Sociale
-
Në qarkullim do të ketë masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash me më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.
13 Dhjetor 2021, 07:01 -
Situata e përmbytjeve në vend, ministrja e Arsimit pezullon zhvillimin e mësimit në disa shkolla në qarkun e Vlorës e të Fierit
12 Dhjetor 2021, 20:32Për shkak të përmbytjeve në disa zona në qarkun e Vlorës dhe të Fierit, Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë mësimin deri në përmirësimin e situatës në terren. Kështu bëri me dije, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, duke shtuar se po ndjek ne kujdes situatën në terren.
-
Rrugët e qytetit plot me plehra, Elbasani mbetet edhe pa kosha! Kompania e pastrimit po i heq nga çdo cep
12 Dhjetor 2021, 14:33Në rrugë, lagje dhe në pragun e shtëpive, kudo ku hedh këmbën në qytetin e Elbasanit has në pirgje me mbeturina. Qyteti është zhytur në plehra prej një jave pasi kompanisë së pastrimit, "Victoria Invest", i ka përfunduar kontrata me bashkinë e Elbasanit.
-
Natën me dhinë mbi çati, burrë e grua orë të tmerri nga uji! Emergjenca Civile evakuojnë familjen pas disa orësh (VIDEO)
12 Dhjetor 2021, 10:41Bashkë me bashkëshorten dhe bagëtinë qendruan gjithë natës mbi soletën e shtëpisë së tij në Novoselë të Vlorës. Vërshimi i Vjosës bëri që uji të hyjë në katin e parë të banesës. Pas shumë orësh paradite një gomone e Emergjencave Civile dhe Policisë u nis për ti shpëtuar. Fillimisht u nxorën në tokë Baltazar Nanxa me dhinë
-
-
-
Vlora nën ‘pushtetin’ e ujit, dëmtohet ura e Mesaplikut, izolohen 300 banorë
12 Dhjetor 2021, 08:35 -
-
VIDEO/ Dëmtohet ura e Kallarat në Selenicë, e pakalueshme nga banorët
12 Dhjetor 2021, 07:52 -
VIDEO/ Lumi Vjosa del nga shtrati, shtëpitë në Fitore të Vlorës të zhytura nën ujë
12 Dhjetor 2021, 07:32 -
Paraditja do të përfshihet nga reshje shiu, por pasditja do sjellë kthjellime, parashikimi i motit për sot
12 Dhjetor 2021, 07:04Mbetet edhe dita e diel gjatë paradites në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore. Pas mesditës moti përmirësohet gradualisht duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt kufirit Lindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
-
Rënie temperaturash, stuhi e dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
11 Dhjetor 2021, 07:23Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës. Sipas MeteoAlb, në zonat malore do ketë reshje të dendura dëbore pasi do ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Parashikohet që vetëm orët e vona të pasdites të përmirësojnë disi kushtet e motit.
-
Kryetarja e bashkisë së Përmetit: Vendgrumbullimi i plehrave i përkohshëm! Banorët të pakënaqur: Do vazhdojmë protestat
10 Dhjetor 2021, 21:17Pas disa ditë protesta kundër vend-depozitimit të mbetjeve, banorët e Piskovës janë pritur nga kryetarja e bashkisë së, Përmetit Alma Hoxha për të shprehur objeksionet e tyre rreth këtij vendi të përzgjedhur për t’u trajtuar plehrat e të gjithë Përmetit
-
Media, një sfidë e rëndësishme për gazetarët e rinj të Shqipërisë dhe Rajonit
10 Dhjetor 2021, 18:27Media for All synon të bëjë bashkë të rinj gazetarë të Rajonit dhe të nxisë shkëmbimin e eksperiencave për të apasionuar të rinjtë me profesionin e bukur, të vështirë e të një vlere të jashtëzakonshme për demokracinë e një vendi.
-
Vodafone Albania krah OKB-së për të mbështetur realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri
10 Dhjetor 2021, 18:03Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, dhe drejtuesja e Vodafone Albania, Katia Stathaki, firmosën sot dokumentin e bashkëpunimit për të mbështetur realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri
-
'Pagë minimale për kujdestarin dhe paketë higjenike', personat me aftësi ndryshe, takim me Ministren e Ekonomisë! Brenda 6 muajve, komisione do të bëjnë vlerësimin sipas kategorive
10 Dhjetor 2021, 14:36Bëhet me dije se në lidhje me kërkesat për kujdestarin dhe paketën higjienike, do mblidhen komisione dhe më pas do bëhet vlerësimi sipas kategorive. Në komisione do të jenë edhe përfaqësues nga personat me aftësi ndryshe, ndërsa afati për ngritjen e tyre është nga 3 deri në 6 muaj.
-
Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti ditën e sotme
10 Dhjetor 2021, 06:54Moti sot parashikohet me reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat e ulëta kanë bërë që reshje dëbore të ketë edhe në lartësitë kodrinore.
-
Altin Prenga i ‘Mrizit të Zanave’ shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Këshilli Bashkiak Lezhë
9 Dhjetor 2021, 21:42Kuzhinieri, Altin Prenga është shpallur "Qytetar Nderi" i Lezhës për kontributet e dhëna në promovimin e fshatit Fishtë nëpërmjet sipërmarrjes së tij “Mrizi i Zanave”.
-
Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë
9 Dhjetor 2021, 20:44Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet. ‘Studio Live’ solli historinë e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën.
-
Inaugurohet shkolla ‘16 Shtatori’, e treta godinë e re arsimore në Pezë, Veliaj: Mirënjohje Katarit që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit
9 Dhjetor 2021, 19:28Shkolla ‘16 Shtatori’ në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat janë ringritur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.