Ajtanga Lubonja, e afërme e publicistit të njohur, Fatos Lubonja, njihet për oponencën e fortë ndaj qeverisë “Rama”, por ajo duket mjaft e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe veçanërisht kryetari i saj Lulzim Basha.
Ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur, përmes një postimi në Facebook tregon se e ka humbur besimin tek alternativa e opozitës duke renditur edhe arsyet se pse ndjehet skeptike për mënyrën se si po udhëheq kryedemokrati. Mes të tjerash, 70-vjeçarja thotë se Basha bashkë me deputetët e djathtë duhet të jepte shembull këtë sezon veror dhe jo të pushonin në vende luksoze dhe pas tre muajsh të kthehen në Tiranë për të folur mbi varfërinë.
Ajo thotë se Basha është “peshë pupël” dhe i lehtë për t’u manipuluar nga aktorët politikë, duke sjellë në vëmendje se Basha edhe kur i thërret protestat, i shpërndan me urdhër të Ramës.
Postimi i plotë:
“Mendjen e kam te kthjellet!
Frymarja me eshte renduar, shtypa nja 2/3 here pompen e thashe te luaj me Tomin, po sepse me del perpara fytyra e bronxuar e kryetarit te opozites Lul Bashes e syte me mbushen me lot!
Per Edi Ramen e kame dhene mendimin tim( ne vlen sado pak)…e njoh mire, qe kure ishte djalosh (kam shkruar)…!
Edi ishte ambicioz (ju afrua PD, po Berisha e psikollogjisi se dhe ke PD deshte te ishte ne krye…nuk e hariti dot dhe tek PS, kishte rrenje dhe e cfrytezoi per AVENTURE, se eshte aventurier…dhe ”koha ”po punon per te, sepse ka nje kryetar opozite ”peshe pupel” qe e manovron si do…paktet e tyre jane pa kthim!
Prandaj, ay gishti tregues i Lulit mbi tavoline sot me gazetaret…sikur me godiste ne koke! Po presim shtatorin …do shohim! Mund te mbushen nja dy here autobuze me njerez nga gjithe Shqiperia( si gjithemone), do publikojne si protesta me e fuqishme, qe Luli po te shikoje qe shprtrat e revoltuar edhe mund te shperthejne…merr urdher nga EDI dhe e shperndan! Me dhemb shpirti qe po i shkruaj keto rradhe, po eshte nje e vertete e hidhur…
OPOZITA PUSHOI MES LUKSIT NEPER BOTE, ne u perveluam nga i nxehti, me frike te ndiznim edhe freskueset nga energjia qe do na faturohet! Pse nuk provuan te ndihmojne te varfrit me ato miljonat qe i perdorin per qef! Shikoni si do gelojne TV ME PLANET LARGEPAMESE TE LULIT!”, shkruan ajo.
Ore kjo familja lubonja paska qën një familje e ndyr gjith jetës servila ordiner njërëz të pështir. I sherbyen me devotshmëri kriminelit enver e pastaj kryekriminelit malok salhe e tani na japin leksjone demokratike këto lloi krimbash.
Përgjigju