Sport
-
Javë me interes maksimal për skuadrat shqiptare që do të luajë sfidat e parë në Kupat e Europës.
5 Korrik 2021, 13:55 -
“Wembley” emblematik do të jetë 'në shtetrrethim'! 10 ditë karantinë, Britania u mbyll dyert tifozëve! Gjysmëfinalet e finalja EURO 2020,‘ festë’ vetëm në Mbretërinë e Bashkuar
5 Korrik 2021, 12:17Festa e futbollit evropian rrezikon të kthehet në festën e futbollit anglez. Për shkak të masave anti-Covid në Britaninë e Madhe nuk mund të udhëtojnë dot tifozët e tre ekipeve të tjera gjysmëfinaliste Italisë, Spanjës e Danimarkës. Karantina 10 ditore i pengon dhe në “Wembley” mund të jenë vetëm rezidentët në Britani. Për ndeshjet finale stadiumi do jetë në kapacitetin 60 mijë tifozë.
-
Europiani i rekordeve, si asnjëherë më parë shënohet 1 gol çdo 32 minuta! 27 më shumë në EURO 2020 sesa në Francë 2016, rekord edhe autogolash
5 Korrik 2021, 10:01Rekord golash të shënuar në Euro 2020. Në 48 ndeshjet e luajtura deri më tani ekipet kanë shënuar plot 135 gola me një mesatare një gol në çdo 32 minuta lojë. Janë realizuar 27 gola më shumë se Francë 2016. Rekord edhe për autogolat me 10 të tillë ndërsa golashënuesi mbetet Ronaldo.
-
Euro 2020/ Itali-Spanjë, superdueli që përsëritet për herë të 4 në 4 Europianët e fundit! Italia vetëm 2 fitore në 14 përballjet e fundit
4 Korrik 2021, 13:52Të martën Italia dhe Spanja do të ndeshen për herë të katërt radhazi në fazën me eliminim direkt në katër kampionatët e fundit Europian. Historia favorizon lehtësisht Spanjën, ndërsa të dhënat e Euro 2020 i japin avantazh Italisë.
-
Itali-Spanjë e Angli-Danimarkë gjysmëfinalet e Euro 2020, 4 ekipe 'luftë' për trofeun, ja kur luhen
4 Korrik 2021, 10:03Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Euro 2020. Ndeshjet do të luhen të martën e të mërkurën në stadiumin “Wembley” në Londër atje ku do zhvillohet edhe finalja e 11 korrikut. Nga 24 ekipe tashmë skuadrat që “luftojnë” për trofeun janë vetëm 4.
-
Euro 2020/ Anglia 'shkatërron' Ukrainën, Kane shkëlqen me 'dopietë'! Në gjysmëfinale kundër Danimarkës
3 Korrik 2021, 22:50Anglia nuk ka treguar mëshirë në çerekfinalen e kampionatit europian, duke shkatërruar 4-0 Ukrainën. Te ‘tre luanët’ shkëlqeu Kane me dy gola, ndërsa në gjysmëfinale do përballet me Danimarkën në Londër me datë 7 korrik.
-
Euro 2020/ Çekisë nuk i mjafton Patrick Schick, Danimarka në gjysmëfinale! Do përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Angli
3 Korrik 2021, 20:00Në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e çiftit Angli-Ukrainë.
-
Analiza/ E bukur, konkrete dhe fituese, Italia ëndërron fitoren e Euro 2020, ja si e shndërroi Mancini
3 Korrik 2021, 12:38Italia u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020 pasi mposhti Belgjikën. Nga një ekip që Botërorin e 2018-tës e pa nga shtëpia Italia është shndërruar në një skuadër që po thyen rekorde dhe ëndërron fitoren e Europianit. Trajneri Mancini e ka shndërruar Italinë në një skuadër që luan bukur,është konkrete dhe fituese.
-
Sot përcaktohet gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020, Anglia favorite ndaj Ukrainës, në 18:00 luhet Çeki-Danimarkë
3 Korrik 2021, 10:40Sot mësohet edhe çifti i dytë gjysmëfinalist i Euro 2020. Në mbrëmje Anglia nuk pritet të ketë probleme me Ukrainën ndërsa shansin e artë e kanë Çekia dhe Danimarka që përballen në orën 18:00 në Baku.
-
Euro 2020/ Italia gjysmëfinaliste, eliminon Belgjikën me golat e Barella-s dhe Insigne-s! Në Londër i pret Spanja
2 Korrik 2021, 22:57Italia ka fituar 2-1 kundër Belgjikës në çerekfinalet e kampionatit italian. Axurrët ia dolën të kalonin më tej falë golave të Barrelës dhe Insinjes, ndërsa në gjysmëfinale do kenë përballë Spanjën.
