Sociale
-
Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët, por të ftohtë në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vranësirat janë prezent në zonat malore ku pritet dhe momente të shkurtra me flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
8 Dhjetor 2021, 07:16 -
Dhuna ndaj grave, drejtësisë i kërkohet përgjegjshmëri! Çela: Prokurorët të vlerësojnë e të hetojnë çdo të dhënë
7 Dhjetor 2021, 20:05Vlerësimi i çdo të dhëne në denoncimet e dhunës, dhe dhënia e dënimeve më të ashpra ishte kërkesa e drejtuesve të disa institucioneve për organet e drejtësisë. Sipas tyre, problem mbeten vendimet paradoksale për urdhrat e mbrojtjes.
-
Kryebashkiaku i dhuron “Kullën e Sahatit” ministres italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone! Veliaj: Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi, e vetmja mënyrë për të ecur përpara
7 Dhjetor 2021, 19:04Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në zyrën e tij ministren italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone me të cilën folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos vitin që vjen kur Tirana do të mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj tha se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara
-
'Gratë s'ju detyrohen asgjë, dashuri, jo dhunë'/ Policia e Beratit shpërndan video-mesazhin sensibilizues kundër dhunës në familje
7 Dhjetor 2021, 16:33Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar përfaqësues nga të gjitha institucionet vendore dhe organizatat, që janë anëtare të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, midis të cilëve edhe Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje pranë Policisë Berat,Valbona Qafa.
-
Ministrja e 'Shëndetësisë' inspekton punimet në Spitalin e Kukësit: Së shpejti hapet urgjenca dhe kirurgjia e re, brenda 2022 përfundon i gjithë korpusi spitalor
7 Dhjetor 2021, 16:08Investimi në Spitalin Rajonal Kukës që po kryhet nga qeveria shqiptare në vlerën e rreth 3 milionë eurove, për të garantuar shërbim shëndetësor me standarde bashkëkohore për banorët e kësaj zone.
-
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
7 Dhjetor 2021, 13:48Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
-
Të enjten rikthehen reshjet e shiut, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Javën tjetër ulen temperaturat, -6 gradë celsius në zonat malore
7 Dhjetor 2021, 11:58Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.
-
Moti i keq/ Qarku i Kukësit 'mbulohet' nga dëbora, bien inerte në disa akse! Pastrohen rrugët, s'ka probleme me qarkullimin
7 Dhjetor 2021, 11:32Pavarësisht sasitë së konsiderueshme të dëborës, rrugët janë të gjitha të kalueshme dhe nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve. Po ashtu janë pastruar edhe akset ku ka patur rënie inertesh.
-
Ulen ndjeshëm temperaturat, termometri do të shënojë -1 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
7 Dhjetor 2021, 07:18Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në vend, por reshje dëbore do ketë verilindje dhe juglindja e vendit.
-
Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja
6 Dhjetor 2021, 16:46Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.
-
Festa e Hanukkah ndez festivalin e dritave në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: 2022 një vit fantastik bashkëpunimi mes Tiranës dhe Izraelit
6 Dhjetor 2021, 14:23Festivali i Dritave, apo siç njihet ndryshe nga komuniteti hebraik, festa e Hanukkah, u kremtua simbolikisht këtë vit në Bashkinë e Tiranës, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Komuniteti Hebre
-
Bankers Petroleum Albania 7.5 milionë dollarë në projekte në shërbim të komunitetit, kryebashkiakja e Roskovecit: Investimet për qytetarët, në qendër të vëmendjes së kompanisë
6 Dhjetor 2021, 14:16Kompania ka ngritur dhe zbatuar projekte të veçanta që kanë mundësuar zhvillimin ekonomiko-social të banorëve të zonës. Ndër projektet më të rëndësishme janë ai i granteve në bujqësi dhe ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
-
Rasti i denoncuar në Report Tv i 28 vjeçarit me epilepsi që nuk merr më KEMP, reagon drejtoria e Vlorës: Vendos KMCAP e Tiranës, ka 6 muaj vonesë
6 Dhjetor 2021, 11:18Report Tv denoncoi dje rastin e Vasjan Lazajt, 28-vjeç, i cilin vuan nga epilepsia dhe në kushte tepër të vështira ekonomike, që i kanë hequr pagesën e aftësisë së kufizuar. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, Eno Koleka në një bisede telefonike tha se e kam ndjekur historinë e Vasjan Lazajt, transmetuar në Report Tv.
-
Banorët e lagjes 'Shënkoll' në Elbasan në protestë: Jemi mbifaturuar për ujin, shuma marramendëse! Kreu i UKE: Dy punonjës gabuan por qytetarët do paguajnë
6 Dhjetor 2021, 09:54Banorët e lagjes "Shënkoll" në Elbasan, të revoltuar për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm janë ngritur në protestë.
-
Reshje shiu dhe dëborë si dhe temperatura në ulje, si parashikohet moti për ditën e sotme
6 Dhjetor 2021, 07:25Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga mot me reshje shiu, si dhe reshje dëborë në zonat malore
-
FOTO/ Bunkerët e Shqipërisë sërish në vëmendjen e mediave të huaja, agjencia franceze AFP: Po 'gllabërohen' nga deti teksa erozioni përparon në vijën bregdetare
5 Dhjetor 2021, 22:40Bunkerët e epokës komuniste të Shqipërisë duhej t'i rezistonin një sulmi bërthamor, por dekada më vonë fortifikimet po gllabërohen nga deti ndërsa vija bregdetare e vendit është goditur nga erozioni.
-
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nuk presim përmbytje të mëdha, problem zona e Obotit në Shkodër! Të gjitha strukturat në gatishmëri
5 Dhjetor 2021, 18:35Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha. Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.
-
28-vjeçarit me epilepsi i hiqet KEMP-i, apeli prekës i nënës në Report Tv: Më ndihmoni për ilaçet
5 Dhjetor 2021, 13:57Që kur lindi, Vasiani sot 28-vjeçar, vuan nga sëmundja e epilepsisë. Mes vështirësive të sëmundjes dhe gjendjes së rënduar ekonomike të prindërve, sot ai përballet me heqjen pa shpjegim të KEMP-it prej 10 mijë lekë.
-
Reshje intensive, e hëna paralajmëron rrezik përmbytjesh! IGJEUM: Dëborë e dendur në zona malore, stuhi ere në det
5 Dhjetor 2021, 12:44Duke filluar prej mbrëmjes së kësaj të diele edhe fillimi i javës në 6 dhe 7 dhjetor, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për reshje intensive, vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.