Politikë
-
Në një postim të gjatë, Murrizi ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së emrave për forumet drejtuese të partisë, duke kërkuar që kandidatët për postet e reja të bëhen publike përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në mënyrë që anëtarët të njihen me ta dhe të kenë mundësi të vendosin përmes një gare të hapur.
14 Korrik, 19:18 -
Spaho: Protestuesit janë fashistë dhe dështakë, duan të vijnë në pushtet me molotov si falangat e Musolinit dhe Hitlerit
14 Korrik, 19:10Sipas Spahos, protestuesit kërkojnë që të vijnë në pushtet me revolucion dhe motolov, ashtu si kanë ardhur në pushtet fashistët dhe nazistët në Itali.
-
Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende larg Europës, vlerat europiane sot kërkohen në shesh (VIDEO)
14 Korrik, 19:07Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi në prag të Konferencës së radhës Shqipëri–Bashkimi Europian se mbyllja teknike e kapitujve nuk mund të përdoret nga qeveria për të fshehur largësinë reale të vendit nga standardet europiane.
-
Rregullatori në KQZ miraton rregullat për referendumin! 12 persona për grupin nismëtar, ndalohet çdo lloj presioni për të firmosur
14 Korrik, 18:29Procedurat për zhvillimin e referendumeve po marrin formë, teksa Komisioni Rregullator i KQZ-së ka miratuar projektvendimin që përcakton rregullat për mbledhjen dhe verifikimin e nënshkrimeve. Nevoja për unifikimin e procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve ka lindur për shkak të kërkesave të vitit të fundit për nisma qytetare.
-
VIDEO/ Braçe reagon ndaj protestuesve që i zënë derën te Kuvendi: Trafikant, ik ruaj shtëpinë e barit në Angli! Publikon pamjet: Ja si thurin plane për të sulmuar deputetët
14 Korrik, 17:18Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme ndaj protestuesve që i kishin zënë derën ndërsa po futej në Kuvend. Në një sqarim në rrjetet sociale, ai shpjegon se fillimisht u sulmuan deputetët Sara Mila e Ervin Hoxha, e më pas vetë ai.
-
Ministri Salla takon fermerët në Pogradec: 13.8 milionë euro mbështetje për bujqësinë! Drejt finalizimit dëmshpërblimet për përmbytjet (VIDEO)
14 Korrik, 16:54Lidhur me dëmet që janë shkaktuar në të mbjella prej karkalecave apo sëmundjeve të tjera, ministria është vënë në lëvizje për të kryer monitorimin me dron, i cili do të zgjerohet.
-
PD ‘ripërtëritje’, por jo kupolën drejtuese! Noka pritet të rikonfirmohet nesër! Shtohen nënkryetarët, ndryshime te sekretariatet
14 Korrik, 15:56PD zhvillon nesër zgjedhjet për ekipin e ngushtë të kryetarit. Në votimet e Këshillit Kombëtar, pritet të mos ketë ndryshime për numrin 2 të partisë Sekretarin e Përgjithshëm si dhe rikonfirmim pritet të ketë edhe për kreun e grupit parlamentar. Por, në vazhdën e premtimeve për ripërtëritje, teksa nuk lëviz më të besuarit, Berisha pritet të fusë në listën e kandidatëve për nënkryetarë, të renë nga diaspora Erisa Bajaziti.
-
QSUT kërkoi pajisje mjekësore me donacione, Xhixho: I dhatë 4 mln euro Kanye West! Shalsi: Nevojat janë plotësuar, kërkesa që në shkurt, e parashikon ligji (VIDEO)
14 Korrik, 15:25Një dokument i bërë publik së fundmi në media për një shpallje donacionesh nga QSUT për disa pajisje mjekësore, përfshirë respiratorë dhe defibrilatorë, u bë objekt debati mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Shëndetësisë.
-
Ndarja nga jeta e ish-emirit të Katarit, Balla shpreh ngushëllimet: Trashëgimia dhe vizioni i tij do të vijojnë të frymëzojnë brezat që do të vijnë (FOTO)
14 Korrik, 15:31Kryetari i Grupit Parlamentar të PS theksoi se Shqipëria dhe Katari gëzojnë marrëdhënie shumë të mira miqësie, respekti të ndërsjellë dhe bashkëpunimi në zgjerim, duke nënvizuar se në këto momente zie, Shqipëria qëndron pranë popullit mik të Katarit.
-
-
-
Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë në 1999, Ferit Hoxha: Fyerje për viktimat e luftës, pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve
14 Korrik, 14:45Hoxha shkruan se kjo deklaratë është fyese për viktimat e luftës dhe se se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.
-
Partia e Lirisë: Bujqësia në krizë të thellë, qeveria ka dështuar të mbrojë fermerët! Çmimet e fruta-perimeve po rriten, ndërkohë që prodhimi vendas s’po shitet dot (VIDEO)
14 Korrik, 14:18Partia e Lirisë ngriti shqetësimin edhe për rritjen e importeve, duke theksuar se prodhuesit vendas po humbasin terren përballë produkteve të huaja. Sipas saj, kjo situatë dëmton njëkohësisht fermerët, të cilët nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme dhe konsumatorët, që përballen me çmime të larta.
-
Në fermat bujqësore 40% e tokës për ndërtim fotovoltaikësh dhe eolikësh, do lejohet edhe depozitim energjie! Debate në komision: Dëmtohet cilësia e tokës! Gjiknuri ikën nga mbledhja
14 Korrik, 13:39Projektligji për mbrojtjen e tokës bujqësore parashikon që në fermat agrifotovoltaike, krahas prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, të lejohet edhe instalimi i baterive për depozitimin e saj. Propozimi hasi në kritika nga opozita por edhe mazhorancës, të cilët ngritën shqetësime se lejimi i ndërtimeve do të dëmtojë cilësinë e tokës bujqësore.
-
Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Agron Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2! Ky çmim nuk eksiston në asnjë prej 4 zonave më luksoze italiane
14 Korrik, 13:18Një prej politikanëve më të pasur në vend, Agron Shehaj në deklaratën e pasurisë së vitit të kaluar ka deklaruar shitjen për 15 milionë euro të një trualli plus ndërtesë 251 m2. Në një video reagim ai nuk tregon vendndodhjen e vilës e cila do të mundësonte verifikimin e çmimit. Report Tv kontaktoi me agjenci imobiliare në zonat më të shtrenjta të Italisë, që konfirmojnë se është gati e pamundur që 251 metra katrorë vilë e truall të jetë shitur plot 15 milionë euro.
-
PD çon në SPAK librin ‘The Albanian Files’: Hetoni Ramën, dëshmon aferat e tij korruptive
14 Korrik, 12:51PD pretendon se libri, i cili përmban nisma arkitekturore të planifikuara për Shqipërinë, dëshmon aferat korruptive të Ramës, shumat e parave të përfituara dhe përzgjedhjen e investitorëve apo ndërtuesve sipas interesave.
-
-
Drejton prej 12 vitesh Sekretariatin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD, Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë
14 Korrik, 12:06Sipas deputetit Ivi Kaso, marrja e vendimit për të mos kandiduar sërish për drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, vjen për shkak të angazhimeve që ai ka si deputet, anëtar i Kryesisë së PD dhe nën-kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale.
-
‘Ik, merru me Oerdin’- Gjiknuri përplaset me Ulsi Manjën te ‘Ligjet’ për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore: Më jep fjalën ose po largohem! (VIDEO)
14 Korrik, 11:51Socialistët Ulsi Manja dhe Damjan Gjiknuri kanë debatuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore.
-