-
Euro 2020/ Buzëqesh Spanja, eliminon Zvicrën me penallti! Në gjysmëfinale përballet me fituesin e çiftit Itali-Belgjikë
2 Korrik 2021, 20:44Penalltitë, ose siç thuhet ndryshe ‘ruleta ruse’, kanë qenë përcaktuese që Spanja të kualifikohet në gjysmëfinalen e Europianit. Pas kohës së rregullt që u mbyll me shifrat 1-1, njëmbëdhjetë metërshat i buzëqeshën La Roha-s.
-
Euro 2020/ Shevshenko kërkon ndihmën e italianëve, Tasotti: Ukraina u motivua nga kombëtarja 'axurre'
2 Korrik 2021, 17:29Te Ukraina janë besimplotë se do ia bëjnë shumë të vështirë në çerekfinale Anglisë.
-
Dita e ‘Gazetarëve Sportivë’, Duka: Kanë kontribut të çmuar, i ftoj të na mbështesin në zhvillimin e futbollit
2 Korrik 2021, 15:44Dita e Gazetarëve Sportivë rastis të jetë me të njëjtën periudhë me Europian.
-
Euro 2020/ Francezët nuk e kapërdijnë dot eliminimin, nënshkruajnë peticionin: Të riluhet ndeshja me Zvicrën
2 Korrik 2021, 13:34Një peticion me 250 mijë firma është nënshkruar në Francë për riluajtjen e ndeshjes me Zvicrën. Ata pretendojnë se penalltia e Mbappes e pritur nga portieri zviceran nuk ishte e rregullt. Ndërkohë te Ukraina janë besimplotë se do ia bëjnë shumë të vështirë në çerekfinale Anglisë.
-
Çerekfinalet e Euro 2020 nisin me Zvicër-Spanjë! Mungon Xhaka, Shaqiri flet si kapiten: I shënojmë Spanjës! Enrique: S’kam parë ekip më të mirë se ne
2 Korrik 2021, 13:10Çerekfinalet e Euro 2020 nisin në orën 18:00 me ndeshjen Zvicër-Spanjë. Helvetët do kërkojnë të bëjnë mrekullinë pa Granit Xhakën të pezulluar e kapiten do jetë Shaqiri. Ndërsa Spanja është favorite pë ta fituar sfidën e për të kaluar në gjysmëfinale.
-
Sot emocionet më të larta që fal futbollit, në 21:00 super sfida e çerekfinaleve Belgjikë-Itali! Belgët, 'lojë' me Hazard dhe De Bruyne! Mancini: Dua të jenë në fushë
2 Korrik 2021, 10:43Në mbrëmje luhet Belgjikë-Itali super sfida e çerekfinaleve të Euro 2020. Mancini zgjedh Kiezën e Kielinin titullar ndërsa tek belgët për futbollistët e dëmtuar Hazard dhe De Bryjne do vendoset në momentet e fundit. Në lojë është më shumë se bileta për në gjysmëfinalet e europianit.
-
Ekipi olimpik kombëtar bëhet gati për Tokio, sportistët: Do sjellim medaljen e parë për vendin
1 Korrik 2021, 15:45Sportistët e ekipit olimpik kombëtar në prag të Lojrave Olimpike shprehen shumë optimist për rezultatet. Së bashku me presidentin e KOKSH-it Fidel Yllin ata kanë deklaruar se synohet që për herë të parë Shqipëria të fitojë të paktën një medalje olimpike.
-
16 muaj pas pandemisë, tifozët rikthehen në stadiumet shqiptare! Lajm i mirë në prag të Kupave të Europës
1 Korrik 2021, 12:41Ky është një lajm mjaft pozitiv në prag të pjesmarrjes së skuadrave shqiptare në kupat e Europës.
-
Euro 2020/ Chelini në pikëpyetje, Mancini në dilemë për Chiesa-n kundër Belgjikës! Martinez: Lukaku dhe De Bruyne më të mirët në botë në rolin e tyre
1 Korrik 2021, 12:07Kapiteni Chielini është një nga dy dyshimet e Roberto Mancinit për ndeshjen çerekfinale në Europian që Italia do të luajë kundër Belgjikës. Nga ana tjetër Martinez ka besim se të paktën De Bruynë do jetë i rikuperuar, ndërsa çmimet për një biletë në këtë ndeshje ka shkuar në 1200 euro.
-
Kohë shtesë, penallti, 29 gola dhe 4 ekipe Big jashtë Euro 2020! ‘Çmenduria’ e fazës së 1/8, edhe çerekfinalet premtojnë spektakël
1 Korrik 2021, 11:17Euro 2020 po vërtetohet si turneu i surprizave të mëdha. Faza e 1/8 ishte e paparashikueshme me ndeshje që shkuan në kohët shtesë, ekipe të mëdha që u eliminuan dhe plot 29 gola. Ronaldo vijon të mbetet golashënuesi ndërsa spektakël premtojnë edhe çerekfinalet.