Politikë
-
‘Ne jemi gati që të ulemi në tryezë me PD’, kështu është shprehur deputeti i PS etjen Xhafaj. I ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se duhet të mazhoranca dhe opozita të bwhen bashkë për çështje që kanë interes kombëtar.
1 Nëntor 2024, 15:03 -
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
1 Nëntor 2024, 14:42Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, shpjegon pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese arsyet dhe shkeljet për gazetarin Nertil Agalliu, në “Sot, Live në Shqipëri”. Deputetja thotë se ka antikushtetueshmëri dhe ky ligj “i heq mbrojtjen zonave të mbrojtura”: Lagunat, liqenet dhe pasuritë publike do kthehen në resorte dhe vila
-
A do të bëhej avokat i Ilir Metës? Adriatik Lapaj: S'marr përsipër të përfaqësoj asnjë politikan të akuzuar për korrupsion (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 15:01Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin Frontline’ në Report Tv u pyet nëse do I bënte avokatinë Ilir Metës nëse nuk do të ishte I angazhuar politikisht.
-
Denoncimi PD: Skemë ‘5D’ edhe te ministria e Belinda Ballukut! Kompania e të afërmve të Blendian Dalipit, tenderë publikë
1 Nëntor 2024, 14:48Sipas PD, kompania I.D.K KONSTRUKSION, në pronësi të të afërmve të drejtorit të OSSH, Blendian Dalipi ka marrë tender publikë afro 30 milionë euro dhe nënkontrakton kompaninë në pronësi të vetë Dalipit, duke e bërë atë përfituese të parave publike
-
Progres-Raporti i BE/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është përkeqësuar, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca! Të mos injorohen rekomandimet
1 Nëntor 2024, 13:47Një nga pikat më kritike sipas deputetes demokrate, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Medias, është situata me lirinë e medias. Ajo doli sot në një reagim: “Qeveria dhe Parlamenti nuk kanë bërë detyrat e tyre dhe klima dhe situata është përkeqësuar. Propozimet e mia ligjore që shkojnë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve janë rrëzuar me votë”
-
Ambasadori britanik:Të miratohet mekanizmi i parandalimit të korrupsionit! Parlamenti të garantojë transparencë
1 Nëntor 2024, 13:47Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott kërkoi sot miratimin e mekanizmit për parandalimin e korrupsionit.
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor 2024, 13:17Lehtësohen disa nga procedurat, por KQZ shprehet se megjithatë “lista nuk është shteruese” dhe që “emigrantët të sjellin ç’të kenë” për të provuar adresën. Komisioni Rregullator mori parasysh propozimet e shoqatave të diasporës. KQZ miraton listën e dokumenteve të pranueshme
-
Në mitingje sulmojnë SHBA-të si të korruptuara, por në takime me të deleguarën e ambasadës deputetët e PD i shkojnë ‘me vrap’!
1 Nëntor 2024, 12:42Teksa pothuajse çdo ditë ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij akuzojnë SHBA-të dhe ndërkombëtarët si të korruptuar për shpalljen e tij “non grata” dhe “arrestin shtëpiak” në aferën “Partizani”, ndryshe ndodh në ‘oborret institucionale’. Deputetja e PD, Sorina Koti, i shkon në takim të dërguarës me punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn
-
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
1 Nëntor 2024, 11:27Duke ngritur shqetësimin për sigurinë dhe rendin, teksa i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave në Shkodër, LZHK propozoi alternativën e saj: “Krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitare e specializuar dhe e afirmuar në shumë shtete për garantimin e sigurisë publike”
-
Vendimet e Kushtetueses dhe Kuvendi/ Opozita nuk ‘shijon’ fitoret në GJK, PD bojkoton Këshillin e Legjislacionit për nismat e saj
1 Nëntor 2024, 15:38PS pranon vërejtjet: “Zbatojmë vendimet e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit!” Opozita bojkotoi punimet parlamentare, përfshirë edhe Këshillin e Legjislacionit në Kuvend, i cili po diskutonte tre fitore të PD-së në Gjykatën Kushtetuese
-
Luan Baçi në SPAK, akuzohet nga ish-ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro! Deputeti i PD-së i Fierit: Jam i qetë, më kallëzoi një patronazhist (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 11:13Deputeti i PD, Luan Baçi, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për pastruim parash dhe fshehje pasurie. Ai është paditur nga ish ortaku i tij në biznes Aredin Beberi, i cili ka vënë në dispozicion 48 dokumente. Vetë Baçi e konsideron paditësin e tij si patronazhist.
-
Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët
1 Nëntor 2024, 10:45Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, njëkohësisht deputetja e PD, foli sot, një ditë pasi mori Progres-Raportin e BE nga ambasadori Gonzato, për shqetësimet e ngritura nga Opozita. Kërkon që mazhoranca të nisë nga zbatimi i vendimit të Kushtetueses dhe pranimi i shqetësimeve të PD: "Spiropali të reflektojë! PS na rrëzoi 36 amendamente në takimin e asociim-stabilizimit". I përgjigjet dhe ambasadorit të BE
-
-
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor 2024, 22:35Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dorëzoi sot progres raportin për Shqipërinë, e cila u diskutua në ‘Frontline’ me Agim Neshon, Lavdrim Krashi, Adriatik Lapaj dhe Aleksandër Çipa.
-
Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres-Raportin, Tabaku: Parlamenti ka dështuar, ligje kundër frymës së BE! Opozita ka luajtur rol në procesin e integrimit
31 Tetor 2024, 16:00Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, i ka dorëzuar deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë.
-
-
Statusi i minatorit, PD dorëzon në Kuvend projektligjin: Paga jo më e vogël se dyfishi i minimales! Pensioni i parakohshëm dhe kompensimi për aksidentet
31 Tetor 2024, 15:05Paga e minatorëve përcaktohet në kontratën kolektive, por në asnjë rast nuk mund të jetë më pak se dyfishi i pagës minimale në vend. Nëntë deputetë të PD paraqitën propozimin e ri për statusin e minatorit. Në 19 nene parashikohen trajtimi shëndetësor, sigurimi i punës, pagesat kur janë të papunë, pensioni suplementar, paga 50% për familjen nëse aksidentohen me vdekje, indeksime dhe bursa shkolle për fëmijët e viktimave. Tabaku takon minatorët
-
-
Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor 2024, 21:49Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.