Sociale
-
Moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu lokale.
12 Tetor 2022, 07:15 -
Situata e medias, OSBE e shqetësuar: Pas luftës në Ukrainë është përkeqësuar! Në Shqipëri probleme me lirinë dhe financimin
11 Tetor 2022, 21:45Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.
-
‘Bankers’ investon për sistemin e kullimit në Marinëz
11 Tetor 2022, 18:00Kompania e naftës Bankers Petrolium do të investojnë për sistemin e ri të kanaleve kulluese në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Roskovec. Një investim që u shërben 2000 banorëve .
-
Reshjet e shiut ‘paralizojnë’ bllokun e banesave në Lezhë, niveli i ujit vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve
11 Tetor 2022, 16:21Reshjet e shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar sërish probleme në bllokun e banimit në lagjen ‘Besëlidhja’. Uji ka dalë në sipërfaqe, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
-
Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë për herë të parë me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
11 Tetor 2022, 13:48. Klajdi Priska, përfaqësoi Kongresin Rinor Kombëtar, i cili u prezantua para një paneli me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shqiperisë në OKB, ambasadorit të Gjermanisë, ambasadorit të Bashkimit Evropian, UNDP, si dhe në prezencën e të rinjve që përfaqësonin shtetet e tyre si Ukraina, Finlanda, Gjermania, Shqipëria etj.
-
Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier, banorët: Nuk na ka njoftuar askush për shembjen e banesave
11 Tetor 2022, 13:14Banorët që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Rrogozhinë u ngritën në protestë, shpronësim me vlerën e tregut për tokat dhe banesat e tyre. Ata thonë se kompania Gener2 në shkelje të ligjit ka nisur punën në terren, në një kohë që ata nuk janë informuar mbi projektin.
-
Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit
11 Tetor 2022, 12:17Në mesazhin që Ministri Peleshi ka shpërndarë shprehet: “Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s'ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!
-
-
Bllokimi i auditoreve? Kovaçi: U qëndrojmë kërkesave tona! Do mbyllen universitetet nëse vijojnë me këtë politikë! Mirëpresim studentë në protestë
11 Tetor 2022, 11:17Sindikata e punonjësve të Universiteteve në një prenoncim për mediat kanë qenë të qartë dhe të panegociueshëm me kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi u shpreh se mirëpret edhe studentët në protestë, duke qenë se qeveria vendosi 8 % do të rritet nga vetë universitetet.
-
‘U mahnita nga bukuria’, The Guardian: Muzeu Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’, një prej galerive më mbresëlënëse të Evropës
11 Tetor 2022, 09:45Muzeu Kombëtar i Fotografisë 'Marubi' është renditur në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës. E përditshmja britanike “The Guardian” ka bërë shkrimin me titullin ‘U mahnita nga bukuria’ ku përfshin disa muze në mbarë botën, mes tyre dhe Marubi.
-
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme
11 Tetor 2022, 07:50Moti ditën e sotme do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e me stuhi
-
Berat/ Mijëra turistë vizitojnë qytetin e ‘njëmbinjë dritareve’ në çdo stinë! Kryebashkiaku: Këtë viti kemi pritur 100 mijë turistë më shumë se në 2019
10 Tetor 2022, 22:11Berati ka njohur rritje të shpejtë të turizmit pas pandemisë. Për këtë vit përllogariten 300 mijë turistë, tha kryebashkiaku Demo, duke theksuar se tashmë nuk vizitohet vetëm kalaja por dhe fshatrat të cilët ofrojnë bukuri të jashtëzakonshme natyrore.
-
Tiranë/ 2 shkolla në anë të rrugës pa oborr, nxënësit në rrezik, fiskulturë në rrugën ku ecin makinat: Duam kushte, s’kemi një palestër
10 Tetor 2022, 22:00Nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Mustasfa Greblleshi” dhe gjimnazistët e “Sandër Prosi” kërcënohen çdo ditë nga lëvizja e automjeteve, pasi ndërtesat janë në anë të rrugës. Për shkak të mungesë së palestrës apo ambienteve të tjera sportive, orën e fiskulturës ata e bëjnë mes makinave.
-
Nënshkruhet memorandumi mes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe UNICEF Albania, në fokus mbështetja e projekteve për të rinjtë
10 Tetor 2022, 16:36Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për mbështetjen e projekt-propozimeve nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë në Thirrjen e Dytë të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).
-
Vlorë/ Banorët e rrugës ‘Donika Kastrioti’ në protestë: S’dalim në votime nëse nuk shtrohet rruga
10 Tetor 2022, 16:29Rreth 156 familje në Vlorë protestojnë për rrugën e amortizuar. Ata thanë se premtimet e fushatave nuk janë mbajtur, ndaj kërcënojnë se nuk do të marrim pjesë në votimet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
-
U internua pas arrestimit të të atit, ndahet nga jeta Kozara Kati! Dha kontribut në ngritjen e shoqërisë civile
10 Tetor 2022, 16:00Kozara Kati, vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, që u internua për një kohë të gjatë pas arrestimit të të atit, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare. Kati ishte pjesë e shoqërisë civile dhe zë i fuqishëm që i jepte shpresë brezave të rinj ndërsa dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqërisë civile në vend.
-
Veliaj: Do hartojmë paketë financiare për studentët, t’u sigurojmë abone falas dhe subvencionim për konviktin! Punimet në Unazën e Madhe do të vijojnë
10 Tetor 2022, 15:48Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira, duke nisur nga abonetë falas. Veliaj tha se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet këshillit mbledhjen e radhës.
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren që u nda nga jeta pak ditë më parë
10 Tetor 2022, 15:33Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur pak më parë për të disktutuar për rendin e ditës, ndërkohë që mbledhja nisi me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë
-
Veliaj nderon me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreun e Bordit të AADF: Marrëdhënia jonë me SHBA speciale
10 Tetor 2022, 11:51Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi sot me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, kreun e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff. Në ceremoninë e veçantë, e zhvilluar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se Granoff është personifikimi i raporteve të shkëlqyera të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
-
Rënie e temperaturave, mot me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
10 Tetor 2022, 07:13Moti do te jete me kthjellime dhe vranësira mesatare deri te dendura
