratës Publike.
-
E solli nga rruga në parlament, Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme: Trima me fletë, bëmë gjithçka të sillnim zërin e tyre në Kuvend! (VIDEO)
22 Tetor, 11:56Kryetari i Partisë Demokratike ka mbështetur edhe njëherë protestat e dhunshme në Tiranë. Pas mbylljes së seancës parlamentare, Berisha tha për mediat se opozita bëri gjithçka për të sjellë sot në Kuvend sipas tij zërin e studentëve.
-
-