'Blue Panorama' braktis sërish pasagjerët në aeroport, denoncimi në Report Tv: Kemi orë të tëra që presim (FOTO)
"Blue Panorama" ka anuluar dy fluturime nga aeroportet italiane në drejtim të Rinasit ditën e sotme. Fluturimet nga Malpensa dhe Bergamo janë shtyrë, ndërsa kompania ajrore nuk ka njoftuar pasagjerët, të cilët kanë denoncuar në Report Tv.
Pasagjerë duke pritur në aeroportin e Bergamos, Itali
Kompania ajrore italiane "Blue Panorama" braktis sërish pasagjerët në aeroporte prej orësh të tëra. Kompania italiane ka shtyrë fluturimet nga aeroporti i Malpensës dhe Bergamos në drejtim të Rinasit. Denoncimi është bërë nga vetë pasagjerët në redaksinë e Report Tv. Fluturimi i parë i anuluar është ai i orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të diele me destinacion aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.


Pasagjerët duke pritur në aeroportin e Bergamos, Itali
Sipas pasagjerëve, ata vijojnë të presin në aeroport në pritje të fluturimit në drejtim të Shqipërisë prej orës 06:30. Fluturimi i dytë ai Bergamo-Tiranë i planifikuar për në orën 11:45 të paradites së sotme, gjithashtu është shtyrë. Janë vetë pasagjerët të cilët kanë denoncuar në redaksinë e Report Tv, ndërsa akuzojnë edhe kompaninë ajrore se nuk i ka njoftuar për vonesat. Siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Report Tv, mes pasagjerëve ka të moshuar, fëmijë por edhe të sëmurë.

Me rreth dy fluturimet e Blue Panorama të anuluara
Në këto kushte dhjetëra pasagjerë janë të detyruar të presin për orë të tëra në aeroporte në temperatura të larta, në pritje të një përgjigje nga kompania ajrore nëse fluturimet do realizohen apo jo. Nuk është hera e parë që "Blue Panorama" braktis pasagjerët në aeroporte. Denoncimet e qytetarëve janë thuajse të përditshme ndërsa kompania në fjalë nuk mban asnjë përgjegjësi për këto shkelje të përsëritura.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’, arrestohen 2 shqiptarët, një prej tyre u plagos! I treti arratiset, sekuestrohen 36 kg hashash dhe 460 rrënjë kanabisi
22 Shkurt, 23:06
-
Itali/ Dy grabitës shqiptarë të maskuar dhe të armatosur terrorizojnë ish-policin në pension, ai plagos një prej tyre! Arrestohen dhe dënohen me 13 vite burg (EMRAT)
31 Janar, 08:29
-
VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar
29 Dhjetor 2024, 16:06
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor 2024, 11:16
-
Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar
24 Nëntor 2024, 08:59
-
Itali/ Vrau me thikë fqinjen 18-vjeçare, arrestohet 19-vjeçari nga India! Ja ngjarja
26 Tetor 2024, 18:44
-
Rritet fluksi në Portin e Durrësit, rreth 120 mijë udhëtarë në 2 javët e para të gushtit
22 Gusht 2024, 16:25
-
Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë, 259,4% e krahasuar me 2019! Rama 'thumbon' kritikët me patronazhistët
16 Gusht 2024, 13:55
-
Sezoni turistik/ Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
5 Gusht 2024, 18:22
-
VIDEO/ Berat Gjimshiti tjetër nivel, Bergamo e gdhin në festë! Atalanta bën historinë me finalen e Europa League
10 Maj 2024, 10:44
-
Sherr mes shoferëve në Gjirokastër, shkak konkurrenca: Linjat e Libohovës na marrin pasagjerët
6 Maj 2024, 10:08
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill 2024, 22:53
duke qene se ne Shqiperine tone te dashur nuk ka shtet, qe te pengoje aktivitetin e metejshem te kesaj kompanie, udhetaret nuk duhet te presin me bileta me kete linje. Se mire qe te rrjepin nga leket, po dhe te torturojne neper aeroporte me kto vonesat.
Përgjigjueshte kompani viktime , si vazzhdoni akoma me kete kompani
PërgjigjuDhe pasagjeret nuk duhet te presin bileta me kete avjon duke ditur qe nuk eshte korrekt ne shume raste
PërgjigjuE vetmja rruge eshte heqia e licenses per kete kompani, qe pa diskutim eshte produkt i korrupsionit shteteror
Përgjigju