'7 Marsi'/ Kreu i Sindikatës ngre zërin: Duhet pakt kombëtar për arsimin! Të jetë prioritet i qeverisë për 30 vite! Nëse s'merren masa shpejt do mbetemi pa mësues

Në ditën e 7 Marsit përveç vlerësimit për rolin e mësuesit vëmendja kthehet tek nevoja për të reformuar këtë sistem për ta përshtatur me standardet europiane. Kreu i sindikatës së arsimit Isa Halilaj ngre zërin për një pakt kombëtar që të kthehet në arsim europian.

“Sistemi i arsimit ka nevojë për dy gjëra për financim të mirë, të modelit europian dhe reformë të saktë të pilotuar dhe jo të momentit.  Duhet një pakt kombëtar për arsimin që për 30 vitet të jetë një ndër prioritetet e para të qeverisë. Arsimi kërkon një fond mbi 5% të GDP-së dhe specialistë të mirë që të hartojnë një strategji të qartë" thotë Halilaj i ftuar sot në studion e emisionit Përballje në Report Tv.

Si hallkë më të dobët sheh arsimin parashkollor.

'Ne vijojmë ti mësojmë shkrim, lexim e matematikë, ndërkohë që në Europë është loja në natyrë" nënvizon ai.

Jetojmë në kohën kur mësuesia nuk është më ndër degët e preferuara tek të rinjtë. Halilaj ngriti dhe shqetësimin se brenda pak vitesh mund të mbetemi pa mësues, pasi ka mungesa të mëdha në shumë zona, madje edhe në qëndër të Tiranës.

 "Ne sipas statistikave përafërsisht mund të jenë 3000 mësues që janë jashtë profilit. Ndoshta është edhe më i lartë. Sheh shumë pak mësues të rinj. Çdo vit në Shqipëri dalin 600 - 700 mësues në pension e vështirë të zëvendësohen"

Tatjana Jaupaj mësuese prej dekadash edhe pse në pension vijon të japë mësim me pasion

“Para ca kohe u turrën nxënësit e viteve të katra pas degëve që jepnin pagën më të madhe, pas inxhinierisë IT-së. Asnjëri nuk po rendte pas mësuesisë. Dhe vunë një mesatare për mësuesinë dhe pasojat janë këto. Siç i kanë marrë notat vetë ashtu do i kalojnë tek nxënësit tha Jaupaj.

Nga ana tjetër ajo bëri një apel për të gjithë ata që duan të bëhen mësues, se ky është një profesion i këndshëm dhe ta bëjnë me dashuri.

'Dhe mësueseve të reja i them sa më shumë dashuri për këtë profesion. Mos u bëj pishman që u bëre mësuese.’, ishte apeli i Tatjana Jaupaj.

Pedagogia Nora Malaj shtoi se e shikon profesionin e saj si përgjegjësi shumë të madhe. Por sipas saj në këtë fushë të gjithë janë përgjegjës edhe nxënësit edhe prindërit së bashku me mësuesit.

“Reflektimi dhe përgjegjësia është pjesë e padiskutueshme. Mendoj që në këtë fushë jemi të gjithë përgjegjës. Është edhe tek shoqëria edhe tek media, që duhet të promovojë në të gjithë muajt jo vetëm në 7 mars.”, shtoi Malaj.

Malaj gjithashtu tha se mësuesit dhe pedagogët duhet të reflektojnë në sjelljen e tyre me brezin e ri, pasi kemi të bëjmë me një profesion misionar

'Janë profesorë të nderuar që thonë nuk ka fëmijë të paaftë. Ka mësues që i aftësojnë ose që i ndalojnë në aftësimin e tyre. Mësuesi  dhe profesioni i tij është profesioni misionar. Çdo fëmijë ka personalitetin e tij dhe është i ndryshëm.', tha Malaj.

Kreu i sindikatës së arsimit vë theksin tek trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve si nevojë jetike dhe përcaktimin kësaj fushe si prioritare për qeverinë. 

'Nëse nuk merren masa të shpejta pas disa vitesh do të jemi pa mësues' ngre zërin Halili.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Mësuesja bën apel për '7 Marsin': Sa më shumë dashuri për këtë profesion

Mësuesja Tatjana Jaupaj dha një apel për të gjithë ata që duan të bëhen mësues në të ardhmen, duke thënë se është një profesion i këndshëm dhe të shprehin sa më shumë dashuri për këtë profesion.

‘Apeli im është ky. Profesioni i mësuesit është shumë i këndshëm. Dëshiroj që jo vetëm nxënësit me një mesatare 7. ca. Para ca kohe u turrën nxënësit e viteve të katra pas degëve që jepnin pagën më të madhe, pas inxhinierisë IT-së. Asnjëri nuk po rendte pas mësuesisë. Dhe vunë një mesatare për mësuesinë dhe pasojat janë këto. Siç i kanë marrë notat vetë ashtu do i kalojnë tek nxënësit. Profesioni i mësuesit të jetë një nxënës me një nivel të lartë. Dhe mësueseve të reja i them sa më shumë dashuri për këtë profesion. Mos u bëj pishman që u bëre mësuese.’, ishte apeli i Tatjana Jaupaj.

Ora 14:36
'7 Marsi'/ Isa Halilaj: Në vend janë 3000 mësues jashtë profilit

 

Kreu i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj tregoi se në vend janë 3000 mësues që janë jashtë profilit, ndërsa shtoi se nëse nuk merren masa shumë shpejt do të jemi pa mësues.

'Nëse nuk merren masa të shpejta pas disa vitesh do të jemi pa mësues. Kemi mungesa në qëndër të Tiranës për mësuesit parashkollor. Kemi zona të caktuar që nuk ka mësues shkencash. Ne sipas statistikave përafërsisht mund të jenë 3000 mësues që janë jashtë profilit. Ndoshta është edhe më  i lartë. Sheh shumë pak mësues të rinj.', tha kreu i Sindikatës së Mësuesve.

Ora 14:27
Dita e Mësuesit/ Nora Malaj: Është profesion misionar! Brezi i ri duhet parë me dashuri

 

Pedagogia Nora Malaj u shpreh se çdo mësues duhet të reflektoj në sjelljen me brezin e ri, që me aftësi pedagogjike të modelojë cilindo që krijon probleme

'Gjithmonë brezat thonë në kohën tonë kanë qenë më mirë, unë them që secili brez ka kohën e vet. Tani jemi shumë më të maturuar por mund të kontribuojmë si modeli i zysh Tatjanës. Një model që unë edhe profesori i saj kemi thënë se kategoria e mësuesve me këtë energji mund ti atashohet prapë shkollës në ndihmë të krizës. Brezi i ri është mjaft i bukur. Nëse do ta shohësh me dashuri edhe nëse do ta pranosh se është i kohës ku po rritet. Kupton që ti këto cikle i ke kaluar dhe duhet të dish të reflektosh në sjellje me ta, të pranosh pozitivitetin, të qëndrosh në negativitetin të luftosh pa treguar armët por me buzëqeshje me gjithë aftësitë pedagogjiike. Për ta modeluar cilindo që krijon probleme. Janë profesorë të nderuar që thonë nuk ka fëmijë të paaftë. Ka mësues që i aftësojnë ose që i ndalojnë në aftësimin e tyre. Mësuesi  dhe profesioni i tij është profesioni misionar. Çdo fëmijë ka personalitetin e tij dhe është i ndryshëm.', tha Malaj.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja