Shëndeti
-
Në përpjekje për të kontrolluar valën e re të përhapjes së Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut, miratoi një sërë masash të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, por disa nga masat kanë ngecur në parlament.
21 Tetor 2020, 11:24 -
Von Der Leyen negative në testin e Covid-19
21 Tetor 2020, 10:41Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar sërish negative në testin për Covid-19 dhe tanimë mund të lërë vetëkarantinimin.
-
Covid-19, në Evropë kanë vdekur 170 000 persona më shumë gjatë vitit 2020
20 Tetor 2020, 16:02Eurostat: Europa pa një rritje dramatike të vdekjeve në pranverë, 170 mijë më shumë, kryesojnë Spanja dhe Italia.
-
'Aleatët e NATO-s të bashkuar kundër Covid', ambasada e SHBA: Sot Shqipërisë iu dhuruan 60 respiratorë
20 Tetor 2020, 15:51Ambasada e SHBA ka njoftuar se vendit tonë i janë dhuruar sot 60 respiratorë të prodhuar në Amerikë.
-
Kosovë: 130 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë
20 Tetor 2020, 15:26Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është shënuar një viktimë nga COVID-19, duke e çuar në 657 numrin e viktimave.
-
Ankesat e bizneseve të jetës së natës, gjykata në Berlin rrëzon shtetrrethimin (VIDEO)
20 Tetor 2020, 14:44Gjykata Administrative e Berlinit hedh poshtë masat e reja për të mbyllur baret dhe restorantet nga ora 23:00 deri në orën gjashtë të mëngjesit, nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se vendet të cilat respektojnë masat kufizuese të ndikojnë në shtimin e infeksioneve.
-
CONTE: Dozat e para të vaksinës Anti-Covid të disponueshme në javët e para të Dhjetorit
20 Tetor 2020, 12:26Në një kohë kur vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me Covid-19 dhe ka rikthyer një pjesë të madhe të kufizimeve, kryeministri italian deklaron se vaksina do të jetë e gatshme në fillim të dhjetorit.
-
Lombardia rikthen orët policore, nga 22 Tetori deri në 13 Nëntor
20 Tetor 2020, 11:22Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të Covid-19. Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor.
-
Covid-19: Irlanda kthehet në bllokim ndërsa Evropa lufton me valën e dytë
20 Tetor 2020, 10:27Irlanda dhe Uellsi marrin masa ekstreme në luftën ndaj Covid-19 duke hyrë pothuajse në izolim total. Ndërkohë që në pjesën tjetër të kontinenti vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll virusin që u ka marrë jetën të paktën 201 000 personave.
-
OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit me COVID-19
20 Tetor 2020, 10:04Në përballje me valën e dytë të infeksioneve me Covid-19, kreu i Urgjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan u bëri thirrje autoriteteve që të vendosin rastet e kontaktit në karantinë, megjithëse disa prej tyre, si Sllovenia kanë hequr dorë nga gjurmimi i tyre për shkak të pamundësisë për t’i gjurmuar të gjitha.
-
Irlanda rikthehen masat kufizuese, 6 javët në vijim masa izoluese ektreme
20 Tetor 2020, 09:33Mbrëmjen e djeshme qeveria irlandeze, në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të Covid-19, mori vendimin për të shtuar masat kufizuese duke i sjelle ato në nivel të ngjashëm me pranverën. Edhe pse vendi ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë dhe infeksioneve në raport me vendet e tjera evropiane, ajo ka marra masat më ekstreme në kontinent, në ata që quhet luftë ndaj valës së dytë të virusit.
-
Belgjika: Situata me koronavirus, më e "rëndë" sesa në mars
19 Tetor 2020, 16:54Përhapja e Covid-19 në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave në spitale është dyfishuar çdo javë.
-
Gjermania përmirëson sistemet ventilatorë në përpjekje për të mposhtur Covid-19
19 Tetor 2020, 16:48Qeveria gjermane po investon 500 milion € në përmirësimin e sistemeve të ventilimit në ndërtesat publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
-
Kosova regjistron 118 të infektuar dhe tri viktima me koronavirus
19 Tetor 2020, 15:18118 raste të reja me Covid-19 është ky bilanci më i ri i Covid-19 në Kosovë, duke çuar në 17,009 numrin total të të prekurve.
-
Filipçe apel qytetarëve: Respektoni protokollet, në të kundërtën orë policore
19 Tetor 2020, 14:37Rritja e konsiderueshme e numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që vendi të paralajmërojë marrjen e masave të reja kufizuese, të cilat do t’i paraqiten parlamentit ditën e nesërme.
-
Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor
19 Tetor 2020, 14:10Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor ditën e sotme për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve me Covid-19.
-
Pasojat nëse ndodh një izolim i dytë, mjekja psikiatre Kleidi Lame: Dëmet do të jenë të mëdha
19 Tetor 2020, 12:23Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ mjekja psikiatre Kleidi Bala Lame tregoi më tepër se çfarë mund të ndodh nëse kemi një mbyllje të dytë. Ndërsa dha disa këshilla praktike se si të luftojmë ankthin e situatës aktuale.
-
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen e shpejtë të fondit të rimëkëmbjes
19 Tetor 2020, 10:20Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u bën thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen sa më të shpejtë të fondit prej 750 miliardë eurosh për ekonominë e goditur nga pandemia dhe gjithashtu të diskutojë krijimin e një instrumenti të përhershëm fiskal për blloku.
-
Ekonomia e Kinës, 4.9 % rritje ekonomike 3 muajt e fundit (VIDEO)
19 Tetor 2020, 09:57Në një kohë kur të gjitha vendet evropiane kanë frikë për një rikthim të të izolimeve të plota, të cilat mund të shkaktonin vështirësi të mëdha ekonomike, Kina vazhdon rimëkëmbjen e saj nga kriza që shkaktoi COVID-19.
-
Covid-19, më shumë se 40 milion të infektuar në të gjithë botën/ Italia forcon rregullat pas rritjes së rasteve të reja ditët e fundit
19 Tetor 2020, 09:40Më shumë se 40 milion të infektuar në botë me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e tyre ka bërë që një pjesë e madhe e vendeve evropiane të rikthejnë kufizimet. Italia i shtohet listës së vendeve me kufizime shtesë ndërkohë që Sllovenia heq dorë nga gjurmimi i rasteve të reja.