Top 24
-
Edhe Serbia me Maqedoninë po shkojnë drejt unifikimit të doganave. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Zaev u takuan sot në pikën kufitare mes dy vendeve dhe u shprehën se shumë shpejt aty do të ketë vetëm një doganë, të përbashkët. 2 Shtator 2018, 20:01
-
Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj-krerëve të Policisë: Rezultate deri në tetor, ose shkarkoheni
2 Shtator 2018, 19:00Ngjarjet e fundit kriminale, si ekzekutimi i biznesmenit, Arjan Ferracaku në Shkodër dhe atentati me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala, ka bërë që Fatmir Xhafaj të paralajmërojë drejtuesit e policisë të zbardhin ngjarjet.
-
Nga Qeparoja për në Kuvend, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta shijojnë ditën e fundit të pushimeve (Foto)
2 Shtator 2018, 18:02Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi po shijojnë ditën e fundit të pushimeve. Dyshja ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa ndodhen në Qeparo, Himarë.
-
Incidente në ndeshjen Kukësi-Tirana, sherr mes tifozëve bardheblu, ndërhyn policia (VIDEO)
2 Shtator 2018, 17:39Incidentet ndodhën teksa bardheblutë po humbisnin 2:0 përballë verilindorëve të Kukësit. Për shuarjen e sherrit është dashur ndërhyrja e policisë.
-
Fier, shkrumbohen nga zjarri 70 ton kafe në një magazinë, dëmi 400 mijë euro
2 Shtator 2018, 17:17Zjarri i rënë në magazinën e "Oskar & Kafe" në Fier ka shkrumbuar rreth 70 ton kafe, duke shkaktuar një dëm prej 400 mijë euro.
-
Kundërshtare e Ramës, Ajtanga Lubonja s'ia përton as Bashës: Pushon në vende luksoze, vjen shtatori e flet për varfërinë
2 Shtator 2018, 16:43Ish e përndjekura politike, e afërme e publicistit Fatos Lubonja është e zhgënjyer nga Lulzim Basha. Na një status në FB, Ajtanga Lubonja shkruan se kreu i PD dhe opozitarë të tjerë pushojnë në vende luksoze, ndërsa në shtator flasin për varfërinë.
-
3 ditë i zhdukur, 44-vjeçari nga Vau i Dejës telefonon familjen pas lajmit në media: Jam në Greqi!
2 Shtator 2018, 16:28Vetë familjarët e 44-vjeçarit nga zona Fshat i Ri, ishin alarmuar për largimin e tij nga banesa pa asnjë njoftim para 3 ditësh dhe për këtë arsye kishin bërë denoncim në policinë e Vaut të Dejës.
-
Tony Blair kritika BE: Projekti për Ballkanin i papërfunduar nga mosanëtarësimi në Europë
2 Shtator 2018, 16:04Laburisti Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, shprehet me doza kritike për sjelljen e BE në raport me integrimin e mëtejshëm të BE.
-
'Blue Panorama' braktis sërish pasagjerët në aeroport, denoncimi në Report Tv: Kemi orë të tëra që presim (FOTO)
2 Shtator 2018, 15:36"Blue Panorama" ka anuluar dy fluturime nga aeroportet italiane në drejtim të Rinasit ditën e sotme. Fluturimet nga Malpensa dhe Bergamo janë shtyrë, ndërsa kompania ajrore nuk ka njoftuar pasagjerët, të cilët kanë denoncuar në Report Tv.
-
Librat falas për fëmijët, Rama nis shpërndarjen nga Vlora: Mos i dëmtoni!
2 Shtator 2018, 14:36Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me prindër e mësues ditën e sotme në Vlorë, ku ka folur për librat falas, nga ku ka nisur shpërndarjen për fëmijët e fillores.
-
Kisha e Shën Spiridhonit në Finiq përshihet nga flakët
2 Shtator 2018, 14:05Një kishë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Dhivër Bashkia Finiq.
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Flet i vëllai: Shteti po bashkëpunon me bandat, jemi të ngujuar!
2 Shtator 2018, 13:51Vëllai i Fatbardh Licit, Mustafa Lici, në një deklaratë për mediat ka denoncuar se shteti po bashkëpunon me bandat dhe se po manipulohen provat e çdo vrasjeje.
-
Krimet në qytetin verior / Gazetari Çaka: Vrasjet në Shkodër, nga e njëjta dorë
2 Shtator 2018, 13:32Gazetari i kronikës, Driçim Çaka, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka thënë se nga të dhënat e deritanishme, vrasjet e ndodhura në Shkodër janë të kryera nga e njëjta dorë.
-
Regjisori shqiptar Adonis Filipi ngjit ‘Elektrën’, në ‘Shandog Drama’ të Kinës
2 Shtator 2018, 13:08Regjisori Adonis Filipi rrëfen eksperiencën e tij për shfaqjen “Elektra” në sallën e teatrit “Shandog Drama” në Kinë. Kritika kineze vlerëson me superlativa versionin bashkëkohor të shfaqjes, duke kërkuar që rrugëtimi i saj të vazhdojë më tej.
-
Ndërtuan shkollën në Skrapar/ Flasin dy mësuesit: E bëmë ëndrrën realitet!
2 Shtator 2018, 12:56Dy mësues në një fshat të largët të Skraparit ja kanë dalë të ndërtojnë një shkollë të re për nxënësit e tyre, duke grumbulluar fonde e duke punuar vetë. Report TV shkoi në Vendreshë, aty ku godina është drejt përfundimit, dhe pa nga afër këtë nismë
-
Festivali Ndërkombëtar i Balonave, Veliaj: Po gjallërojmë një pjesë të Liqenit, kemi kthyer traditën e festës
2 Shtator 2018, 12:37Për dy ditë me radhë, balonat shumëngjyrëshe të përmasave dhe formave të ndryshme, mbushën qiellin në Festivalin Ndërkombëtar të Balonave, që rikthen pas shumë vitesh një traditë të bukur të kryeqytetit.
-
Kapet 550 kilogramë drogë në Brindizi, dyshohet se vinte nga Shqipëria/ Në pranga dy skafistët, njëri shqiptar (Foto+Video)
2 Shtator 2018, 12:06Një skaf me 550 kilogramë marijuanë është kapur në Itali. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Një 29-vjeçar shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Finanza. Droga në treg, kap vlerën e 5 mln eurove.
-
PD: Edi Rama rrit taksat dhe paratë e shqiptarëve, ua jep familjarëve e shpurës së tij të inkriminuar
2 Shtator 2018, 12:03Deputetja Dhurata Çupi në emër të Partisë Demokratike në një deklaratë për mediet ka akuzuar qeverinë se ka rritur taksat dhe se paratë e shqiptarëve ua jep familjarëve dhe shpurës së tij të inkriminuar
-
Politika i kthehet nesër normalitetit, Basha shijon çastet e fundit në plazh (Foto)
2 Shtator 2018, 11:43"Shqiptarja.com" ka siguruar disa foto nga Qerreti, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po pushon në plazh. Basha është fotografuar duke shëtitur buzë detit nën shoqërinë e të bijës.
-
Vrasja e biznesmenit Ferracaku, dy pistat e hetimit: Konflikti për hotelin dhe gjobat
2 Shtator 2018, 11:18Report Tv ka mësuar se dy pistat kryesore ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ferracaku në Shkodër, janë ato të konfliktit për hotelin dhe mospagesën e gjobave.
