Ministeriali i ministrave të jashtëm/ Tirana, Berlini e Brukseli në një zë: Serbia të hetojë sulmin në Kosovë! Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit

TIRANE- "Serbia të hetojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku" Ky është mesazhi që Berlini, Brukseli dhe Tirana përcollën sot nga ministeriali i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, vendeve anëtare të procesit të Berlinit si edhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Takim përgatitor i mbajtur sot në Tiranë i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Qëndrim është i linjëzuar me atë që kryeministri Rama dhe socialistët kanë paraqitur në pr/rezolutën që kanë dorëzuar në parlament më 2 tetor por kritikuar nga opozita e cila ndryshe nga socialistët por dhe nga Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar.

“Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët” thuhet në një nga pikat e pr/rezolutës së PS.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare u theksua edhe nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në konferencën e përbashkët krah ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi 

“Ne presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin terrorist criminal të pëfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve apo individë apo subjekteve të tjera në Serbi apo diku gjetkë” tha Hasani.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për median shprehën shqetësimin se tensionet mes Kosovë - Serbi, rrezikojnë procesin e Berlinit dhe se palët duhet t'i kthehen dialogut.

Konferenca erdhi pas takimit të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve  të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Një takim përgatitor në Tiranë, i cili  i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor

"Presim nga qeveria serbe të hetojë sulmin e 24 shtatorit! Situata është e tensionuar. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë"

Ministrja e Jashtme gjermane bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Rama ndan fotot me ministren e Jashtme gjermane në virgjilie të Samitit të Procesit të Berlinit

1696608038_3863752708771713404451955193059216637600923n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

‘Takim me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë.’- shkruan Rama.

Ora 14:16
'Jo trupa ushtarake në kufijtë e fqinjit!' Ministrja gjermane zbulon detaje nga biseda bilaterale me Daçiç

 

Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock zbuloi detaje nga biseda bilaterale me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç sot në Tiranë.

Annalena Baerbock i ka shprehur shqetësimin për situatën duke i kërkuar që të ulë tensionet dhe të largohen trupat nga kufiri.

“ E kam thënë dhe publikisht në  qarqe më të mëdhe dhe e kam nënvizuar në rrugën drejt Komitetit Europian. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fatkti që njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjin e vet. Të mos lëmë të shkuarën të ndikojë dhe të mos dërgohen trupat ushtarake në kufijtë e fqinjit. Këtë e kemi bërë të qartë si BE ditët e fundit. Ju pyetët si ishte reagimi gjatë kësaj bisede. Keni parë që trupat në kufi janë reduktuar. Këto biseda kanë qenë kuptim plotë dhe kemi pasur mundësi të mirëkuptohemi se kjo nuk është rruga e duhur  drejt një bashkëjetese të paqtë në kontitetin europian. Edhe këtë e cekëm në bisedat biletarela. Kur në vend të parë është dialogu jo përshkallëzimi arijmë hapa të mirë përpara. Për ne të gjithë është shqetësim i përbashkët nëse do të mbërrihet në tensione të mëtejshme mes Serbisë e Kosovës. Është e rëndësishme që të mund të mbërrijmë në depërshkallëzimin e situatës. Për këtë qëllim jemi duke zhvilluar biseda me të gjitha palët e përfshira.

Gjithashtu njoftoi se Gjermania do të shtojë trupat e saj në KFOR

NATO ka vendosur të intensifikojë angazhimin e saj në kuadër të trupave të KFOR. Vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të regjistrojë më tepër trupa në KFOR për të dhënë kontribut. Por më lejoni të theksoj se rruga për të depërshkallëzuar situatën është ajo përmes bashkëpunimit. Ne duam të gjejmë një bashkëpunim tre dimensional. E para në Kosovë. Policia e Kosovës ka një rol të konsiderueshëm, më pas KFOR e EULEX.

Ora 14:01
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Varhelyi në Tiranë: Autorët të nxirren para drejtësisë, autoritete serbe të bashkëpunojnë me BE-në

 

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi nga Tirana tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut. Varhelyi tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.

‘Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje.’- tha Varhelyi.

