'Me Spanjën rezultatin e përcaktoi arbitri', Reja: Gjeorgjia kundërshtar i vështirë, tregon sa jemi rritur

Të martën në orën 18:00 kombëtaren e pret një test tjetër miqësor kundër Gjeorgjisë në ‘Air Albania’. Trajneri Reja është optimist për kuqezinjtë, ndërsa në prag të kësaj sfide është ndalur edhe te Spanja. Sipas italianit në Katalonjë vendimet e gjyqtarit ishin përcaktuese në rezultat, ndërsa për ndeshjen e rradhës do ketë të padisponueshëm disa lojtarë si Bare, Balliu dhe Uzuni, që kanë lënë kombëtaren për arsye të ndryshme.

“Do të ketë shumë ndryshime në formacion sidomos në mesfushë. Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë. Ka mundur Bosnjen, është një ekip i organizuar, teknik dhe shumë i vështirë. E kisha kërkuar që në fillim, dy sfida të vështira në këto miqësore, si Spanja edhe Gjeorgjia më kënaqin dhe na japin mundësi të krijojmë eksperiencë të rëndësishme, por edhe të tregojmë rritjen tonë,”-deklaroi Edy Reja, trajner i kombëtares.

Ndërkohë në konferencë si kapiten i kombëtares në sfidën me Gjeorgjinë u paraqit Berat Gjimshiti, duke lënë të kuptohet se Berisha dhe Hysaj nuk do jenë titullar.

"Besoj që edhe me këtë ndeshje që bëmë kundër Spanjës tifozët e kanë parë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Kundër Gjeorgjisë do jetë një ndeshje ndryshe sepse besoj se kualiteti teknik nuk është aq i lartë sa i Spanjës, por prap janë një kombëtare që vapron dhe mbrohet shumë shumë. Ne gjithsesi do kemi më shumë raste se do jemi në sulm,”-tha Berat Gjimshiti, kapiten i kombëtares.

Pas Gjeorgjisë ndeshjet e ardhshme të kombëtares do jenë në qershor për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve