-
-
-
-
Emigrimi/ Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit! Vetëm gjatë 2021-2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna në BE u rrit mbi 230 mijë
Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024.
16 Shtator, 07:40 -
Kuvendi ndryshon rregulloren me 79 vota pro, 11 komisione! Opozita braktis sallën: Puç kushtetues! PS: U besuam komisione jetike (VIDEO)
Opozita kundërshtoi ndryshimet në rregulloren e kuvendit duke i cilësuar si të njëanshme. Nga 11 komisionet e reja 7 prej tyre do t’i drejtojë Partia Socialiste, ndërsa 4 opozita. Ngrihen Këshilli Mandateve, Legjislacionit dhe Byroja
16 Shtator, 07:22 -
Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten (VIDEO)
Shqipëria ka hapur negociatat me BE për 5 nga 6 grupkapitujt. Sot u çelën negociatat për 4 kapituj të rinj të Agjendës së Gjelbër. Kos përsërit mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, që e cilësoi si ‘kandidate të zellshme’. Rama thotë se në këto dy vite do duhet të ‘rishpikin veten’.
16 Shtator, 07:15 -
-
-
-
Spahiu: Nëse Kuvendi bëhet me 101 deputetë, partitë e reja s’kalojnë dot pragun elektoral
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral. Spahiu ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama për ndryshime kushtetuese është planifikuar që pas rezultatit të 11 majit.
15 Shtator, 22:00 -
-
Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s: 91% do të votonin për të qëndruar në Aleancë në një referendum
63% e shqiptarëve deklarojnë se NATO është shumë e rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të publikut ndaj Aleancës. 67% e shqiptarëve besojnë se vendi i tyre duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast se ai sulmohet – një tjetër tregues i gatishmërisë për të mbështetur parimin e mbrojtjes kolektive.
15 Shtator, 21:15 -
Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi
Në kërkesë thuhet se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta në Kadastrën e Vlorës kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.
15 Shtator, 20:19 -
Ekskluzive/ Gjyqi në Hagë, i afërmi i Hashim Thaçit: Nuk shkuam ne në tokë të huaj, mbrojtëm tokën tonë! Europa të kuptojë se pa drejtësi nuk ka stabilitet
Milazim Thaçi rrëfeu për Report Tv edhe momentet e tmerrit nga masakra e serbëve në Izbicë, në vitin 1999. Në fund të intervistës, ai dha një mesazh të madh për gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.
15 Shtator, 19:33 -
Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash, Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike (VIDEO)
Ky investim pritet të nisë së shpejti, duke i hapur rrugën parkut më të madh të lojërave në Shkodër, një hapësirë që jo vetëm do të gjallërojë jetën e banorëve, por do të kthehet edhe në një simbol të transformimit të qytetit drejt standardeve moderne urbane.
15 Shtator, 18:59 -
Afera ‘Partizani’/ Idajet Beqiri për Report Tv: Berisha privatizoi kompleksin në favor të dhëndrit të tij, 500 mln euro është fatura e korrupsionit
Avokati Idajet Beqiri tha se Berisha privatizoi kompleksin ‘Partizani’ në favor të dhëndrit të tij. Beqiri theksoi se fatura e korrupsionit me aferën Partizani është 500 milionë euro, të cilët sipas tij, Berisha ua mori shqiptarëve dhe ja dha dhëndrit të tij.
15 Shtator, 18:13 -
Shkodra, destinacion i preferuar edhe në vjeshtë! Kalaja e Rozafës numëron mbi 124 mijë vizitorë në 8 muaj
Shkodra mbetet një nga qyetet më të frekuentuara dhe gjatë vjeshtës. Turistët tregojnë se tërhiqen nga kultura, natyra dhe mikpritja, ndërsa hotelet e restorantet raportojnë rezervime të plota. Në 8 muaj e vitit, mbi 124 mijë persona kanë vizituar kalanë e Rozafës, duke e bërë një nga destinacionet kryesore të vendit.
15 Shtator, 17:19 -
'Opozita është përjashtuar'/ Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PD letër ambasadave në Tiranë: Dëmtohet procesi i integrimit europian
PD thekson se miratimi i ndryshimeve të Rregullores në mënyrë të njëanshme, ku vihet theksi tek ndryshimet që prekin integrimin evropian, dëmton frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe gjithëpërfshirës.
15 Shtator, 17:16 -
Sarandë/ Zjarr në Qafën e Butrintit, flakët e favorizuara nga era rrezikuan Parkun Kombëtar, shuhet nga forcat zjarrfikëse! PAMJET me dron
Zjarri që përfshiu zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit në Sarandë është shuar mbrëmjen e sotme. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve duke rrezikuar edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.
15 Shtator, 17:10 -
-
Nesër dy seanca plenare në Kuvend, diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Seanca e parë e Kuvendit do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa seanca e dytë do të zhvillohet në orën 17:00. Në mbledhje pritet që të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.
15 Shtator, 16:52
