-
-
EMRAT/ Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos detyrim paraqitjeje edhe për 5 biznesmenë, mes tyre Fatmir Bektashi e Gentian Sula
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
10 Shkurt 2025, 15:20 -
Berisha punëson drejtuesin e fushatës së Trump për zgjedhjet e 11 Majit! LaCivita mori 19.2 mln dollarë për ta kthyer në Shtëpi të Bardhë, po PD sa do të paguajë?
Media amerikane shkruan se firma konsultente e strategut republikan, Chris LaCivita, të cilit iu besua kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite. Në ceremoninë e prezantimit të tij nuk u tha asnjë fjalë sa kushton marrëveshja, kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.
10 Shkurt 2025, 12:10 -
-
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
Detajet e krimit të trefishtë në Larisa/ Biznesmeni Dimitris Koltsidas, njëkohësisht ish-kandidat i ‘Agimit të Artë’, gjatë negociatave rrëfeu krimin gjakftohtë. Pamjet e kamerave të sigurisë e treguan me kallash në dorë para flijimit, s’pranoi vetëdorëzim. I gjendet depo me armë, municion dhe eksploziv. Prifti i zonës: I lidhur me elementë të dyshimtë! Avokati: Ishte i vendosur në veprimin që po bënte
10 Shkurt 2025, 08:28 -
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i kryer pak ditë më parë në Rimini nga Antimafia, me 61 persona nën hetim, mes tyre 30 të arrestuar dhe shumë në kërkim. Pjesa më e madhe janë shqiptarë, që drejtojnë dhe organizatën. Grabisnin para e bizhu floriri, me 8 mln euro fitime blenë 250 kg kokainë dhe 40 kg hashash. Nëse shitej, sillte 25 mln euro
9 Shkurt 2025, 20:18 -
Vendet baltike lidhen me rrjetin energjetik evropian pas shkëputjes nga rrjeti rus
Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të dielën se kishin sinkronizuar me sukses sistemet e tyre të energjisë elektrike me rrjetin energjetik kontinental evropian, një ditë pas ndërprerjes së lidhjeve të vjetra energjetike me Rusinë dhe Bjellorusinë
9 Shkurt 2025, 19:51 -
Zgjedhjet në Kosovë/ The Guardian: Një moment kyç për të ardhmen e vendit
Kosova ka më shumë për të humbur se shumica e vendeve të tjera. Administrata e mëparshme e Trump-it kishte mbështetur një plan që përfshinte ndarjen territoriale të Kosovës, dhe tashmë një nga zyrtarët e tij ka filluar të sulmojë Kurtin në rrjetet sociale, shkruan The Guardian.
9 Shkurt 2025, 18:39 -
-
-
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
Në një takim të parashikuar me emigrantë në kryeqytetin e Italisë në Romë, Sali Berisha, sallën e kishte të mbushur me militantë nga Shqipëria. Në ndihmë i ka ardhur edhe Gjin Gjoni me njerëzit e tij, teksa i pranishëm ishte ish kryeprokurori Adriatik Llalla, i arratisur prej dënimit me 2 vite burg nga GJKKO dhe për të cilin SPAK ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
9 Shkurt 2025, 14:53 -
-
-
-
Eduard Zaloshnja: Kush do ta qeverisë Kosovën? Mund të përcaktohet nga pakicat joserbe…
Sot do të përcaktohet se kush do të shkojë në 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës – të paracaktuara me kushtetutë për 100 deputetë shqiptarë dhe për 20 deputetë të pakicave joshqiptare. Për të përcaktuar se kush do të jetë kryeministri i Kosovës pas zgjedhjeve, duhen të paktën 61 vota në Kuvend.
9 Shkurt 2025, 09:09 -
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
Zgjedhjet shihen si një referendum për kryeministrin Albin Kurti i cili kërkon një mandat të dytë. Votimi i sotëm përcakton se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat me Serbinë, të cilat ngecën vitin e kaluar. Report Tv ndjek nga afër të gjithë procesin zgjedhor
9 Shkurt 2025, 07:08 -
Protesta e PD/ 3 policë të lënduar nga kapsollat, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës! Policia: Po mbledhim provat e pamjet, autorët do përballen me drejtësinë
Tre punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku militantët qëlluan edhe me kapsolle. Tre efektivët janë shtruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
8 Shkurt 2025, 20:25 -
Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve
Grupi i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) në Mal të Zi po zhvillon për çdo ditë protesta duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë për ngjarjen në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai.
8 Shkurt 2025, 19:39
