Politikë
-
Ministrja e Jashtme gjermane dhe Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi në një linjë me qeverinë shqiptare i kërkojnë Serbisë të hetojë sulmin e 24 shtatorit. Qëndrimi është linjëzuar nga kryeministri Rama dhe socialistët edhe në pr/rezolutën që kanë dorëzuar në parlament më 2 tetor por kritikuar nga opozita e cila ndryshe nga socialistët por dhe nga Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar.
6 Tetor 2023, 13:39 -
FOTOLAJM/ Avioni gjigant me të cilin zbriti për herë të parë në Tiranë ministrja e Jashtme Gjermane
6 Tetor 2023, 13:35Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ndodhet për herë të parë në Tiranë, ndërsa po merr pjesë në ministerialin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Report Tv ka siguruar edhe foton e avionit me të cilin ministrja Baerbock ka mbërritur në Tiranë.
-
“The Guardian”: Një plan BE - Britani e Madhe - Shqipëri për të luftuar trafikun ilegal të qënieve njerëzore
6 Tetor 2023, 13:32Shqipëria ëshë bërë pjesë thelbësore e një plani europian kundër trafikut ilegal të qenieve njerëzore duke iu përgjigjur një politike të imponuar në samitin e Granadës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
-
-
-
-
Elysée: Më 16 - 17 tetor, Macron në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri
6 Tetor 2023, 12:38Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor, pas një samiti për Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot pallati presidencial, Elysée.
-
-
Balla takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Folëm mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar
6 Tetor 2023, 12:02Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ka qenë vetë Balla që ka ndarë disa foto krah ambasadorit ndërsa zbardh edhe diskutimet.
-
Asambleja parlamentare e KE diskuton rezolutë për Kosovën! U propozua nga deputeti i CDU Abraham e Tabaku: Vendet anëtare të dënojnë sulmin e 24 shtatorit
6 Tetor 2023, 11:47Të hënën edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës do të diskutohet për të miratuar një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës
-
-
VIDEO+FOTO/ 'Nuk pranoi flamurin e Kosovës', ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç bojkoton foton familjare në Ministeriali në Tiranë
6 Tetor 2023, 11:01Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane.
-
Pas kërkesës së PS-së Komisioni Etikës përjashton për 10 ditë 8 deputetët e PD-së që bllokuan foltoren në Kuvend (EMRAT)
6 Tetor 2023, 10:44Tetë deputetë të opozitës u përjashtuan me kërkesë të Partisë Socialiste për shkak të incidenteve në përfundim të seancës të gjatë të Kuvendit, ku bllokuan foltoren duke bërë që maratona të mbyllet pa u votuar rendi i ditës. Përplasja nisi pasi nuk u pranua të ndryshohej përbërja e Komisionit të Reformës zgjedhore që grupi Bardhi kërkon të largojnë Alibeajn e të bëjnë nënkryetar Bylykbashin.
-
-
Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Jemi gati të zgjerohemi
6 Tetor 2023, 10:29U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor.
-
-
Forumin Urban të Marmarasë në Turqi, Sako: Prezantova vlerat e rralla të Durrësit
6 Tetor 2023, 09:59Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi, ku ka marrë pjesë në Forumin Urban të Marmarasë në Stamboll.
-
-
-
Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara
6 Tetor 2023, 08:59Tensionet Kosovë - Serbi prevaluan në diskutimet në ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit sot në Tiranë. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, zhvilloi takime të ndara me kryediplomaten e Kosovës dhe atë të Serbisë. Ndërsa Daçiç refuzoi t'i bashkohej fotos familjare, edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Gërvalla nënvizoi se nëse ndërkombëtaret nuk sansionojnë Serbinë nuk do të ketë negociata