VIP & Spektakël

  • Këngëtarja e suksseshme shqiptare Anjeza Shahini, sapo ka nxjerrë në treg videon e saj më të re. Ajo titullohet “ Të desha shumë”, dhe është një prodhim i Sebastian Production.
  • Don Arbas dhe Dora, sjellin bashkëpunimin e ri

    Këngëtarja, Dhurata Dora ka lancuar projektin më të fundit në bashkëpunim me reperin dhe producentin Don Arbas, i cili titullohet “Get Down”.

  • Adelina : Vali menaxheri që kam rënë në dashuri

    Fotot e Anabel me Adelinen e Valin janë mbështetur në skena filmash të famshëm. Fotot janë realizuar në Gstaadt, qytezë malore turistike e Zvicrës (një ndër më luksozet). Është hera e parë fare që Adelina del me Valin në kopertinë ose me ndonjë mashkull tjetër.

  • Bojaxhi një alpinist i vërtet, ikën nga PD

    Gjergj Bojaxhi duket se është shkëputur totalisht nga politika. Dhe kjo nuk bërë evidente vetëm në numrin e ri të “Java” që do të dalë në treg në numrin e ri. Këtu, Gjergj Bojaxhi, me një kapele alpinisti duket qartë se është larguar për tu marrë me gjërat e veta. Dhe te vila Logoreci, është takuar dhe diskuton me Artan Shkrelin arkitekt.

  • Peleshi : Me topa bore me fëmijët

    Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi ka kohë për fëmijët dhe familjen e vet. Dhe ja tek e shohim tek këto foto, ku ashtu sikurse kishim parashikuar edhe ne shumë kohë më parë, ai është i dhënë totalisht pas familjes.

  • Miss Albania Arnita Beqiraj dhe Lorik Cana bashkë apo jo?!

    Ka kohë që flitet për një lidhje të mundshme mes Miss Shqipërisë Arnita Beqiraj dhe futbollistit Lorik Cana. Në emisioni mbasdite në Top Channel Arnita nuk pranoi, por as mohoi një lidhje të përfolur me kapitenin e kombëtares.

  • Gati “Fast and Furious” i Çiljetës dhe Noizyt

    Këngëtarja Ciljeta Xhilaga do të sjellë së shpejti një videoklip të ri. Për këtë klip Çili do të bashkëpunojë me reperin e njohur shqiptar Noizy. Në këtë video që ngjan me Filmin “ Fast and Furios , Ciljeta do të bëj gara me makina.

  • Fjolla Morina do të bëhet tullace

    Këngëtarja seksi nga Kosova Fjolla Morina, ka vendosur ti japë fund dilemës së saj, për të tu bërë bjonde apo brune duke preferuar të jetë më ‘agresive’. Ajo ka vendosur ti presë fare flokët e saj duke u bërë tullace.

  • Ndahet “Doktori” i Fiks Fare

    “Doktori” i programit televiziv “Fiks Fare”, Gent Pjetri është zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e tij për zgjidhje martese, të depozituar pak kohë më parë në këtë Gjykatë. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë Gjykatës, sipas të cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u përfundua me një seancë të vetme.

  • Rezarta Shkurta: Anjeza Shahini, Whitney Houston shqipta

    Ndonëse janë rivale në ”skenë”, këngëtaret shqiptare arrijnë ti evidentojnë vlerat vokale të njëra-tjetërs. Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një këngë të divës së muzikës Whitney Houston, e cila është kënduar nga Anjeza Shahini, në emisionin Top Show.

  • Rita Ora :”Jam krenare që jam kosovare”

    Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila tashmë ka hyrë në tregun e show -bizit botëror, ka pohuar se ndihet krenare që është nga Kosova.
    Në një video Rita Ora ka prezantuar punën që ajo është duke bërë dhe gjithashtu ka pohuar se është me prejardhje nga Kosova, dhe ndihet shumë krenare për këtë.

  • Rina Rina e NRG, në Balkan Music

    Kënga e suksseshme e grupit “NRG BAND”, do të jetë konkurrente në ndarjet e çmimeve në “Balkan Music”. Madje flitet se do të jetë kënga e përzgjedhur nga organizatorët e këtij evenimenti ballkanik, e cila do të përfaqësojë shtetin e Kosovës.

  • Vanesa Krasniqi mohon origjinën e saj kosovare

    Vanesa Krasniqi e cila është duke vazhduar karrierën e saj pranë show-t “DSDS” në Gjermani, mohon të deklarohet si kosovare dhe për prejardhjen e saj nga Kosova.

  • Linda Halimi, shpërngulet në Amerikë

    Këngëtarja Linda Haimi është duke u përgatitur që në fillim të majit të shpërngulet në Amerikë.
    Këngëtarja ka pohuar se në karrierën e saj do të ketë shumë ndryshime. Por ajo ka hezituar të japë më shumë detaje rreth këtij ndryshimi.

  • Alibeaj e Spahiu, gratë vajza tezesh

    Kreshnik Spahiu dhe Enkeled Alibeaj kanë lidhje shumë të afërt familjare: bashkëshortet e tyre janë goca tezesh. Albana Spahiu dhe Arjana Alibeaj janë kushërira të para, ndërkohë që momentalisht bashkëshortët e tyre janë në fronte “lufte” përballë njëri -tjetrit, pas nismës së demokratëve për shkarkimin e ish zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.

  • Ç’ka dashur të thotë Dafina në këtë foto?!

    Ajo është e njohur për pozimet mjaft të veçanta në fotot e saj. Këngëtarja “trendy” Dafina Zeqiri, sjell gjithnjë risi në fotografitë e saj. Por në këtë foto të cuditshme, disa këtë shenjë e interpretojnë si shenja e Djallit, ndërsa për disa të tjerë kjo formë shpesh lidhet edhe me kultin Illuminati. Por nëse e marrin si një shenjë që personat shurdhëmemecë përdorin, atëherë Dafina po i thotë dikujt, ose fansave “të dua, ju dua”.

  • Greta Koçi, fotografi me gjyshen

    E kemi parë shpesh në fotografi me motrën e saj, me fansa por këtë herë këngëtarja Greta Koçi ka preferuar të dal me gjyshen e saj. Greta Koçi ka postuar së fundmi një fotografi me gjyshen e saj simpatike.

  • Eli Fara, seksi në videon e re

    Duket sikur ka bërë një aleancë të përjetëshme me kohën. Këngëtarja shqiptare, Eli Fara për pak kohë mbush 45 vjeç dhe duket shumë e re, e bukur dhe seksi. Këtë e dëshmon mëse miri edhe videoklipi i saj më i ri me titull “Vetëm sonte”.

  • Nishliu regjistron “Suus” në Hollivud

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Rona Nishliu ndodhet kohët e fundit në Los Angeles të Kalifornisë për të regjistruar në mënyrë profesionale këngën që pritet të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion. Nishliu ka qenë në bulevardin Sunset të Hollivudit ku janë edhe studiot më të njohura të regjistrimit.

  • Droga e Rezarta Shkurtës

    Të gjithë adhuruesit e këngëtares Rezarta Shkurta, do të kenë mundësi të shohin një klip të ri sajin. Videoklipi i bukuroshes Rezarta Shkurta titullohet “Droga Jam”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv