Sociale
-
8 Mars, 13:02
-
Media spanjolle 'La Razón': Shqipëria destinacioni surprizë i Evropës Lindore
8 Mars, 12:53Midis Lindjes dhe Perëndimit, relativisht e paeksploruar dhe misterioze, ndodhet një nga perlat e fshehura të Evropës që po mahnit udhëtarët më kureshtarë, Shqipëria, shkruan Maica Rivera në një artikull në të përditshmen spanjolle “La Razón”.
-
Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë, por po ua kalojnë në qeveri
8 Mars, 12:28Megjithatë femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Edhe në shtëpi, pushtetin e kanë burrat që kanë në emër të tyre llogaritë bankare, por edhe guxojnë më shumë, duke marrë kredi.
-
Anketa/ 80% e grave: Jemi ngacmuar seksualisht në autobusë! Shqetësim edhe ambientet e punës dhe shkollës
8 Mars, 12:00"Unë tregoj" është fushata më e re kundër ngacmimeve seksuale në Tiranë, kryesisht në transportin publik. Kreu i shoqatës së transportit urban thotë se rastet janë shumë më tepër se denoncohen, ndërsa Bashkia u zotua të vendosë ndriçim në stacione dhe kamera brenda autobusëve.
-
-
8 Marsi, festë apo protestë? Si lindi dhe pse kjo ditë shërben për të nderuar figurën e gruas?
8 Mars, 10:10Sot në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Grave, festë e cila vë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre. Edhe në Shqipëri kjo festë pritet me plot hare dhe sjell edhe ndryshime lehtësisht të dukshme nga përditshmëria jonë
-
-
-
Meta ndan foton me nënën: Gëzuar 8 Marsin
8 Mars, 09:15 -
-
-
Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!
8 Mars, 07:24Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada.
-
Shiu i lë ‘vendin’ diellit, parashikimi i motit për sot
8 Mars, 07:19Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
-
VIDEO/ Vizitorët në panairin e Berlinit klasifikojnë Shqipërinë si destinacionin e verës që vjen
7 Mars, 20:19Shqipëria ka hapur një kapitull të ri në turizëm duke u prezantuar çdo ditë e më shumë me një imazh tejet pozitiv dhe atraksione mahnitëse, ndryshe nga më parë.
-
7 Marsi, nxënësit e shkollës 'Servete Maçi' mbjellin pemë për mësuesit, Veliaj: Shembulli se na duhen qytetarë të mirë, që vendi të ecë përpara
7 Mars, 17:18Festa e mësuesit ka qenë një simbolikë e bukur për nxënësit e shkollës “Servete Maçi”. Ata kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre, duke mbjellë pemë në parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit, vuri në dukje se përveç të qenit nxënës të mirë në mësime, mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme fakti i të qenit qytetarë të mirë.
-
Dita e Mësuesit/ Normales së Elbasanit i dhurohet busti i Hasan Prishtinës, në Korçë çelet ekspozita me koleksionin e abetareve
7 Mars, 15:52Në Mësonjëtoren e Korcës dhe Normalen e Elbasanit, dy institucione simbol të arsimit u organizuan aktivitete kulturore me rastin e 7 Marsit.
-
'Doktoresha e mamit e futbollisti i babit!' Prindër mos i rrisni fëmijët me ëndrrat e parealizuara! Ja kur mund t'i lini fëmijët vetëm në shtëpi
7 Mars, 15:02Në një interviste me skype me emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv sociologia Ilirjeta Metushi vë theksin tek koha e kaluar me fëmijët në shtëpi me qëllim që ata ta dinë se ju i qëndroni pranë.
-
'7 Marsi'/ Kreu i Sindikatës ngre zërin: Duhet pakt kombëtar për arsimin! Të jetë prioritet i qeverisë për 30 vite! Nëse s'merren masa shpejt do mbetemi pa mësues
7 Mars, 14:17Në ditën e 7 Marsit përveç vlerësimit për rolin e mësuesit vëmendja kthehet tek nevoja për të reformuar këtë sistem për ta përshtatur me standardet europiane.
-
Erozioni i shembi shtëpinë, i moshuari jeton nën rrënoja, 1 vit pa kompensim! Bashkia Këlcyrë i hedh ‘topin’ Mbrojtjes: S’miratoi fondet
7 Mars, 13:30Flamur Kalemi nga fshati Katundisht i Këlcyrës, prej një viti jeton në banesën e rrënuar nga erozioni i tokës. Përmes Report TV kërkon ndihmë, ndërsa bashkia ia lë përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila nuk ka lëvruar fondet për fatkeqësinë natyre. Në total janë 4 banesa të dëmtuara!
-
Pamje të frikshme! 3500 banorë të Poliçanit rrezikojnë të bien në Osum! Ura e amortizuar dhe me dërrasa të kalbura e kavo të ndryshkura
7 Mars, 13:13Ura pasarelë mbi lumin Osum ku kalojnë rreth 3500 banorë të 10 fshatrave të Poliçanit është krejtësisht e amortizuar, me dërrasa të kalbura e kavo të ndryshkur. Përmes Report TV, banorët kërkojnë nga qeveria të ndërtojë urën e re, pasi jeta e tyre është e rrezikuar!