Ora 13:58
Ministri Hasani: Serbia të zhvillojë hetim serioz për bandën kriminale që sulmoi Kosovën

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka bërë thirrje Serbisë që të zhvillojë një hetim serioz lidhur me grupin kriminal që sulmoi Kosovën më 24 shtator ku mbeti vrarë polici Afrim Bunjaku. Në konferencën pas takimit të ministerialit mes ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, Hasani tha se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar. Njëjtë si Rama, ai thotë se formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare.

“Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terr kriminal në veri që kushdo që do mbante këtë detyre do reagonte. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni me BE dhe SHBA. Ne kemi deklaruara dhe kërkuar publikisht dhe zyrtarisht se formati duhet ngritur në nivelin e një konference me planin franko gjerman si udhërrëfyes,. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist. Sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha Hasani.

Ora 13:54
Ministeriali në Tiranë, Varhelyi: KE do sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian

 

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, thotë se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi u shpreh se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.

‘Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.

Dot jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.

Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.

Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet.’- tha Verhelyi.

Ora 13:51
Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

 

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, tha ministrja e jashtme gjermane.  

Ora 13:49
Procesi i Berlinit/ Gjermania fond 300 mijë euro për të rinjtë, ministrja Baerbock: Me kolegjin Europian në Tiranë, Shqipëria pjesë e familjes europiane

 

Pas hapjes së degës së Kolegjit të Europës në Tiranë shumë shpejt do të çelet dhe një fond kulturor për rininë ku vetë Gjermania do të derdhë 300 mijë euro.

“Hapja e një dege të kolegjit të Europës në Tiranë tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen europiane. Tani ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë. Gjermania do të derdhë një fond 300 mijë euro. Do të ndërtojmë një urë mes artistëve muzikantëve e aktorëve të rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkëmbimet rinore. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut të përbashkët rajonal” tha ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Ora 13:46
Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën! Të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë

 

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën, ndërsa kërkoi që të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Ora 13:45
Samiti i 16 tetorit, Ministri i Jashtëm: Energjia dhe transporti, dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit

1696593289_iglihasani.jpg

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zbuluar dy sektorët kyç të axhendës së samitit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Hasani tha në një deklaratë për mediat se energjia dhe transporti janë dy sektorët kyç.

“Ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë. Mirënjohje të gjithë kolegëve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Këto takime, ngjarje të rëndësishme që zhvillohen për herë të parë në një vend të rajonit tonë. Ato zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim.

Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE. Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik. Ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh. Samiti dhe tri Ministerialet, janë një mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim.

Çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale. Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: 1. Perspektiva evropiane; 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve; 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit

Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE.

Energjia dhe transporti, janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët”, deklaroi ministri Hasani.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 07/10/2023 12:17

    Më falni se nuk po kuptoj diçka?! Serbia shpall ditë zie për terroristët, dhe BE pretendon hetim nga Serbia?! Mirë BE, se dihet që e kanë përkëdhelur gjithmonë Serbinë, po ne, pse e zbutëm qëndrimin. Rama doli që në fillim pas ngjarjes dhe deklaroi s’ka nevojë për hetim përderisa Serbia i nderoi me ditë zie terroristët. Do i kenë “tërhequr veshin” Ramës së shkretë këta paqësorët që përkëdhelin Serbinë. Eh ku je o SHBA..?! Vetëm SHBA është për ne, BE, na ka masakruar qysh prej gati dy shekujsh..

    Përgjigju
  • Maksi: 06/10/2023 22:30

    Me te vertete?! Po vete si fitore Pirros kjo pune. Nese qenka me 'vijen' e Rames te mushme e kane. Dmth i bejne thirrje Serbise te hetoje sulmin ne Kosove?????? Luj veni! Po Serbia nuk ka juridiksion ne KS mor xhan. Kosova ka. Serbise ti behet thirrje te hetoje organizatoret atje ne Serbi, nga Vucic e poshte. Per te qare e qeshur.

    Përgjigju
  • Soni: 06/10/2023 18:42

    Duhet te vendoset paqe sa me shpejt

    Përgjigju
  • Toni: 06/10/2023 18:41

    Urojme te zgjidhet sa me shpejt kjo situate

    Përgjigju
  • Titi: 06/10/2023 18:22

    Super uroj qe te kemi sa me shume bahskpunime midis nesh dhe gjermanis

    Përgjigju
  • e drejta: 06/10/2023 14:33

    PO CFARE HETIMI DO TE BEJNE KRIMINELET SERBE ???...ATO VETE E KANE BERE ATE PLAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë